Nga njohuritë satelitore, te ngacmimet seksuale… T'u duhen vallë edhe gazetarëve shqiptarë këto këshilla?

Postuar në 03 Shtator, 2012 15:54

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ - Committee to Protect Journalists) është një organizatë e pavarur që mbron lirinë e shtypit në gjithë botën. Në faqen e vet online (cpj.org) ky Komitet ka botuar se fundmi një tip manuali, një set këshillash për gazetarët, të cilët sipas CPJ-së ka ardhur koha që "ta marrin vetë përgjegjësinë për sigurinë e tyre". Ka dy rrethana ku bazohet CPJ për të nxjerrë përfundimin që  "gazetarët po punojnë në kushte gjithnjë e më të rrezikshme ku siguria është bërë një shqetësim serioz".

E para sipas CPJ: Shkurtimet në organet e mediave kanë bërë që shumë nga gazetarët të punojnë si korrespondentë të lirë, pra jo të punësuar me të gjitha të drejtat. Kjo i privon ata nga mbështetja institucionale që kanë gëzuar deri më sot.

E dyta: Zhvillimi i teknologjisë lejon tashmë të nxirret një botim në internet ose të përgatiten raporte për vetëm një fraksion të shumës që kushtonte më parë. Kështu organizatat nuk duan të paguajnë më shumë për lajmet, duke lënë shumë nga gazetarët, pa mbështetjen apo trajnimin e mëparshëm.

Në këto kushte Komiteti konkludon se "gazetari i sotëm ka nevojë për rrugë të reja për t’u ruajtur". Dhe rekomandon 3 elementë  bazë të "sigurisë së re të gazetarit": 1- siguria fizike, 2-ajo dixhitale dhe 3-kujdesi për shëndetin emocional.

- Për të parën, CPJ rekomandon që gazetarët duhet t’i kuptojnë rreziqet para se ato të ndodhin: duhet të dinë të mbrojnë vetë jetën e tyre, si për shembull të kenë plane A dhe B personale për hyrjen dhe daljen nga zonat e raportimit kur shkojnë në situata të rrezikshme

- Për të dytën CPJ rekomandon që gazetarët duhet të kenë njohuri të thella mbi teknologjinë, të dinë të përdorin në vende si Siria, telefonë të posaçëm satelitorë për shembull, ose të jenë në gjendje të ngarkojnë informacion me shpejtësi dhe pa u vënë në shënjestër, në mjedise kur qeveritë kontrollojnë ose përpiqen të kontrollojnë informacionin

- Për të tretën (kujdesi për shëndetin emocional) përfshin aftësinë për të krijuar marrëdhënie me njerëz të tjerë në zona lufte, gazetarë të tjerë, ekipe producentësh dhe anëtarë të ushtrisë, dhe sidomos (këtu manuali përqëndrohet te gazetaret femra) të dinë si të sillen në situata ku ekspozohen ndaj ngacmimeve seksuale në zona konfliktesh ose zona të tjera. – T'u duhen vallë edhe gazetarëve shqiptarë këto këshilla? A.N.

 

Më shumë:

http://cpj.org/reports/2012/04/journalist-security-guide.php

Në foto: Protestë e gazetarëve meksikanë për vrasjen e një kolegu (AFP)

Comments

Submitted by aba alba (not verified) on

<p>Gazetaret shqiptare ka 22 vjet qe keshillat i marin nga Saliu, dhe vetem nga Berisha.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.