KE lë të kuptohet që statusi mund të jepet dhe bën thirrje për "sprint final" (është vrapuar deri tani?)

Zv.drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino citohet të ketë folur sot për një "sprint final" dyjavor drejt një një marrëveshje në Shqipëri për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe funksionarëve të tjerë publikë. "Një sprint final për një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit para publikimit të raportit mbi zgjerimin" - tha Sannino sipas agjencisë Ansa dhe la të kuptohet se publikimi i këtij raporti (në tetor) mund t’i japë Shqipërisë mundësinë për marrjen e statusit kandidat.
Disa nga fjalitë e tjera të Sanninos: "Heqja e imunitetit, në Shqipëri dhe për ne, është një element shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, është një hap në drejtimin e duhur…" - "Pas dritës së gjelbër me miratimin e reformës zgjedhore, në shpresojmë se përpjekje të mëtejshme do të bëhen në dy javët e ardhshme…" - "Mbetet ende problem fakti që çdo vendim shoqërohet me luftë politike dhe ajo që mbetet në fund është më shumë kjo betejë, sesa rezultati”.
Korrupsionin? E ka Shqipëria… Por e kanë edhe të tjerët. "Në procesin e integrimit,lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thembra e Akilit në Ballkan… përfshirë edhe Shqipërinë" - tha Sannino.
Deklaratat e zyrtarit të lartë të KE-së, ishin këtë mbrëmje në të gjithë edicionet e lajmeve krahas lajmit që Parlamenti nisi sot sesionin e tij të vjeshtës pikërisht me polemikat mbi çështjen e imunitetit. Opozita socialiste tha se nuk ka asnjë kundërshtim dhe se pret që shumica të mbështesë propozimet e saj për disa ndryshime të tjera kushtetuese që lidhen me sistemin e drejtësisë, por kryetari i grupit parlamentar demokrat Patozi (Astrit) i cilësoi "pacavure" propozimet dhe referoi gjatë mbi "shpirtin" (e zi) të opozitës. – A.N.
Në foto: Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, dhe zv/drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit Stefano Sannino para nje konference shtypi në Tiranë në mars 2011, ku deklaruan se zhvillimi i zgjedhjeve të lira në 8 maj është "një shans që nuk duhet humbur" nga klasa politike e Tiranës. - (LSA)
Comments
Opozita nuk e kuptoi lojen e

Opozita nuk e kuptoi lojen e Sales dhe r ane gracke te Sales.

Kur Sala tha te heqim imunitetin , opozita duhej ti pergjigjej menjehere :Dakort ta heqim--Ne kete menyre Sala dilte zbuluar. Mirpo opozita nuk pranoi ta hiqte imunitetin dhe beri autogol hahahahahahaha

Se e gjithe kjo loja e imuniteti ishte vetem per ti hedhur hi syve EU-se., ndersa opozita nuk e kuptoi fare lojen dhe tani i doli nami sikur korupsionin e ben opozita hahahahahahahaha

Saliu vjedh me lopate nami i del opozites. Kjo eshte skandal -politke nga ana e PS-se _-U be si puna e asaj thenies kush i ha kumbllat dhe kujt i mpihen dhembet

Per heqjen e imunitetit ka jashtezakonisht interes nga EU, nderkaq PS-ja jep nje pershtypje sikur ka frike ta heqi imunitetin --Ata u diskretiaun fare, edhe Sala ulerin lart e poshte qe eshte opozita ajo qe nuk e heq imunitetin, se mbron politkanet e saj te koruptuar , hajde tani ti mos beso --hahahahahahaha

Nje opozite qe ben autogol kaq spektakular ne porte te saj, eshte opozite totalisht deficente

Saliu nuk e aprovon ate qe kerkon PS-ja , ne lidhje me kryeprokurorin, se Sala kryeprokurorin e ka piken e dobet., aty mbron kurupsionin ....Por PS-ja si do beje , se EU kekron t ehiqet imuniteti

Megjithse duhet te kemi besim tek PS ja , nisur nga fakti qe Anastas Angjeli po ben strategjine e fitores se PS-se ,loooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahahaha ;Kur nje drjetues socialsit ju thote simpatizanteve te tij kete thagme, do te thote se ai s'ka respekt fare per nivelin e inte;ligjences se simpatizanteve te tij

Cudia eshte me PS-ne qe veprimeve te saj politke nuk ju paraprin me nje shpjegim tek nderkomebtaret e EU-se , ne menyre qe ata ta kutpjne , dhe biles te kekroje edhe aprovimin e tyre per hapat e saj politke .Ne menyre qe kur Sala kundershton , te dali zbuluar duke kudnershtuar EU-ne

Me nje fjale kjo eshte nje opozite Varikarse .....me te cilen Sala do na hedhe rrenje ne kryeministri deri sa ta mari ai lart ....

Add new comment