Në rast se LSI do dalë në një koalicion me PD-në në zgjedhjet e 2013-ës... (një parashikim sipas MAPO-s)

Në rast se LSI do dalë në një koalicion me PD-në në zgjedhjet e 2013-ës? E përditshmja MAPO në numrin e sotëm ka bërë një llogaritje bazuar në të dhënat e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ato të 2009-ës. Nuk ka marrë parasysh elementë apo faktorë të tjerë siç mund të jetë konsumimi që sjell qëndrimi 8 vjet në pushtet i PD+LSI, apo ndonjë ngjarje e rëndësishme këto muajt e mbetur deri në zgjedhje.Po kështu, për lehtësi llogaritjeje PDIU, PR e PBDNJ janë përllogaritur me mandatet që kishin në 2009 dhe në koalicionet përkatëse.
Shkruan MAPO: "… Në rast se LSI do dalë në një koalicion me PD-në në zgjedhjet e 2013-ës atëherë mazhoranca aktuale do mundte të siguronte 2 mandate më shumë, një në qarkun e Lezhës dhe një në qarkun e Fierit. Ndërkohë që nga ana tjetër po ky koalicion në rast se dy forcat e reja politike të drejtuara nga ish-Presidenti Bamir Topi dhe ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu do mund t’i heqin PD-së minimalisht nga 7 deri në 10 mijë vota në qarqet Tiranë dhe Durrës, do arrijnë ta dëmtojnë atë me dy mandate deputetësh…." (A.N.)
Më poshtë, një tabelë përmbledhëse e parashikimeve, sipas gjykimit të MAPO-s:
Rezultatet e 2009 dhe parashikimet për 2013
Qarku Durrës - Mandate PD 7, PS 5, LSI 1 (Parashikimi: Me minimumi 6000 vota të FRD, - PD humbet 1 deputet)
Qarku Berat - Mandate PS 3, LSI 1, PD 2 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Dibër - Mandate PD 4, PS 2 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Elbasan - Mandate PD 7, PS 7 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Fier - Mandate PS 9, PD 6, LSI 1 (Parashikimi: Bashkimi PD+LSI prodhon 1 mandat)
Qarku Gjirokastër - Mandate PS 3, PD 2 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Korçë - Mandate PD 6, PS 6 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Kukës - Mandate PD 3, PS 1 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Lezhë - Mandate PD 4, PS 3 (Parashikimi: Bashkimi PD+LSI i heq një mandat PS-së)
Qarku Tiranë - Mandate PD 15, PR 1, PS 15, LSI (Parashikimi: Me minimumi 13 500 vota të FRD e AK, - PD humbet 1 deputet)
Qarku Vlorë - Mandate PD 4, PDI 1, PS 6, PBDNJ (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Qarku Shkodër - Mandate PD 7, PS 4 (Parashikimi: Nuk ndryshon)
Comments
Sa mire e mbajne veten me

Sa mire e mbajne veten me gajret. Nuk ndryshon, nuk ndryshon...ne cdo qark.Po ne Diber psh, vetem nqs mbarojne rrugen eArberit (qe nuk ka gjasa) balanca ndoshta nuk ndryshon, ndryshe nje mandat e kane te sigurt te humbur.Ne Korce nuk ndryshon?? Oh, arithmetike iluzive. Ne fakt keto prognoza me shume tregojne se ku do te fokusohen perpjekjet per manipulim dhe vjedhje mandatesh.

Menjefjale PD-LSI,fitojne

Menjefjale PD-LSI,fitojne zgjedhjet.Menjefjale Shqiptaret kane akoma bisht.

Duhet te jeni te sinqerte ju

Duhet te jeni te sinqerte ju te Mapo-s dhe duhet ta theksoni qe :

"LSI , ne zgjedhjet e 2009 ishte antiBerishiane mori shume vota me slloganin Berisha ik."

Edhe budallai e kupton qe kesaj rradhe LSI nuk i merr ato vota.

Gjithashtu thuhet qe edhe vete Ilir Meta eshte deputet per shkak te 3-mijeve vota te socialisteve te Tiranes qe kaluan ne favor te Ilir Metes antiBerishe. Nese kjo eshte e vertete atehere edhe budallai e kupton qe LSI nuk do te kete asnje vote dhurate.

E vertete eshte qe LSI ka me shume personel ne administrate tani se sa ne 2009 qe keto kthehen ne vota.

A jane keto vota te mjaftueshme apo jo, kete nuk e di ? Por dije me siguri qe LSI do kete rrjedhje votash per shkak te konsumit.

Si perfundim. Kjo analiza e juaj me duket me shume si serum per te semurin PD+LSI.

shume vota te AKZ duhen

shume vota te AKZ duhen llogarit me minus nga PS;-)

Filluan zagaret e Sales qe te

Filluan zagaret e Sales qe te hedhin ne opinion rezultatet si i do Sala.Propaganda e Saliut filloi.Te gjitha sondazhet qe do zhvillohen nga Mapo,Klani,Abc-ja klanit,oh desh harrova dhe Gani Bobi,do ta nxjerrin fitues Salen.Kjo eshte strategjia qe do te ndiqet qe te mbulohet vjedhja skandaloze qe pritet te behet,sepse me 8 vjete ne pushtet ,me bemat skandaloze,me kete ekonomi cope cope,Sala,ndoshta merr 20% te votova.

Z. Nano dhe

Z. Nano dhe Zaloshnja,

Publiku pret nga analistet dhe gazetaret te perdorin mendimin kritik kur analizojne fenomene politike ose parashikojne te tilla.

Ne rastin e shkrimit/parashikimit te mesiperm kjo gje mungon, dhe kjo per tre arsye kryesore.

Nuk permendet (1) numri i deputeteve qe LSI do te marri LSI nga PD ne rast te nje kualicioni parazgjedhor, (2) sa deputete do i mirrte LSI partive te vogla te djathta ne kete rast, dhe a do te kishte llogjik qe partite e vogla te djathta te ishin pjese e atij kualicioni, dhe (3) ME E RENDESISHMJA, si nuk u shkon ne mend dhe te perdorni nje counterfactual nga ku mund te dilni me perfundimin se edhe nese PD-LSI marrin nje mazhorance deputetesh, nga ku pritet qe LSI te kete diku afer 8-10 deputete, ESHTE SHUME E LEHTE DHE 100% E SIGURT QE LSI-se T'I OFROHET POSTI I KRYEMINISTRIT NGA PS DHE RAMA, DUKE E LENE PD ME GISHT NE GOJE. KJO ESHTE E PAEVITUESHME DHE KARTA ME E FORTE QE KA PS DHE EDI RAMA PER TE NDALUAR NGJIZJEN E NJE KUALICIONI TE TILLE.

Per me shume,

Zhvillimet Shume te Pritshme:

PERSE PS NUK DUHET TE TREMBET NGA NJE KUALICION PARAZGJEDHOR PD-LSI? PERKUNDRAZI...

1. Nese PD do te pranonte nje kualicion parazgjedhor me LSI, athere LSI do te behej partia e dyte e djathte dhe do te mirrte te gjitha votat qe do hidheshin/ngeleshin per partite e tjera te vogla te djathta. PR dhe kompani do te zhdukeshin si parti politike.

2. Nese do te krijohej nje kualicion parazgjedhor PD-LSI, per arsyen e mesiperme, partite e djathta do te largoheshin nga kualicioni. Ketu do te mirrte revansh nje kualicion i ri i djathte midis AK, FRD, dhe partive te tjera te “djathta”.

3. Nese do te krijohej nje kualicion parazgjedhor PD-LSI, LSI do te kerkonte ne tavoline marrjen e deputeteve extra, me shume se 4 dhe afro 10.

A do t'ia jape PD keta deputete LSI-se dhe a do te pranoje te beje nje kualicion te tille? KURRE!!!

Nje kualicion parazgjedhor PD-LSI do te shkaterronte komplet te djathten, dhe do te krijonte nje pol krejt te ri politik me AK, FRD, PR, PDK, etc. Kjo do te bente qe PS dhe opozita te dilnin partia ose forca me e madhe politike e cila do te fitonte te drejten per te formuar qeverine pas zgjedhjeve te 2013-es.

VINI RE, edhe NESE PD pranon t'i jape LSI deputete e kerkuar ne tavoline me qellim per te vazhduar qeverisjen se bashku, ESHTE SHUME E THJESHTE QE PAS ZGJEDHJEVE PS/OPOZITA T'I OFROJE LSI-se POSTIN E KRYEMINISTRIT DHE TA LERE PD-ne ME GISHT NE GOJE!!!

PD e di fare mire kete loje dhe do e evitoje me cdo kusht nje kualicion me LSI!!!

Cfare do te ndodh midis PD dhe LSI??

1. Disa muaj para zgjedhjeve (2-3-4 muaj), PD dhe LSI ka shume mundesi te shpikin nje konflikt fallco me qellim qe te krijojne nje perceptim popullor se keto dy parti jane te ndryshme dhe jo parti pushtetare. SYNIMI ESHTE QE LSI TE MARRE SA TE MUNDE VOTA NGA OPOZITA TE CILET JANE TE PAKENAQUR ME LIDERSHIPIN AKTUAL. PD DO TE KERKOJE TE APELOJE TEK TE DJATHTET E ZGENJYER DHE TE LARGUAR NGA BASHKPUNIMI ME LSI. Nuk eshte cudi qe LSI te marre nje role fallco sikur te ishte opozita vet e pushtetit te sotem.

2. Varianti i dyte, DHE ME I BESUESHEM, eshte se pas nje llogarie te holle, PD dhe lidershipi i saj do te vendosi qe 2-3-4 muaj para zgjedhjeve te prishi kualicionin me LSI dhe te mbijetoje duke qeverisur me partite e vogla.
A. Prishja reale e kualicionit pak muaj para zgjedhjeve nuk krijon asnje problem per PD pasi ajo do te arrije te qeverise me partite e tjera si PR dhe PDIU, dhe ndonje deputet. Pak shanse ka, apo do te ishte e pamundur, qe qeveria e re te rrezohet pak muaj para zgjedhjeve.
B. Nga prishja e kualicionit me LSI pak muaj para zgjedhjeve, PD do t'ia ngarkonte gjithe deshtimet e qeverise LSI-se. Kjo mund te pasohet edhe me arrestime per korrupsion.
C. Duke prishur kualicionin me LSI, PD do te arrinte qe te vendoste nje kontroll absolut mbi administraten shteterore dhe permes patronazhit do te rriste ne menyre te konsiderueshme votat e PD-se dhe partive te tjera te djathta ne kualicion. PD ka shansin qe pak kohe para zgjedhjeve te shperbleje mbeshtetesit e saj te zhgenjyer deri me tani dhe te ndertoje nje kualicion solid te djathte.
D. POR MOS U NXITONI: LSI e pret kete levizje dhe nuk do i ngelej qefi pasi, fundja, gjithkush mendon per veten e tij ne fillim. Nje kualicion paszgjedhor midis PD dhe LSI mund te jete perseri I mundshem.
E. Nese kualicioni i djathte nuk fiton, jam i bindur se PD do t'i ofroje LSI postin e kryeministrit nese LSI do te arrije te mbijetoje ne zgjedhjet e 2013-es dhe te jete perseri faktor si ne 2009-en.
F. POR pak gjasa ka qe LSI te mbijetoje pasi votuesit e saj jane kryesisht te punesuarit ne administrate, te punesuar te cilet ose do kthehen me PD ose do shkojne tek opozita e sotme ne shumice.

Duke qene e vetdijshme per rrezikun qe i kanoset nga Berisha, LSI po perpiqet t'i afrohet PS/opozites. Kafet, ngjalat, dhe premtimet fallco jane strategjia e re per te budallallepsur PS dhe lidershipin e saj.

CFARE DO I OFROJE PS ME SHUME LSI-se NGA CKA PO I OFRON PD-ja SOT??? LSI ka pasur poste ministrore (perfshire zv. kryeministrin) dhe liri veprimi si i ka dashur qefi. Per vite me radhe PD dhe LSI kane krijuar nje ndjenje besimi dhe reciprociteti qe eshte e veshtire te ndertohet me NJE PARTI tjeter. CFARE OFRON ME SHUME PS PER LSI-ne???

NESE PS/OPOZITA OFROJNE LSI-ne, NE NJE KUALICION PARAZGJEDHOR, DESHTIMI NE 2013-en ESHTE I SIGURT PER OPOZITEN E SOTME!

NE KETE RAST, SHKATERRIMI DO TE IKE NGA E DJATHTA DHE DO TE NDODHI TEK E MAJTA!
Bashkpunimi PS-LSI ndalon procesin e shkaterrimit brenda se djathtes dhe midis PD dhe LSI dhe e sjelle ate tek opozita

mendoj se e ke gabim qarkun e

mendoj se e ke gabim qarkun e gjirokastres, rezulatati del 4 PS dhe 1 PDLSI, vetem votat PSV91 qe mori Petro Koci duheshin ne 2009 qe rezultati te dilte 4 me 1.

Ato te Mapos duhet te

Ato te Mapos duhet te kuptojne qe edhe nje qeverisje tejet e suksesshme pas 8 vitesh ne pushtet humb shume votues, jo me nje qeverisje plot skandale. Humbja e PD & LSI nuk eshte ne diskutim. Ne diskutim eshte se sa thelle do humbin.

Add new comment