Arkiv-Lajme

Shqiptarja.com: Të ardhurat e Guvernatorit kapin 100 mijë dollarë në vit

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:03

Guvernatori i Bankës është bërë target i do gazetave, dhe denoncimet ndaj tij nuk kanë të sosur. Fullani ka dalë në një moment për t’iu përgjigjur Erjon Braçes, i cili e hapi këtë “lojë”, por më pas nuk është bërë i gjallë. Nuk ka bërë më përgënjeshtrime.

Ligji mbi ndalimin e duhanit do të aplikohet në kalendat greke

Postuar në 30 Gusht, 2012 04:40

Berisha, Topalli, apo kush tjetër në emër të maxhorancës, mburren herë pas here dhe me numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. “Kemi miratuar ‘X’  ligje”, thonë për të demonstruar aftësinë e tyre legjislative. Mirëpo kjo është pesë me hiç. Problemi ynë kryesor nuk është mungesa e ligjeve. Asnjëherë nuk ka qenë, as në fillim të viteve ‘990, kur po bëhej ndërrimi i sistemeve. Problemi kryesor është zbatueshmëria e dobët e ligjeve, dhe dekreteve.

Berisha quan Lubonjën 'fatkeq', i ndërron titullin e shkrimit dhe flet për... Ashtën (Lubonja shkroi për Bunecin)

Postuar në 29 Gusht, 2012 15:12

Berisha u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë edhe me një shkrim të publicistit Fatos Lubonja publikuar pak ditë më parë në të përditshmen Panorama, me titull “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”.

Tha Berisha: “Një nga eksponentët më kryesorë të opozitës shkruante Hidrocentralizmi i Berishës. Mirë që nuk shkruante Hidroberishizmi dhe fatkeq në rastin që kishte marrë, ai sillte si shembull Ashtën , e cila është një kryevepër e mbrojtjes së mjedisit. Ndaj dhe i them këtij zotërie të Hidroberishizmit se...” etj, etj

Mourinho-s po i ikën duarsh Reali? Shpejt ta thuash këtë

Postuar në 29 Gusht, 2012 14:29

E keni vënë re që kanë filluar pothuaj të gjitha sezonet futbollistike të Europës? Po ecuria e Realit të Madridit ju ka shpëtuar sysh? Tri ndeshje kanë bërë të ashtuquajturit los merengues, dhe kanë marrë vetëm një barazim. Kanë humbur me Barcelonën ndeshjen e parë për superkupën (ndeshja e dytë luhet sonte, pas pak), kanë barazuar ndeshjen e parë të kampionatit me Valencian (1-1), dhe kanë humbur ndeshjen e dytë me Getafen (1-2).

Ann Romney, ylli i Konventës Republikane: Unë e dua Mitt-in; të dy e duam Amerikën

Postuar në 29 Gusht, 2012 13:26

Mitt Romney është qysh nga mbrëmja e së martës kandidati zyrtar i Partisë Republikane për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ish Konventa e Republikane e mbledhur në Florida, Tampa, që i vuri vulën këtij kandidimi. Dhe ylli i Konventës ish gruaja e Mitt Romney-t, Ann, 62 vjeç, që me një anglishte të shkoqur, me një diksion të bukur e me mesazhet që përcolli, i bëri për vete dhe i përloti delegatët në atë sallë. Ann, e vetëdijshme se tek zgjedhëset femra Obama pëlqehet më shumë se sa i shoqi, synoi të përcillte mesazhe për to.

Fokusi i mediave opozitare te “bëmat” e guvernatorit Fullani, por…

Postuar në 29 Gusht, 2012 10:39

Ditët e fundit mediat opozitare janë përqendruar goxha te shpenzimet e fryra të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Madje shqiptarja.com ka shkuar në ekstremin e montimit të një fotoje plazhi të Fullanit me një imazh të buxhetit të Bankës së Shqipërisë (bashkëngjitur), për të theksuar mesazhin e lajmit të saj.
Fatkeqsisht, mediat shqiptare nuk i kanë dhënë rëndësinë që do t’i kishte dhënë çdo media europiane deklaratës së djeshme të Fullanit rreth situatës aktuale ekonomike të Shqipërisë.

Fatmir Limaj: Kosova nuk është e UÇK-së; është më e madhe, e më ndryshe, se kaq

Postuar në 29 Gusht, 2012 08:56

“Pakoja e Ahtisaarit është kompromisi më i dhembshëm që ka bërë Kosova”, është shprehur Fatmir Limaj, që ka zënë të rikapë ritmin në jetën politike të Prishtinës pas kalvarit që pati me organet e drejtësisë (rezultoi i pafajshëm). Këtë e ka thënë në një intervistë për Zërin, por nuk merret vesh nëse ka folur si politikani Limaj, apo si numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është se ka ndonjë kontrast kushedi se çfarë midis asaj që ai i thotë Zërit dhe deklaratave që Thaçi, dmth numri 1 i PDK-së, bën herë pas here, por ende nuk del e qartë nëse ka ndonjë të krisur mes të dyve.

Nazarko flet për ceremoninë e varrimit të A. Xhaferit: Ishte trishtuese

Postuar në 29 Gusht, 2012 07:29

Mentor Nazarko ka nënvizuar sot në një shkrim të vetin në Panorama një detaj që gazetat e gazetarët nuk e kanë kapur, ose s’i kanë dhënë asnjë rëndësi. Është fjala për ceremoninë e varrimit të Arbën Xhaferit që, sipas Nazarkos, mori ngjyrat e një ceremonie partiake e sektare.

Behgjet Pacolli shpjegon çështjen ‘Mali’ me një artikull

Postuar në 29 Gusht, 2012 05:03

Nuk dimë në cilën gazetë të Prishtinës është publikuar një artikull i Behgjet Pacollit, zv.kryeministër, ku ky i fundit i bënte një shpjegim njohjes që shteti i Malit i bëri Kosovës, e më pas tërheqjes që u bë po prej Malit nga kjo njohje, por dimë se nuk gjendet në versionet online të gazetave kryesore Zëri, Gazeta Express, Koha Ditore, Kosova Sot, e as në sitin telegrafi.com. Por gjendej sot në versionin print të Gazetës Shqiptare, Tiranë.

Kush ka të drejtë, zoti Llalla apo zonja Rama?

Postuar në 29 Gusht, 2012 04:18

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Adriatik Llalla kryqëzon Prokurorinë, e cila, sipas tij, “ka injoruar 70-80% të kërkesave që institucioni ynë ka bërë për hetim të zyrtarëve të lartë për fshehje apo tjetërsim të pasurive”. Në shifra konkrete, ai thotë se, “nga 80 raste që janë çuar për hetim, 65 janë pushuar si çështje”. Dhe pjesa më serioze e denoncimit ka lidhje me pohimin, se “në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me zyrtarë të nivelit të lartë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme