Behgjet Pacolli shpjegon çështjen ‘Mali’ me një artikull

Postuar në 29 Gusht, 2012 05:03

Nuk dimë në cilën gazetë të Prishtinës është publikuar një artikull i Behgjet Pacollit, zv.kryeministër, ku ky i fundit i bënte një shpjegim njohjes që shteti i Malit i bëri Kosovës, e më pas tërheqjes që u bë po prej Malit nga kjo njohje, por dimë se nuk gjendet në versionet online të gazetave kryesore Zëri, Gazeta Express, Koha Ditore, Kosova Sot, e as në sitin telegrafi.com. Por gjendej sot në versionin print të Gazetës Shqiptare, Tiranë.

Sipas Pacollit, njohja me notë verbale nga ana e Malit është bërë, dhe dokumenti ekziston në Ministrinë e Jashtme, gjë që është pranuar dhe nga zv.ministri i jashtëm, Petrit Selimi. Pra nuk ka asnjë kontrast qëndrimesh midis Pacollit e ministrisë së jashtme, saktëson vetë Pacolli.

Pacollit nuk i ka pëlqyer fakti që medias së Prishtinës i ka mjaftuar një njoftim i një mediaje kineze në gjuhën angleze për të kryqëzuar Pacollin, në një kohë që ky i fundit, gjithnjë sipas artikullit të sotëm të shkruar nga po ai, nuk ka asnjë faj përsa kohë që nota verbale është në ministrinë e jashtme e zeza mbi të bardhë.

Po si ndodhi që Mali e drodhi? “Nota jonë u firmos nga Presidenti i Malit, por më pas gjërat në shtetin afrikan i mori në dorë ushtria, dhe procesi bëri prapakthehu. Kaq është e gjitha”, thotë në thelb Behgjet Pacolli për çalltisjen e fundit në sagën e njohjes së Kosovës nga 92 shtetet e huaja. Pardon, pa Malin janë 91.

E.G.

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

<p>Ke te drejte Ivni hyka!</p><p>Jam plotesisht dakord me cfare ke thene dhe si e ke thene!!!</p><p>kev</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.