Mourinho-s po i ikën duarsh Reali? Shpejt ta thuash këtë

E keni vënë re që kanë filluar pothuaj të gjitha sezonet futbollistike të Europës? Po ecuria e Realit të Madridit ju ka shpëtuar sysh? Tri ndeshje kanë bërë të ashtuquajturit los merengues, dhe kanë marrë vetëm një barazim. Kanë humbur me Barcelonën ndeshjen e parë për superkupën (ndeshja e dytë luhet sonte, pas pak), kanë barazuar ndeshjen e parë të kampionatit me Valencian (1-1), dhe kanë humbur ndeshjen e dytë me Getafen (1-2).
Sa herë që një skuadër e projektuar për të fituar bën një fillim të tillë të sezonit, sherrit i hapet porta vetë. Por është dhe trajneri ‘zhivë’ i Realit, një farë Mourinho (!!), që gjen metoda të forta për t’u përballur me situata të tilla. Mirëpo Reali është Reali, dhe metodat e forta nuk ecin. Me Casillas-in e Sergio Ramos-in nuk mund të flasësh si me gjithë të tjerët.
“Duhet të bëni autokritikë”, u ka thënë Mourinho lojtarëve. Dhe përgjigja i ka ardhur nga kapiteni Casillas: “Ai që duhet të bëjë autokrtiikë je ti, dhe vetëm ti; mos guxo më të bësh kritika publike në adresë të lojtarëve të veçantë”. Me këtë të fundit e ka pasur me britmat që Mourinho lëshoi kundër Ramosit në ngeshjen me Getafen, gjë që ky e fundit e priti jo mirë. “Ju jeni vanitozë; ju duket vetja si hyj”, është mjaftuar të thotë portugezi.
Të gjitha këto thuhen në një gazetë si El Pais, gazetë serioze nacionale jo sportive. Dhe kanë ndodhur para ndeshjes së sontshme, të cilën Mourinho e konsideron një test të vërtetë për Realin e këtij sezoni.
Re.Pu.
Comments
po do fitoj sot ore, po
<p>po do fitoj sot ore, po prisni njecik.</p>
Ne lajmet sportive jeni si
<p>Ne lajmet sportive jeni si shtatanike: kete radhe mund te kishit pritur dhe pak sa te zhvillohej ndeshja, ne maj duhet te kishit pritur ndonje konfirmim kur njoftuat se Di Matteo nuk do te qendronte tek Chelsea megjithese fitoi Chapmpions League, etj.</p>
Add new comment