Kush ka të drejtë, zoti Llalla apo zonja Rama?

Postuar në 29 Gusht, 2012 04:18

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Adriatik Llalla kryqëzon Prokurorinë, e cila, sipas tij, “ka injoruar 70-80% të kërkesave që institucioni ynë ka bërë për hetim të zyrtarëve të lartë për fshehje apo tjetërsim të pasurive”. Në shifra konkrete, ai thotë se, “nga 80 raste që janë çuar për hetim, 65 janë pushuar si çështje”. Dhe pjesa më serioze e denoncimit ka lidhje me pohimin, se “në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me zyrtarë të nivelit të lartë”.

Ç’do të thotë “në një pjesë të mirë të rasteve”? Llalla nuk e shpjegon këtë ‘shprehje ndajfoljore’, por është Prokuroria që e bën për hesap të vet. “Rasti më i bujshëm [i një zyrtari të lartë] është ai i një kryetari komune të humbur; [nëse s’besoni, kërkojini z. Llalla] të deklarojë emrat e zyrtarëve të lartë që ka sjellë në prokurori”, thotë zëdhënësi i Prokurorisë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.