Fatmir Limaj: Kosova nuk është e UÇK-së; është më e madhe, e më ndryshe, se kaq

Postuar në 29 Gusht, 2012 08:56

“Pakoja e Ahtisaarit është kompromisi më i dhembshëm që ka bërë Kosova”, është shprehur Fatmir Limaj, që ka zënë të rikapë ritmin në jetën politike të Prishtinës pas kalvarit që pati me organet e drejtësisë (rezultoi i pafajshëm). Këtë e ka thënë në një intervistë për Zërin, por nuk merret vesh nëse ka folur si politikani Limaj, apo si numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është se ka ndonjë kontrast kushedi se çfarë midis asaj që ai i thotë Zërit dhe deklaratave që Thaçi, dmth numri 1 i PDK-së, bën herë pas here, por ende nuk del e qartë nëse ka ndonjë të krisur mes të dyve.

Thaçi e ka artikuluar idenë e një konsensusi të plotë politik në negociatat me Serbinë, dhe Limaj e përforcon këtë ide në mënyrën e tij: “Nëse mendojmë se ne që kemi qenë UÇK edhe mund të bëjmë çfarë të duam me Kosovën, gabojmë rëndë. Kosova është pak më e madhe, pak më ndryshe”, saktësoi ai.

Por nuk mundi t’mos e bënte vëzhgimin, sipas të cilit “nuk është folur fare në kryesinë e partisë lidhur me zgjerimin apo ndryshimin e koalicionit qeverisës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Limaj menjane, do jete interesante te shohim sa do i shpetoje Islami Kosovaret kur te zhvillohet Lufta e Dyte e Kosoves, qe eshte e paevitueshme. Muxhahedinet nuk munden te shpetojne Bosnjen, u desh NATO. Shtetet arabe nuk duan tja dijne per vellezerit e tyre Kosovare, as si shtet nuk e kane njohur.</p>

Submitted by anton (not verified) on

<p><em>&quot;Këtë e ka thënë në një intervistë për Zërin, por nuk merret vesh nëse ka folur si politikani Limaj, apo si numri 2 i Partisë Demokratike.</em>&quot;</p><p>Kjo eshte perle!</p><p>Cfare ka dashur te thote autori me kete????</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.