Arkiv-Lajme

Rama takon gazetarët dhe flet për të gjitha temat e debatit të sotëm politik

Postuar në 26 Gusht, 2012 06:41

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur ditën e diel (ndoshta për ta patur të tërën për vete vëmendjen mediatike) për një konferenë me shtypin, në të cilën ka thënë të vetën lidhur me një numër çështjesh. Mbi çështjen e marrëveshjes lidhur me kufirin detar, ai la mënjanë ekuivoket e gjuhën dykuptimëshe; tha qartë se “marrëveshja është rrugë e negociatave të errëta dhe të dyshimta, një marrëveshje antikombëtare. Pakti duhet bërë në dritat e diellit, fqinjësinë nuk do ta forcojmë mes koncesioneve të paligjshme”.

Kronika e një terrori akustik; është kronikë e përditshme

Postuar në 26 Gusht, 2012 06:23

Suela Gera që shkruan për shqiptaren.com kish bërë një kronikë të zhurmave pranë apartamentit të saj, në një ditë të caktuar, kur i kish bujtur një kushurirë emigrante, tok me të bijën gjashtëmuajshe. Është një kronikë (dhe terror) zhurmash, të cilën ajo e ka bërë e cytur prej faktit që bebja nuk mundi të flinte, derisa u gdhi e nesërmja, dhe kushurira mori valixhet dhe iku në punë të saj.

Ora 09.00: Vogëlushja kish rënë në gjumë prej një gjysmë ore, dhe zgjohet papritur me të qara nga zhurma e një betoniere.

Doganieri që denoncon çdo ditë korrupsionin në dogana dhe gjumi i prokurorisë

Postuar në 26 Gusht, 2012 05:53

Gjatë javës që kaloi, gazeta Telegraf ka botuar pothuaj çdo ditë nga një intervistë me doganierin Urim Gjata (i paraqitur në foto me Berishën), i cili ka dhënë detaje të hollësishme sesi funksionon piramida e korrupsionin në doganat shqiptare. Në intervistën e fundit telefonike që ky doganier i dha gazetës Telegraf, ai tregoi për terrorizimin që, sipas tij, i kishte bërë policia së ëmës 90-vjeçare. Ndërkohë, ai është treguar i gatshëm t’i ofrojë drejtësisë prova e fakte për të gjitha akuzat publike që ai ka bërë deri më sot.

Noel Malcolm: Unë e çmoj Kadarenë; por ai është keqkuptuar

Postuar në 26 Gusht, 2012 04:38

Historiani dhe kolumnisti anglez Noel Malcolm i rikthehet një kontrasti me Ismail Kadarenë, dhe këtë herë ka marrë shkak nga një shkrim i publikuar në Gazetën Shqiptare me autor Gjekë Gjonlekaj, në të cilin – këtë thotë në thelb Malcolmi – bëhen spekullime mbi kritikat që ky vetë i ka bërë Kadaresë në vitin e largët 1997. Dhe përpiqet – duket se ky është qëllimi i shkrimit – të davarisë njëherë e mirë retë e keqkuptimeve mes tij e shkrimtarit shqiptar.

Krimi i Yzberishtit dhe ‘profesionalizmi’ i policisë

Postuar në 26 Gusht, 2012 03:53

Të nesërmen e ditës që ndodhi krimi në supermarketin e Yzberishtit, ku gjeti vdekjen i zoti i lokalit, 52 vjeçari Petrit Kurti, e përditshmja Panorama raportonte se ““burimet nga policia thanë dje në mbrëmje se rrethanat kanë qenë të tilla që e kanë interpretuar vrasjen si një krim të ndodhur me qëllime grabitjeje. Megjithatë, mbrëmë vonë, policia ka thënë se është duke hetuar edhe mundësinë e një vrasjeje për shkak të një konflikti pronësie që kishte shtetasi Petrit Kurti”.

Drejt një poli të tretë?

Postuar në 26 Gusht, 2012 01:33

Flasin analistët Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Shpëtim Nazarko, Sokol Balla dhe Afrim Krasniqi

Ardian Vehbiu: Nuk shkon krahasimi i ‘Enverit të vuejtun me Saliun e kënaqun’

Postuar në 25 Gusht, 2012 14:17

Një shkrim të vetin që ia kanë marrë pothuaj të gjithë sitet e një pjesë gazetash për ta botuar, Ardian Vehbiu e mbyll kështu: “Enver Hoxha që ia lejonte vetes të arnonte ombrellën, kishte pushtet absolut brenda një regjimi totalitar dhe e dinte këtë; sikur të fillojë edhe kryeministri i tanishëm shqiptar të arnojë ombrellat, të riparojë orën e dorës, të hajë supë nga tasi e të dalë rrugëve me kostum poliesteri bojëqiell, atëherë Shqipërinë vërtet e mori lumi.

Socialistët janë kapur fort pas kauzës së “kufirit detar me Greqinë”

Postuar në 25 Gusht, 2012 12:25

Socialistët nuk kanë patur shumë skrupuj për t’i dalë kundër qeverisë lidhur me marrëveshjen mbi kufirin detar me Greqinë. Ka qenë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka inkurajuar e justikuar qëndrime të tilla të forta. Edi Rama e ka thënë të vetën, por janë të tjerët që janë ndalur më shumë tek kjo çështje. Një numër deputetësh të PS-së nuk e kanë frenuar gjuhën në konsideratat që kanë dhënë. U bënë ditë tashmë që nuk ka ditë që t’mos e thonë ndonjë gjë lidhur me temën në fjalë. Sot ka qenë Ditmir Bushati, që ka folur nga Korça.

Romney bëhet ‘Birther’, dhe Obama thotë: SHBA-të nuk kanë nevojë për një Birther-in-Chief

Postuar në 25 Gusht, 2012 10:53

Ka një teori konspiracioni, që thotë se Barack Obama, Presidenti i SHBA-ve, nuk ka lindur në SHBA, por në Kenia, dhe rrjedhimisht, certifikata e tij e lindjes në Hawai është e falsifikuar (‘Birthers’ quhen ata që i besojnë kësaj teorie). Kish kohë që askush nuk merrej me këtë tezë; të paktën, qysh nga momenti që Obama vetë publikoi certifikatën origjinale të lindjes.

Të kishin ardhur menstruacionet kur të përdhunoi Fiqiriu – pyet gazetarja Nazimen (??!!). Dhe thonë pastaj që s’kemi gazetari hulumtuese...

Postuar në 25 Gusht, 2012 08:29

Gazetaria shqiptare e kronikës së zezë po arrin majat këtë fund gushti me historinë e Nazimes, vajzës nga malet mes Tiranës e Burrelit, që sapo ka mbushur të 18-at. Ka disa që thonë se gazetarët tanë nuk kanë “aftësi hulumtuese”. Pa lexoni njëherë deri ku ka arritur “hulumtimi” i Nazimes në këtë intervistë botuar në shtypin e dy ditëve të fundit. E pyet gazetarja (e ka intervistuar në burgun 313):

- Të doli gjak kur të përdhunoi Fiqiriu?
Po, më doli.
- Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo, më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit.
(!!!)

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme