Krasniqi: FRD e AK duhet të garojnë si pol i veçantë, ndryshe rrezikojnë të zhduken

Postuar në 25 Gusht, 2012 06:15

Gazeta Mapo ka intervistuar analistët Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Shpëtim Nazarko, Sokol Balla dhe Afrim Krasniqi, në lidhje me mundësinë e krijimit të një poli të tretë politik me bërthamë FRD-në dhe AK-në. Më poshtë po veçojmë komentet e Krasniqit, meqënëse ai ka qenë këshilltar politik i Bamir Topit në Presidencë dhe duket se do të jetë një nga njerzit e afërt të tij në FRD.
Në rrafshin elektoral, Krasniqi vëren se dy partitë e mëdha kanë së bashku rreth 1.2 milion vota, ndërkohë që numri total i votave në zgjedhjet e ardhshme pritet të jetë rreth 1.6 milion. Diferenca, sipas Krasniqit, nuk ka asnjë arsye të besohet se do të shkojë tek dy partitë e mëdha. Kjo, bazuar në eksperiencën rajonale dhe trendin e zhvillimit e nevojën e sistemin tonë politik.
Shkruan Krasniqi: “Grupet e reja kanë nevojë të diferencohen nga partitë e vjetra, ndryshe rrezikojnë tërësisht identitetin e tyre, bazën mbështetëse, motivimin politik dhe në planin afatgjatë, edhe ekzistencën e tyre. Në moçalin politik ekzistojnë hapësira e shanse të mëdha që një grupim i tretë politik të imponojë një sistem trepartiak, të përcaktojë mazhorancën e ardhshme postzgjedhore dhe mbi të gjitha modelin e ardhshëm politik, pavarësisht humbjeve që vijnë për shkak të sistemit elektoral dhe kostos që vjen nga refuzimi i modelit aktual politik të koalicioneve me përqindje pushteti e vende pune.”
Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

FRD, 2-3 deputete maximumi. AK 5-6 max.

Nuk lejon hapsire per parti te reja kodi elektoral. Ja ka futur vetes prape Edvini. Kapeni per zhelesh e nxirreni jashte PS-se, pa ju nxire ftyren prape edhe ne 2013-ten.

Submitted by Albi (not verified) on

Me 7-9 deputet keto dy parti te bllokojne parlamentin, kshuqe ky numer do ishte sukses i jashtezakonshem per keto dy parti.

Submitted by pd-isti (not verified) on

Afrim, keshtu ne artikuj e thua bukur ti, por perpiqu te shkosh pak tutje mesimeve te nxjerra permendesh nga leximet online ne faqet e huaja! Na trego pak ku qendron e reja tek FRD apo AKZ? Dhe ku kerkohet qe te jene te rinj dhe te vleresohen vetem mbi kete fakt? Ne duam program, plane, ide, angazhime, largime te qarta nga fajtoret e sotem dhe te djeshem (dhe fajtore reale jo demagogji)! Si mund t'i besojme FRD kur z.Oketa eshte ministri i mbrojtjes post-Gerdec por mbi Gerdecin s'ka hapur kurre goje? Si mund t'i besojme z.Spahiu kur nuk denoncon kurre asnje problem te sistemit gjyqesor? Keta dy raste qe perzgjodha jane shume ilustrues sepse behet fjale per dy poste te rendesishem dhe me shume akses ne informacion, ama ne si popull gje s'po degjojme te dale nga goja e ketyre? Atehere per cfare t'u besojme? Per moshen e re? Por Spahiu ka qene qe ne 1996 anetar KQZ-je dhe Topi minister po qe me 1996? Atehere nuk qenkan aq te rinj? Ndajeni njehere mendjen edhe ju vete per cfare keni ndermend te konkurroni dhe pastaj hajdeni e na kerkoni voten! Ne te kundert trapin do merrni!

Submitted by antispiuni (not verified) on

Ky lloj soj "grupimi" eshte almost nothing. Jane ca legena pa asnje vlere. Gjithe loja e tyre eshte qe te sigurojne nje mandat deputeti, dhe pas kesaj te shkojne te baba Saliu e ti thone: " na fal, nu bejme më"! Dhe, Saliu do  ti falë. Dihet historia e "lavdishme" e Genc Pordhos se si vajti. Edhe ai thoshte se duhet te largojme brezin e vjeter dhe, ne fakt, ai vertete e largoi brezin e vjeter; mbasi u bë minister i nderronte zedheneset nje here ne tre dite dhe perfundimisht e ndau mendjen dhe largoi gruan " e vjeter" dhe mori nje te re. Tani, siç mund ta dini. rri i strukur atje tek kulla e barit!

E çfare mund te thuash per  Topin dhe Spahiun qe "vendosen si burrat te benin nje parti", dhe çfare ndodhi, Spahiu e sajoi ate me ndihmen  " nga prapa ferres"  te Topit dhe nje dite te bukur i thote; "Bamir, e bana partine, boll u lodha per ty por mezi e bana per vete":))).  Dhe keshtu u ndane pa u bashkuar akoma. Tani dashkan te na bashkohen perseri...!!

Ata nje pune kane bere mire; Kane transferuar gjyqtaret, natyrisht sipas hartes....

Dhe duan te bejne nje pune; te behen deputet. Kaq  mjafton prej atyre qe kurr nuk kane bere nje gje per kete vend.

Mos tu biem ne qafe e tu kerkojme gjera qe nuk i bejne dot se do na u ngelet hateri dhe nuk na flasin ne rruge pastaj. Ju mund te thoni se na plasi. Jo nuk duhet ti çojme gjerat deri aty. Nuk ka lezet. Te ja u falim dhe kete here. Jane te rinje, natyrisht nga mendet e kokes!

By the way

Submitted by maximus (not verified) on

Te ndryshosh  dicka  ne Shqiperi eshte shume  e veshtire, sepse ne ndryshimin e kemi shume frig.

Fustrimet neper institucione shteterore jane prezente, ose me mua, ose ditet ne pune i ke te numeruara.

Ne kemi nevoj me shume se kurr per ndyshime te thella ne klasen e super korruptuar politike qe sot po drejton vendin tone, por kurrsesi vendin e ketyre.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ka ardhur koha qe te gjitha partite, duhet te bashkohen ne nje front OPOZITAR kunder PD dhe LSI. Qellimi eshte per ti rrezuar keto dy parti, pasi me PD dhe LSI nuk ka dhe as ka per te patur ndonjehere zgjedhje te lira, as gjykata te pavarura dhe si rrjedhim, PA GJYKATA TE PAVARURA NUK KA ASNJEHERE SHTET.

Me kete arsyetim te gjitha partite qe aspirojne per zgjedhje te lira, gjykata te pavarura (shtet) dhe shkaterrimin e nje junte fashiste qe aktualisht eshte instaluar ne Shqiperi, duhet te bashkohen ne nje pol te vetem. Vetem keshtu fitohen zgjedhjet.

Ne paktin e tyre, keto parti duhet te kene si pike te pare qe brenda nje viti pas fitores mbi fashizmin, te organizojne zgjedhje te reja te lira dhe te ndershme. Kjo me qellimin qe te gjitha palet te jene te barabarta ne zgjedhje.

Qe te fitojne, partite opozitare duhet te kene ne program disa pika kryesore:

*Zgjedhje te e lira pas 1 viti

*Pastrimin e gjykatave ne menyre urgjente nepermjet kontrollit te

dosjeve te gjykuara nga gjyqtare te korruptuar politikisht e

ekonomikisht si Sashenka, Toma, Agim Bendo, e dhjetra te qelbesira  te tjera

*Premtimi kryesor eshte qe me pas do te ngrihet nje gjykate popullore  te gjykoje dhe denoje me BURGIM TE PERJETSHEM:

-Urdheruesit dhe vrasesit e Remzi Hoxhes

-Urdheruesit dhe vrasesit e Kosta Trebickes

-Urdheruesit dhe ekzekutuesit e Piramidave ne Shqiperi

-Ata qe i shiten nafte Serbise ne kohen qe gjithe bota i beri embargo

-Urdheruesit dhe kriminelet qe rrahen njerezit ne 26 maj 1996

-Urdheruesit dhe kriminelet pergjegjes per vrasjet e 1997

-Frymezuesit, urdheruesit dhe ekzekutoret e Pucit te 1998

-Ata qe urdheruan te sulmuohej Jugu me avione dhe arme kimike

-Hajdutet e Rruges se Kombit (te Leshit)

-Aata qe vodhen zgjedhjet e turpshme te Tiranes (me burgim sipas ligjit)

-Urdheruesit e vrasjeve, plagosjeve dhe ekzekutoret e 21 Janarit

-Gjithe banden e Gerdecit qe coi ne vrasjen e 26 shqiptareve te  pafajshem.

-Vrasesit dhe urdheruesit e vrasjes se Fatmir Xhindit, komunarit te Kukesit dhe opozitareve  te tjere.

-Urdheruesit dhe zbatuesit e marrveshjes per DHENIEN E DETIT GREQISE.

-Ka shume te tjera qe nuk po i permend dhe nuk i mbaj mend sic eshte  psh krimine Bulqize,… vjedhjet e pasurise kombetare, shkaterrimi i  pasurive natyrore, tallja me dekada e pronareve, ligjerimi i te  paligjshemve etj….

Ne fund OPOZITARET duhet ti premtojne dhe ti lpotesojne popullit nje kerkese tjeter. Qe do tu sekuestroni gjithe pasurine ketyre klysheve bandite, dhe paret qe do te merren se bashku me te ardhura te tjera do te shkojne per shkolla, cerdhe, kopeshte, qendra shendetesore, komunikacion, transport, nderlidhje, tregeti etj.

Ne fund dua te them se nuk eshte e veshtire te gjendet AI…….., barbari kriminel qe ka urdheruar vrasjet e 21 janarit. Ai e ka pohuar vete me gojen e tij se “DO T’UA BEJ PERSERI SI NE 21 JANAR”

Kaq mjafton qe cdo gjykate ne bote te mos sorrollatej me deshmitare, me prova te FBI-se etj…

Ne raste te tilla cdo gjykates do ti drejtohej BARBARIT (kur te jete i pandehur) duke i thene: “I pandehur, sipas vete pohimit tuaj, ju keni pranuar se "DO T'JA BENI OPOZITES PERSERI SI NE 21 JANAR". Ndajfolja "PERSERI" tregon perseritje, pra tregon qe do te perserisnit nje veprim qe e keni bere edhe me pare. Kaq do ti mjaftonte edhe gjykatesit me  medioker per te denuar nje qelbesire frikacake qe behet trim vetem se ka pushtet, NJE QELBESIRE QE QANTE NE ZYREN E BASHKIM FINOS qe mos ta denonin dhe ta vrisnin KUR FINO ISHTE Kryeminister .

Keto duhet te premtoje OPOZITA e bashkuar dhe te shikoni se cfare rezultate do te kete ne zgjedhje. Do te jene te tilla qe as me 30%  manipulime nuk do ti mjaftone kriminelit te PD dhe hajdutit rrugac te LSI per te fituar…..

Bashkohuni, beni fushta per ato pika me siper, dhe shkoni ne Pallatin e Kongreseve. Aty dilni te gjithe se bashku dhe betohuni qe asnje nuk do ti shpetoje burgut dhe drejtesise.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Nik,

Me duket se e kam permendur qe nje vit pas fitores mbi fashizmin duhet te behen zgejdhje

te reja.  Pikerisht qe seicila parti te garoje me forcat e veta dhe te marre ate qer i takon.

Submitted by Olti (not verified) on

Zoti Krasniqi ka pak problem me 2 M: Matematiken e Moralin!
Per cfare identiteti para-elektoral flitet dhe sa e moralshme eshte qe Ne situaten post-elektorale ky identitet te shkrihet Ne Nje amalgame qeverisese te majte apo te djathte?
AK do te mundohet te mbledhe votat e te zhgenjyerve apo te te paperfaqesuarve, qe zoti Krasniqi e Shikon si Nje potential prej 400,000 votash kundrejt 1.2 million votash qe ndahen mes Ps-Pd! Por keto vota do shkojne edhe per FRD si e djathta e vertete apo Jo? Nuk dihet sa i zoti eshte Topi te krijoje rrjedhje votash tek PD. Ne rastin me te mire perseri keto dy forca nuk qeverisin dot te vetme por Ne se qeverisin do te humbasin moralin bashke me identitetin se do te bashkohen me nje nga partite e mesiperme!
Zgjidhja eshte mos votimi i Berishes dhe riberja spektrit politik. Kemi te djathte qe qeverisin me votat e te majteve dhe opozite te majte me te djathte si aleate .....qe tregon se Ne nuk jetojme Ne Nje situate normale. Zgjedhjet e shpeshta perzgjedhin forcat politike Ne sirtaret apo koshat e duhur!

Submitted by maximus (not verified) on

Ne Shqiperi nuk ka opozit e cila ti bind Shqiptaret se ky vend mund te behet.

Ne Shqiperi ka grupime hajdutesh politikan te cilet hidhen sa tek njera sa tek tjetra force politike, dhe kjo ndodh sepse keta duan te mbeten ne tregun e hadutllekut.

Ate dite qe te ndodhe ndryshe keta hajdute keni per ti pare se si largohen nga Shqiperia.

Nuk kam asgje me asnje lloj profesioni te ndershem qe nxjerr buken e gojes, por nuk jam kurrsesi dakort qe nje ish karrocier te beje ligje ne parlament, dhe te tille ka me shumic ne parlament. Jo se te tjeret qe ish profesionin e tyre e kane patur  doktor apo ingjinier jane me te ndershem, por edhe keta i bashkon nje qeshtje hajdutlleku.

Submitted by shqipe (not verified) on

Pershendetje,

Personalisht mendoj se FRD dhe AK do te formonin 1 pol te trete ne politiken shqiptare dhe nje gje e tille eshte mese e domosdoshme per realitetin shqiptar. Eshte e veshtire me gozhdat qe te fusin nen rrota berishovicet, por kjo nuk do te thote eshte e pamundur. Nga ana tjeter Edi Rama ka treguar se nuk e ben dot "punen" e liderit dhe pak shpresa ka tek ai. Mbi te gjitha populli eshte lodhur me 2 emra Sali e Edvin apo PS e PD te cilet e kane drejtuar vendin ne nje udhe pa krye.

Nga ana tjeter do ishte shkaterruese per keto parti qe per te  rrezuar Berishen (eshte rrezim i padiskutueshem si me 2 apo me 3 pole) t'i bashkoheshin Edi Rames. Thjesht do te conin uje tek 'depozita' e PS dhe do kontribuonin ne nje tjeter 'Sali', por me emer tjeter, Edi me fuqi absolute qeverisese.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.