Të kishin ardhur menstruacionet kur të përdhunoi Fiqiriu – pyet gazetarja Nazimen (??!!). Dhe thonë pastaj që s’kemi gazetari hulumtuese...

Gazetaria shqiptare e kronikës së zezë po arrin majat këtë fund gushti me historinë e Nazimes, vajzës nga malet mes Tiranës e Burrelit, që sapo ka mbushur të 18-at. Ka disa që thonë se gazetarët tanë nuk kanë “aftësi hulumtuese”. Pa lexoni njëherë deri ku ka arritur “hulumtimi” i Nazimes në këtë intervistë botuar në shtypin e dy ditëve të fundit. E pyet gazetarja (e ka intervistuar në burgun 313):
- Të doli gjak kur të përdhunoi Fiqiriu?
Po, më doli.
- Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo, më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit.

Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Ca më tej vijon “intervista”:
- Po kur bënit dashuri çfarë të thoshte?
Asnjë fjalë, vetëm me forcë. S'më thoshte fjalë të mira.
- Ke ngelur ndonjëherë shtatzënë me Fiqiriun?
Jo, asnjëherë. Se kosovari i kishte thënë "mos e lër me barrë, se ndryshe nuk e dua".
- Përdorte prezervativ Fiqiriu?
Ruhej.
Epo.. Më “hulumtuese” se kaq..! Kur lexoj thagma të tilla, më kujtohet anekdota e atij idiotit që shkoi të kërkonte punë në një gazetë dhe takoi kryeredaktorin me një krijim të vetin në dorë. Kur u kthye në shtëpi prindërit e pyetën: - Hë, si vajti? – Dhe ky u përgjigj: Mirë, mirë, veçse ai kryeredaktori mu duk një tip pak si shumë fetar.. – Pse?? – Po ja, lexonte shkrimin tim dhe pas çdo rreshti, thoshte: “O Zot, O Zot, o Zot...” (A.N.)
Comments
Tmerr !! Nuk di të qeshësh

Tmerr !! Nuk di të qeshësh apo të qash.. Unë nuk do thosha "O Zot, o zot" se ne jemi popull ateist. Unë do ulërija "O nëne, o nëne"

kan ik nga fiqiri kto

kan ik nga fiqiri kto fiqirinjt e gazetave

Ajo ka harruar nje gje

Ajo ka harruar nje gje kryesore. Nuk e pyeti nese kishte veshur tanga apo citjane (dimije) sic e kane zakon cucat tona.

Po ti ore A.N., cfare dreq

Po ti ore A.N., cfare dreq gazetari je? Ketu ne respublica.al ne gjithmone kemi pare te citohet burimi i lajmit, kurse ti, here pas here, perdor fraza si kjo qe ke perdorur ne kete lajm apo koment te sotem: "Pa lexoni njëherë deri ku ka arritur “hulumtimi” i Nazimes në këtë intervistë botuar në shtypin e dy ditëve të fundit. E pyet gazetarja (e ka intervistuar në burgun 313)". Pse ore A.N. nuk na thua konkretisht ne ç'gazete eshte botuar intervista dhe cila ishte gazetarja qe intervistoi Nazimen ne burg? Ju lutem z. Mustafa Nano, mos e fusni edhe ketu ne respublica.al ate zakonin provincial te mediave tradicionale shqiptare, te cilat perdorin shprehje si kjo qe ka perdorur ky A.N.-ja qe ka filluar te shkruaj keto kohet e fundit.

Sa fatkeqe! Pa asnje lloj

Sa fatkeqe! Pa asnje lloj mbeshtetje! Cfare duhet te bente? Dy rruge te vetme per Nazimen e shkrete: ose nje femer e poshteruar/dhunuar/demtuar psikologjikisht/fizikisht ose nje kriminele. Ajo zgjodhi te dyten. (Ate do zgjidhja dhe une). Kush mund ta gjykoje dhe denoje per kete veprim? Gjykata e Tiranes, sepse te gjithe e dine qe eshte shume e perpikte me “zbatimin” e ligjit!

E lus Zotin Perendine e vetem

E lus Zotin Perendine e vetem qe e beson gjith njerzimi . Atyre qe arsyetojne mardhenjet seksuale me te mitura ,ne menyr te fshehur dhe pa dijenin e prinderve ,perendija ne shenje hakmarje per drejtesi dhe per te kuptuar dhembjen e viktimave te ju ben te mundur gjith femijet e tyre te dhunohen qofte ne rini qofte ne pleqeri.

E verteta eshte e hidhur.

E verteta eshte e hidhur. Eshte e gjithe shoqeria jone ne krize te thelle. Gazetaret meshkuj apo ato femra ne fakt kane fare pak ndryshim nga Fiqiriu dhe Nazimja. Per te mos thene qe ne kemi edhe politikane ne nivelin e katundave tona, per te mos thene qe tash se fundi, me inflacionin e diplomave dhe titjve shkencore do kemi dhe profesor doktora me nivel katundi. Atij ose asaj qe ka bere kete interviste desha ti them dicka fare dashamiresisht: Jetojme ne nje fshat te vogel dhe nuk ka pse na vjen keq per kete. Por nese lexojne pak me shume, (lexoni, lexoni, lexoni) me siguri do munden te shkeputen disi nga ky nivel mjeran qe prezanton kjo interviste.

Me siguri do te kete qene

Me siguri do te kete qene ndonje gazetare e Sandrit se ato jane te ketij "kalibri".

Une njof nje gazetare qe asaj

Une njof nje gazetare qe asaj i kane ardhur adetet qe ne moshe 10 vjeçe. Mendoj se nuk eshte pjekur si femer nje 10 vjeçare pamvaresisht. Nuk ve doren ne zjarr per ato femra qe kane prirje qe te behen gazetare si kjo budallaqja qe ben ate pyetje.

Hajde gazetari hajde... Po ka

Hajde gazetari hajde... Po ka qene 14 vjec kur e ka perdhunuar moj debile, c'pyetje jane keto o ju hengert Saliu me gjithe cica e i ngelshin ne gryke!

Ja ky eshte nje reflektim i

Ja ky eshte nje reflektim i vetvetes ne gazetari. Sa me siper ka qene nje pasqyrim i rendomte i ca skenave te imagjinuara seksi, te cilat ne fund te fundit nuk eshte se te lene ndonje impresion, ndjehem keq kur shkrues (nuk mund tu them gazetare) kalojne cdo cak te gazetarise me shkrime denigrues, dizinformues, dhe deshirash e mendime te veta i sjellin per realitete dhe te verteta.

Intervistuesja ne kete rast

Intervistuesja ne kete rast ka tentuar te bej hetuesen e zellshme, jo gazetaren. Me sa lexova une, ato duken si pyetje te stisura per te nxjerre ndonje genjeshter nga kjo vajza Nazimja. Duket sikur ky ose kjo qe interviston nuk esht gazeter po eshte person i infiltruar nga policia. Dhe i ka shtuar edhe nje lloj zelli pervers pyetjeve qe ia ka porositur dikush tjeter. Sic thot Maks Velo, shqiptaret jan i vetmi popull qe spiunimin e bejn me qejf, edhe pa leke.

Puna eshte qe gazetarja duhet ti sherbeje publikut, jo policise (aq me pak kesja policie tones qe i qelben te palarat nje ore larg) Keshtu qe intervista eshte skifo, nuk eshte per mua si publik, eshte per policet hetues, ose thjesht per arkiven e perversiteteve.

Neveri e madhe... "A perdorte

Neveri e madhe... "A perdorte prezervativ Fiqiriu" - pyet Nazimja e pare - Ruhej - thote Nazimja e dyte !!!!!!... Bobobbooo...po mos ta lexoja ne origjinal, nuk do ta besoja

O Muci na hape barkun me kto

O Muci na hape barkun me kto gazetaret e epokes se Saliut vlla, me mire me ato lajmet qe merr andej nga SHBA-ja, mundesisht shko me larg akoma, se katundit tone i qelbet era fiqiri vlla, nje trup mediatike (nje turp - me sakte) qe dreqi e merr vesh cfare e lidh apo e zgjidh me interesat dhe punet e publikut. Per ke shkruajne keta? - Njeri ketu siper thot: shkruajn per policine. Mbase, po une them qe keta shkruajne per katundaret vlla, ky esht niveli, gazetar katundar qe shkruajn per publik katundar. Ne te tjeret jemi hequr vec dhe nuk dim c te bejm. Nuk guxojm te hapim faqet e gazetave apo edicionet e lajumeve se do na dalin fiqirinj e nazime nga te tera cepat

Ore po Blendi Fezviu do bej

Ore po Blendi Fezviu do bej emision per Nazimen?? hahahaaaaa Se nje dite e pashe qe kishte bere nje emision per endrrat...

Kjo gazetarja eshte nje

Kjo gazetarja eshte nje debile.. Por ajo qe doja te thoja une eshte qe vendimi për kundërvajtësit i mbetet gjykatës, por edhe shoqëria do të vazhdojë në të sajën me gjykimet. Si Nazimja ashtu dhe Fiqiriu janë vrarë: nga njëherë secili. Pyetja mbetet: a mund të dënohen ata që janë vrarë njëherë?

GAZETARE V.K. (PO KU DO DALIN

GAZETARE V.K. (PO KU DO DALIN GAZETARE TE MIRE KETA MO AMAN, KETA NUK DIN TE SHKRUANJN GJUHEN E TYRE, KETA JAN GAZETARE 50 LEKESH, ME DIPLLOMA FALLCO DHE ME MIKE…

TE DEGJOSH LAJMET TEK NEWS24, ORA NEWS E DISA TE TJERA, ESHTE SKANDALOZE. DEGJON FJALE QE NUK JAN FARE SHQIP, QE NUK I GJEN NE FJALORIN E SHQIPES.

JAN GAZETARE KU TE THERRET QAMETI.

Shkrimi me germa kapitale as

Shkrimi me germa kapitale as nuk te jep te drejte, as nuk e ben mesazhin tend me te rendsishem, permeteper te tjeret as qe kan per ta lexuar. Thjesht tregon qe je injorant/i papjekur persa i perket internetit.

Kete lajmin tuej e ka botuar

Kete lajmin tuej e ka botuar edhe Tema Online, une e lexova atje pastaj ndoqa linkun dhe u futa dhe ketu. Eshte hera e para ne site, po nje gje desha ta them. Atje te Tema eshte futur nje Arsen, arsen qe thote "keshtu i bejne pyetjet dhe hetuesit" (!!). Me sa lexoj me siper, ky Arseni do jet "ky lexuesi i rregullt" qe merr ne mbrojtje, te pambrojtshmen. Tani pike muhabetit, keto pyetje ta shpifin. kjo gazetari ta shpif. leqe ca flas dhe une… c ne gazetari ketu.. Gazetarja e vertet shkon per hesap te publikut atje oj cuc, jo per hesap t prokuroris.. Apo eshte e SHIK=ut kjo gazetarja dhe nuk dim gje ne?? Ateher c’te semes do qe ben publike pyetje te tilla qe t sjellin zorret te goja. ti raportoj te shefat e saj ne hetusi apo shsih, sepse ata qe kan shef publikun nuk merren me kesi dokrrash, ndertojn opinion qytetar dhe e kapin demin nga briret jo nga breket e gjakosura te kesaj Nazimes se mjer

Do ishte disi me ok te

Do ishte disi me ok te thoshim “Per fat te keq”, qe e fakt do teshmonte per fatin tone te zi si shqiptare, vuajtes dhe bashkefajtore te mynxyrave qe po jetojme.
Shqiperia ime e dashur qe kerkon nepermjet mrkullise qe u kthye ne ferr (internetit) mendim aristokratik dhe etike nga nje gazetare e gjore qe ska si te jete me e zonja se shefat medioker qe i mbajne ne pune per 200 mij leke dhe nuk i hapin vend talenteve se ane frike se mos eklipsohen.
Shqiperia ime e gjore dhee dashur e Berishes, ketij “fanari” te antikorrupsionit qe me te ardhur ne pushtet u be me zi se mafja siciliane. Shqiperia ime dhe e Edi Rames dhe e Braces qe bejne te njejtin faj kur kercenojne me ane te ligjit kur te vijne ne pushtet duke deshmuar se do bejne te njejten gje si Berisha… pra do kap[in shtetin. Shqiperia ime e universiteteve prvate ku lloj lloj rroskopesh, kartonizohen me diploma dhe i qepern si kepushat e zgjebes shetit ne strukture e infrastrukture. Sa tmmer te dashurit e mij shqiptare. Keta gati analfabete behen dhe pedagohe… madje dalin e flasin si te qene mencuria vete edhe neper TV te ndryshem.
Shqiperia imee dhe e Nazmiess se gjore. Pakush e brojti si duhet Nazimen e shkrete. EE pane si “joshese” dhe “bishtperdredhur”… fajsuan dhe familjne e saje, dreqin e te birin. Nazmia ishte femije kur ndodhi ai fakt. sot ai qe skupton se para se gjithash, dhe pavarsisht gjithckaje, nje shtet dhe shtetasit e tij duhet te marrin ne mbrojtje femijet. Ne vendet Afrikane, te quajturit babykiller qe kane vrare e masakrua sa kane mundur, jane marre e trajtuar per vite me rradhe me kujdes e dashuri. Askush nuk i denoi edhe pse qene vrases.
Nazimja e gjore ka qene nga ato femije qe enderrat me te bukura i shihnin duke u ngopur me buke. Shume njerez po e vrasin serish jo per faktin se eshte ne burg, por se kerkojne te bejne kronike te ndodhive me thelb arkaik dhe kafsheror, e kohen kur dirigjentet e thellimit t fajit kolektiv i kemi ne qeveri e parlament duke kultivuar e korrur filozofine e zhvatjes dhe ryshfetit. Te tjerat vijne pas… edhe “nazmiet” dhe heshtjet e perkoheshme qe ppllakosin para se te plasin tragjdi te tilla

jam gati te hedh bast qe keto

jam gati te hedh bast qe keto jane pyetjet e hetuesve, kto fyckat e gazetave i kane mare dhe i botojne per te thene shifni sa te zonja jemi ne. Ose ato hetusit aty kan perdor ket gazetarin ose gazetaren qe i ka bo pytjet dhe kto kan pranu t perdoren. Kto jane terrible, terrible, terrible... mazoke komplet

e lexojn gjimnazistet

e lexojn gjimnazistet bashkemoshatare te Nazimes kete dhe..... eh sa e bukur esht jeta n Shqypni

Gazetaret shjesht pasqyrojn

Gazetaret shjesht pasqyrojn mentalitetin e shoqerise.

Add new comment