Arkiv-Lajme

Refreni berishian i hidrocentraleve

Postuar në 22 Gusht, 2012 09:37

Në shfaqjen e tij të përjavshme para kamereva televizive, e cila zhvillohet para mbledhjes së qeverisë, Berisha sot kishte si kryefjalë koncensionet e hidrocentraleve. Ai tha se shfrytëzimi i burimeve hidro-energjetike është prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij. (Çdo javë një çështje e caktuar e ka rradhën të quhet nga Berisha prioritet i prioriteteve të qeverisë së tij). Sebep për lumin e gjatë të fjalëve të sotme të Berishës për hidrocentralet u bë nënshkrimi i një kontrate koncensioni për shfrytëzimin e lumenjëve nga një kompani private që do të ndërtojë 5 hidrocentrale.

Stefani e Minxhozi venë në shënjestër Athinën: Por faji është te pazaret dhe përulja e Tiranës...

Postuar në 22 Gusht, 2012 07:00

"Nga Kali i Trojës te Kali i Detit" e titullon editorialin e sotëm në të përditshmen Shqip, Andrea Stefani… "Fundja shqiptarë jemi", - duket sikur përgjigjet me autoironi në opinionin e vet Skënder Minxhozi në të njëjtin numër të gazetës. Janë dy shkrime të ndryshme, por të dyja kanë të bëjnë me Greqinë. Në fakt me Shqipërinë. Më saktë, me qeverinë e Tiranës dhe sjelljen e saj për Paktit Detar (Stefani) dhe në rastin "Marin Mema" (Minxhozi).

Hotelet në Sarandë, 1 milion lekë në muaj për… autobotin e ujit

Postuar në 22 Gusht, 2012 06:04

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli në një shkrim për Sarandën në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama jep një pamje dramatike të situatës së furnizimit me ujë dhe energji elektrike të qytezës tirustike në jug të vendit.

Shkruan Angjeli: " Një problem madhor, që shqetëson qytetin, gjithë qytetarët e Sarandës, turistët dhe pushuesit vendës e të huaj, dhe biznesin (hoteleri, restorant) është dhe mbetet mungesa e furnizimit të këtij qyteti me ujë të pijshëm.

"Shaqiri po të donte të ndihmonte opozitën, e rrëzonte Berishën për 5 minuta me tabulatet e Shkëlzenit"

Postuar në 22 Gusht, 2012 05:01

Hiperaktiv në editorialet e tij të përditshme, Mero Baze është shpesh edhe pasqyrë e saktë e humorit të opozitës lidhur me ngjarjet politike në vend. Në editorialin e fundit është marrë me sulmet e PD-së ndaj ish-kreut të SHISH-it Bahri Shaqiri.

ATSH shkruan për takimin e Panaritit në Kinë dhe e quan Shqipërinë... “Republikë Popullore”

Postuar në 22 Gusht, 2012 04:00

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, ende ATSH-ja, e cila është zëri zyrtar i shtetit shqiptar në botë, e cilëson Shqipërinë si... Republikë Popullore :)

“Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, Edmond Panariti vlerësoi nivelin e marëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Z. Yang Jiechi”,- shkruhet në lajmin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare për takimin (shih në këndin e djathtë të fotos).

Hajde denoncim hajde!

Postuar në 21 Gusht, 2012 16:44

E përditshmja “Telegraf” ka botuar në numrin e sotëm një intervistë që është pak ta quash befasuese. Një oficer i doganës së Kapshticës, Urim Gjata, jep detaje, emra, numra telefoni dhe thuajse gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës në këtë pikë doganore. Gjata thotë se gjithë kolegët e tij janë të përfshirë. Edhe ai vetë. Ja disa pohime të tij të shkëputura nga intervista:

23 shqiptarë mes 2237 europianëve të një studimi amerikan për racat. Dhe ja përfundimi...

Postuar në 21 Gusht, 2012 12:58

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve. Të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.

Ç’po ndodh brenda (dhe jashtë) oborrit të Presidencës?!

Postuar në 21 Gusht, 2012 11:09

Gazeta TemA ka botuar në sajtin online disa foto të shkrepura sot në oborrin e Presidencës pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Pasi ironizohet Nishani (“shumë mendonin se do ta niste me vendosje ashensori, por e ka nisur me prerje të të gjithë pemëve në oborr të Presidencës”, - shkruan e përditshmja e Bazes), në artikull shkruhet:

Janë ngopur shqiptarët me lajme të këqija?

Postuar në 21 Gusht, 2012 08:14

Dunja Mijatoviç është përfaqësuesja e OSBE-së për Mediat. Gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, ajo pyetet rreth medias dhe publikut në Shqipëri dhe midis të tjerash thotë:  

Ajo hapësira që të ndan nga shezlongu yt tek uji i detit…

Postuar në 21 Gusht, 2012 06:34

Një bashkëpunëtor i blogut "Peizazhe të Fjalës" ka bërë një vëzhgim në plazhin e Divjakës. Me gjasa është plazhi i vetëm në dynja ku rruga për të hyrë kalon nga…deti dhe jo e kundërta. Ja një pjesë e përshkrimit shoqëruar me foto:   

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme