Hajde denoncim hajde!

Postuar në 21 Gusht, 2012 16:44

E përditshmja “Telegraf” ka botuar në numrin e sotëm një intervistë që është pak ta quash befasuese. Një oficer i doganës së Kapshticës, Urim Gjata, jep detaje, emra, numra telefoni dhe thuajse gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës në këtë pikë doganore. Gjata thotë se gjithë kolegët e tij janë të përfshirë. Edhe ai vetë. Ja disa pohime të tij të shkëputura nga intervista:

“...Po, atëherë këtu asnjë nuk ka të pastër. Unë si Urim, shefit tim i jap deri 1000 euro nga kontrabanda e rrobave kineze apo e autobusit turk... Një makinë fut mallra me konfeksione, jep 600 euro... Doganierët dhe policët tanë, me shtetësi maqedonase në doganën e Kapshticës, të gjithë kanë blerë shtëpi në Resnjë, të Maqedonisë... Për çdo kamion me rroba emigrantësh marim 100 euro... Ne paguajmë tarifën tonë çdo mëngjes.... Ai te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro, çdo doganier paguan çdo muaj 300 euro, fiziku (një segment i punës aty) ndan çdo ditë fitimet... Unë kam bllokuar dy herë autobusët që vijnë nga Turqia me mbi 10 000 euro mall, por, si përfundim, janë zhdoganuar për pesë pare spec...”.

Pastaj ky oficer hap një procesverbal sipas gazetës dhe lexon:
“...Po hap procesverbalin... I pari autobusi turk është bllokuar më datë 1/08/2012 tregtare Flora Kraja me pasaportë BC 7516266, Renato Sinoymeri, me pasaportë BD 2348038, një çantë madhe me konfeksione, Leonard Sokoli, me pasaportë BD 4703113, konfeksione... Vazhdojmë, Albert Salia, me pasaportë BD 3608861 Konfeksione, Margarita Guzi me pasaportë BD 9777848 Konfeksione, Harti Guzi me pasaportë BI9777835 Konfeksione, Valdete Smakaj me pasaportë BC 6921761...Po të jap edhe një rast tjetër tepër flagrant, po që ndodh shpesh. Para 10 ditësh këtu kaloi një kontrabandë si kerazinë dhe ishte naftë e pastër nga Egjipti dhe i shpëtoi taksës 15 000 euro. Erdhi me kontenier. .. Paguan, aq sa një qese bosh...”

Lista me emra është pafund. Dhe kur gazeta e pyet a i ka denoncuar këto ai përgjigjet:

“...Para një muaji kam dërguar mesazh në telefonat e kryeministrit, 0692099410 dhe 0692000410 dhe nuk kam marrë deri më sot asnjë përgjigje dhe më e keqja, asgjë nuk ka ndryshuar e të jetë shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës.Po kështu i jam drejtuar nëndrejtorit të kontrabandës, zotit Aziz Marku në telefonin 0664151517 dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, zotit, Flamur Gjylysha në telefonin 0664151209 dhe asgjë...”

Gazeta e shoqëron intervistën me këtë foton që kemi shoqëruar edhe ne shënimin, ku duket Berisha me një person tjetër por nuk saktëson për kë bëhet fjalë. Fotoja nuk ka diçiturë. A thua do ketë ndonjë reagim nga prokuroria apo të tjerë për një denoncim si ky? Gënjen? E vështirë që një gënjeshtar të japë kaq shumë detaje. (A.N.)

Intervista e plotë:
http://gazetatelegraf.com/ja-si-zbatohet-skema-e-kontrabande...

Comments

Submitted by ben (not verified) on

Pse habiteni?Te gjithe e dime kete lloj sporti qe behet neper doganat shqiptare,dhe nuk ka ndodhur dhe do te ndodhe gje.Ne korrupsionin e kemi tek surrati,cdo shqiptar e

sheh per dite.Si ka mundesi qe nje doganier,shef policie,drejtora neper administrata,ministra e zv ministra, deputete etj,hyjne breke grisur ne pune,dhe e perfundojn ate me 3-4 apartamente dhe shume euro,dhe prokuroria  per be se ka pyet ndonje nga keto,Ku i gjetet leket?

Submitted by ben (not verified) on

Pse habiteni?Te gjithe e dime kete lloj sporti qe behet neper doganat shqiptare,dhe nuk ka ndodhur dhe do te ndodhe gje.Ne korrupsionin e kemi tek surrati,cdo shqiptar e

sheh per dite.Si ka mundesi qe nje doganier,shef policie,drejtora neper administrata,ministra e zv ministra, deputete etj,hyjne breke grisur ne pune,dhe e perfundojn ate me 3-4 apartamente dhe shume euro,dhe prokuroria  per be se ka pyet ndonje nga keto,Ku i gjetet leket?

Submitted by Anonim (not verified) on

Shikon jo ai qe ka sy, por ai qe do te shohe.

Prokuroria shqiptare di gjithecka ( e kush nuk i di ne fakt) por nuk ka sy te shohe.

Kjo eshte fatkeqesia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.