Arkiv-Lajme
U tallën me Putinin, këto tri vajza muzikante presin sot dënimin për huliganizëm
Një gjykatës rus do të jap vendimin sot për tre vajzat e një grupi muzikor pank të akuzuara për huliganizëm për interpretimin e një kënge ku vihej në lojë presidenti Vladimir Putin.
Të tri vajzat hynë në katedralen Krishti Shpëtimtar në muajin shkurt, duke realizuar një këngë të çastit me një tekst që tallte Vladmir Putin.
Prokurorët thanë në argumentat mbyllëse javën e kaluar se interpretimi ishte ofendues "për kishën edhe për besimtarët e saj".
Ali Ahmetit nuk i lejohet pjesëmarrja në varrimin e Xhaferit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të intelektualit dhe politikanit, njëherësh kryetar nderi i PDSH-së, Arbën Xhaferi.
Burime të “Zhurnal”-it pranë partive politike, thonë se Ahmeti ka marrë përgjigje negative nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në kërkesën e tij për t’iu bashkëngjitur ceremonisë mortore me sqarimin e vetëm se “nuk është i mirëseardhur”.
Arbën Xhaferi nderohet më shumë nga publicistët e Tiranës
Një numër i madh publicistësh, gazetarësh e politikanësh janë vënë prej dy ditësh të thonë diçka për Arbën Xhaferin. Janë nga Tirana, Tetova e Prishtina, por në këtë mes bie në sy fakti që më së shumti kanë shkruar njerëzit e Tiranës dhe më pak ata të Prishtinës. Në shtypin e Prishtinës ish, sidoqoftë, një artikull shumë i mirë i Shkëlzen Maliqit, që e ka njohur Xhaferin qysh në kohët e studimeve të larta në Beograd, por edhe ndonjë shkrim tjetër tek-tuk, si ai i regjizorit Arben I. Kastrati apo ai i Behgjet Pacollit.
Në Kushtetutë i gjeti shtigjet dhe Hitleri - thotë Moisiu dhe i quan privatizimet e Imamit "punë biznesi, jo punë ushtrie"
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu - që për shkak të postit të kreut të shtetit ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë për 5 vite me radhë - ka hequr një paralele të ashpër duke e krahasuar situatën e sotme të vendit me situatën kur në Gjermani erdhën në pushtet nazistët.
"Edhe Kushtetuta e Republikës së Vajmarit që ishte në Gjermani para vitit 1933 ishte nga më të përparuarat në kohën e vet. Por ajo solli në fuqi Hitlerin, pavarësisht se në rrugë paqësore, por kjo Kushtetutë i hapi shtigjet" - citohet Moisiu nga e përditshmja shqiptarja.com.
Sa burra e firmosën Pavarësinë e Shqipërisë?
Aleksandër Meksi po punon në hartimin e një albumi historik rreth Pavarësisë. Në një intervistë me Skënder Minxhozin për “Java” ai jep edhe disa info mbi deklaratën origjinale që doli nga Kuvendi që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Dhe del që ende pas 100 vitesh nuk kemi një numër të saktë të atyre burrave që firmosën aktin në fjalë. Thotë Meksi: “...Unë jam duke punuar me një grup njerëzish për botimin e një albumi që lidhet me 100-vjetorin e Pavarësisë, një album historik.
Kush e përcolli Arbën Xhaferin për në banesën e fundit?
Gazetat, teksa raportojnë lidhur me ceremoninë e përcjelljes së Arbën Xhaferit për në banesën e fundit, janë të fokusuara tek prania e politikanëve shqiptarë atje. Por nuk ka qenë e vështirë për ta bërë këtë raportim, pasi politikanët dhe dinjitarët shtetërorë kanë qenë të paktë. Nga Kosova ‘zyrtare’ ka qenë Behgjet Pacolli. Ndër udhëheqësit politikë ra në sy Albin Kurti, kreu i Vetvendosjes. Nga Shqipëria kishin shkuar Edi Rama, Ilir Meta, Pandeli Majko, Astrit Patozi.
Dy fakte për Vacllav Havelin; duke folur për Arbën Xhaferin
Kujt i kushtohet, vallë, shkrimi i Preç Zogajt me titull “Një fenomen intelektual në politikë”? Është pyetja më e thjeshtë në botë: Arbën Xhaferit, që sapo është ndarë nga jeta. Përveç kësaj, ka një konsensus gati të plotë se Arbën Xhaferi mbeti intelektual gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte tërësisht i angazhuar në politikën aktive e konkrete. “Si Ibrahim Rugova dhe Vacllav Havel”, thotë Zogaj, teksa ilustron ‘fenomenin intelektual në politikë’ me modele të tjerë.
Të jetë rastësi ?!
Në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook po qarkullon një logo e cila ka ngjashmëri me logon e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Logoja në fjalë është krijuar për të njëjtat arsye, për të kremtuar 50 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Trinidat & Tobago. Ngjashmëria mes dy logove është e dukshme në stil dhe ngjyra, ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim të autorit, qoftë për t'u distancuar nga një kopje e mundshme, ose për të pranuar se në fakt është frymëzuar nga kjo logo për të krijuar atë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ç'dimë sot rreth Shqipërisë enveriste? - pyet Schmitt dhe e quan 'Enverin' e Fevziut "libër me anekdota"
“Sundimi i tmerrit” e quan Oliver Jens Schmitt një shkrim për Shqipërinë të botuar disa ditë më parë në Neue Zürcher Zeitung (Feuilleton, Fq. 49, 21 Juli 2012).
“Shqipëria e ka të vështirë të përpunojë të kaluarën e saj. Ndërsa në shtetet e Evropës Lindore përpunimi faktik dhe moral i komunizmit ka filluar të paktën pjesërisht, në Shqipëri nuk ndodh pothuaj asgjë. Shoqëria është akoma shumë e kushtëzuar nga koha e Enver Hoxhës për të guxuar të hedhë vështrimin e saj në tmerret e së kaluarës” – shkruan Schmit. Ja disa pjesë nga artikulli i tij:
"Po ku ta dinim ne që ata ishin vrasës, ata nuk na e thanë" (?!)
Dy policë ruanin viktimën e krimit të djeshëm në Elbasan. Sipas shtypit të sotëm njëri rrinte në kat të pestë e tjetri në kat të parë, pasi Gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” për të ekzekutuarin (një 40 vjeçar i akuzuar për një vrasje, që jetonte prej 2 vitesh e gjysëm brenda mureve të shtëpisë). Veç arrestit shtëpiak, viktima ishte dhe gjysëm i paralizuar nga një “hedhje nga lartësia gjatë një ndjekje të policisë” – siç saktësohet në mediat ku flitet gjerësisht për lajmin.