Arbën Xhaferi nderohet më shumë nga publicistët e Tiranës

Postuar në 17 Gusht, 2012 07:48

Një numër i madh publicistësh, gazetarësh e politikanësh janë vënë prej dy ditësh të thonë diçka për Arbën Xhaferin. Janë nga Tirana, Tetova e Prishtina, por në këtë mes bie në sy fakti që më së shumti kanë shkruar njerëzit e Tiranës dhe më pak ata të Prishtinës. Në shtypin e Prishtinës ish, sidoqoftë, një artikull shumë i mirë i Shkëlzen Maliqit, që e ka njohur Xhaferin qysh në kohët e studimeve të larta në Beograd, por edhe ndonjë shkrim tjetër tek-tuk, si ai i regjizorit  Arben I. Kastrati apo ai i Behgjet Pacollit. Ndërsa në shtypin e Tiranës kanë shkruar brendsa 48 orësh Mero Baze, Mentor Nazarko, Bardhyl Minxhozi, Bislim Ahmetaj, Preç Zogaj, Alfred Lela, Aleksander Çipa, etj. Shumë të tjerë kanë patur ratsin të flasin për gazetat e televizionet, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Besnik Mustafaj, etj.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.