Arkiv-Lajme

Sali Berisha (çuni) në SMS-të e Nazimes... Dhe "mediat e kategorisë së tretë" sipas Vehbiut

Postuar në 16 Gusht, 2012 07:45

"…Gjafsha ty dhe çuni i Sali Berishës nuk ja hudhë sytë  që nuk mja vle që të kam më të bukur ty  jo zejbëj që me përmen jeta ime mos me e hum se jetën time ta kam kushtu ty ti në gjoftë se nuk të pëlqej më hep helm ose kur të vij ke shpija jote ti laj të gjitha..”.

Sondazhi: 2 % e shqiptarëve shkojnë në xhami, 54 % besojnë te... syri i keq (!)

Postuar në 16 Gusht, 2012 06:43

Myslimanët në botë janë të bashkuar në besimin në Zot dhe profetin Muhamed, por ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me shumë aspekte të tjera të besimit - përfshirë rëndësinë e fesë në jetë, praktikat e pranueshme për Islamin dhe përkushtimin e besimtarëve në zbatimin e rregullave fetare, - vë në pah raporti i fundit i Forumit mbi Religjionin dhe Jetën publike të organizatës The Pew Research Center. Organizata ka kryer më shumë se 38 mijë intervistave në mbi 80 gjuhë në ndryshme të zhvilluara në 39 shtete, ku hyjnë edhe Shqipëroa e Kosova.

Veni a xan...

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:59

Besart Kallaku, aktori i njohur i humorit, të cilin publiku e njeh më së shumti si “Gjini i Portokallisë”
është edhe këngëtar. Por video-klipet e tij kanë një të veçantë: teksti dhe fabula rrotullohen përherë tek “katunarizmi” si kulturë sjellje që sipas asaj që Besarti thotë në një intervistë në të përditshmen “Shekulli” duhet të ironizohet dhe të përmirësohet nëpërmjet humorit.

Ç'mendonte Arbën Xhaferi për politikanin, intelektualin, tolerancën, udhëtimet, vetizolimin, homoseksualitetin etj

Postuar në 16 Gusht, 2012 03:35

Gazetari Enver Robelli, në librin “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit” (Botimet Koha, 2011) bën një dialog të gjerë me Arbën Xhaferin për nocionet politike, proceset historike, si dhe për fenomene të tjera të botës shqiptare në rajon. Nga kjo intervistë shkëputëm disa pjesë ku Xhaferi jep përkufizimet e tij për politikanin, tolerancën, udhëtimet, vetizolimin etj. Arbën Xhaferit i jepet sot lamtumira me një ceremoni në orën 12.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë ku do bëhen homazhe para trupit dhe më pas do përcillet për në varrezat e qytetit.

Plasari: Kadare, nonsense për të vënë buzën në gaz, Qose ngatërron Stambollin me Jeruzalemin

Postuar në 15 Gusht, 2012 14:02

I pyetur për debatin Qose-Kadare, në një intervistë me dy pjesë në të përditshmen “Shekulli”, Aurel Plasari thotë se Kadare ka nonsense për të vënë buzën në gaz, kurse Qosja ngatërron Stambollin me Jeruzalemin. Pasi vë në dukje që “debate të tilla për çdo komb janë të dobishme” , por edhe që “debatuesit mund të mos e kuptojnë këtë fat të kulturës e ky mbetet problem i tyre dhe i dy taborëve që mbrapa tyre pozicionohen”, Plasari shton: “...Në këtë debat nuk kam ndërhyrë veçse në mënyrë anësore, padashtë.

Neonazistët grekë u kundërpërgjigjen kuqezinjve të AK-së në Kanalin e Korfuzit

Postuar në 15 Gusht, 2012 13:51

Para ca ditësh, aktivistët e Aleancës Kuqezi (AK) vendosën flamuj lundrues kuqezi në Kanalin e Korfuzit, përgjatë vijës që tradicionalisht është njohur si kufiri ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai aksion synonte të sfidonte marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare për ndarjen e ujrave teritoriale, e cila, sipas Myslym Pashajt, Sekretarit të Përgjithshëm të AK-së, do të mbetet e njëjtë me atë që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Arbëni përcillet nesër në 13.30 në Tetovë

Postuar në 15 Gusht, 2012 13:13

PDSH-ja e Maqedonisë ka bërë të ditur se “të enjten (16 gusht 2012) në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do të mbahet një mbledhje komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e Arbën Xhaferit, do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit".

Arbën Xhaferi nuk jeton më

Postuar në 15 Gusht, 2012 10:00

UPDATE: Press Zhurnal me qendër në Shkup njoftoi sot pasdreke se “kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin. “I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski”.

“Klinika Neurokirurgjikale e Shkupit, ku ishte dërguar para 7 ditësh pas një hemorragjie cerebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë deklaron se z. Xhaferi ndërroi jetë sot në ora 15:50 minuta” – shkruan Europa e Lirë.

Do na shpëtonte "mbikqyrja elektronike" nga ndonjë prej këtyre krimeve pa fund?

Postuar në 15 Gusht, 2012 09:46

Një vrasje tjetër është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në vijim të një gushti përgjatë të cilit nuk kanë të sosur të vrarët nga krimi dhe aksidentet. Viktima e këtij krimi të ri është një 35 vjeçar me emrin Gentian Beqiri (viktima njihej edhe me një emër tjetër sipas sajteve online të gazetave). Ai ishte i dënuar me ‘arrest shtëpie’ dhe si rregull ruhej nga një togë policie. (hera e dytë që vritet dikush nën arrest shtëpie, pas Arjan Selimit, edhe ky me dy emra). Atentati ka sjellë më pas edhe një tjetër viktimë.

Priska ku jeton (edhe) Mustafaj dhe “shqiptarët e jashtëzakonshëm” nga Nishani te Imami

Postuar në 15 Gusht, 2012 07:19

Ata që banojnë në katet e larta të Tiranës, mund të kenë parë këto netë një zjarr masiv që në vështrim të parë dhe në mes të një errësire të plotë, të impresionon. Ashtu i shkëputur dhe në distancë nga dritat e fundit të kryeqytetit duket si një "rreth" gjigand flakësh në qiell. Pylli i Priskës prej 4 ditësh po digjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme