Arkiv-Lajme

Pjerin Ndreu Flamur Nokës: O Mulo, nuk je për atë punë!

Postuar në 14 Gusht, 2012 08:34

Pjerin Ndreu, ish drejtues policie, dhe sot njeriu që mbulon çështje të sigurisë në PS, i ka shkruar një letër ministrit të Rendit Publik. Në një artikull të shkruar me teknikat e me zhargonin e gjuhës së folur, Ndreu e përqesh ministrin për inkompetencën gjatë gjithë kohës, dhe në një moment zë t’i shpjegojë se pse policia është e sëmurë rëndë. Nuk ka një shkak të vetëm; ka disa shkaqe (gjithnjë, sipas Pjerin Ndreut):

- Policia nga 6 drejtuesit kryesorë, 4 i ka jashtë arsimit e formimit policor.

Drejtoria e shërbimeve qeveritare si zëdhënësja e PD-së!!!!

Postuar në 14 Gusht, 2012 08:02

Drejtoria e shërbimeve qeveritare është një institucion publik. Ajo kryen shërbime në favor e në të mirë të qeverisë, por ajo nuk ka pse të njëjtësohet me qeverinë. Mirëpo, në një reagim që ajo ka bërë pas një kronike të televizionit Top-channel lidhur me një vilë që administrohet prej saj në Vlorë (vilë e kryeministrit, thosh Top-channel), kjo drejtori përdor një gjuhë të ndyrë politiko-elektoprale. Në fakt, po ta shohësh me kujdes, duket që është e shkruar nga kryeministri d.v.; por edhe sikur të mos ishte kështu, gjuha do të ishte e ngjashme me atë që përdor kryeministri ditë për ditë.

Vetgjyqësia e Nazmije Vishës, dhe mesazhi i rrjeteve sociale: Ia bëri mirë!

Postuar në 14 Gusht, 2012 05:51

“Fiqiri Muça e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht. E ka mbajtur 11 ditë. Ai donte ta trafikonte. Ai u çonte mesazhe të gjithë pjesëtarëve të familjes. Nazmijes po se po, por edhe gjyshërve e xhaxhallarëve të saj. U thoshte ‘do ju pres’ e ‘do ju vras’”.

A. Krasniqi: Keqkuptimi i qeverisë lidhur me Visho Ajazin

Postuar në 14 Gusht, 2012 05:09

Zëdhënësja e qeverisë, njëherësh ministre e integrimit, u shfaq para gazetarëve pardje për të thënë të vetën në debatin mbi kreun e ri të SHISH-it, dhe sipas Afrim Krasniqit që ka shkruar për shqiptaren.com, “nuk mbrojti praktikën proceduriale të ndryshimit të kreut të SHISH-it, por apriori dhe mbi bazën e logjikës tiranike tha se shumica ka të drejtë të marrë çdo vendim dhe se në çdo vend demokratik SHISH është pjesë e ekzekutivit”. Është po Afrim Krasniqi që komenton këtë qëndrim të zëdhënëses së qeverisë:

Ambasadori azerbajxhanas: TAP-i edhe mund të dështojë; mund të preferohet Nabucco

Postuar në 14 Gusht, 2012 04:55

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Rahman Mustafajev, hedh pak dritë mbi projektin 40 miliardë dollarësh TAP (Trans Adriatic Pipeline), për të cilin ka kohë që flitet. Është fjala për një gaz sjellës që do të nisë nga deti Kaspik e do të përfundojë në anën tjetër të Adriatikut, në Itali, duke përshkuar më parë vende si Turqia, Greqia e Shqipëria. Ishte krijuar ideja se TAP është një projekt i privilegjuar nga pala azerbajxhanase, por nga intervista që ambasadori i ka dhënë Genc Kondit të shqiptares.com marrim vesh se nuk është kështu.

Prishtina bën tok njerëzit e kulturës, por lajmet mbi këtë ngjarje janë të thata

Postuar në 14 Gusht, 2012 04:37

Mass-media ka informuar (jo dhe aq shumë, në fakt) mbi një seminar të Prishtinës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Është një seminar i përvitshëm, dhe ky i këtij viti është i 31-jti, gjë që do të thotë se është shndërruar tanimë në një traditë. Në lajmet e dhëna thuhet se kanë marrë pjesë akademikë e studjues të Tiranës e të Prishtinës, përfaqësues të tjerë të kulturës shqiptare, albanologë nga të gjitha vendet e botës, por nuk krijohet një ide e qartë se kush kanë qenë ata që janë mbledhur, cilët janë nga Tirana, cilët nga Prishtina e cilët të huaj kanë marrë ftesë.

Re.Pu.

Fareed Zakaria i parë si viktimë e ‘sistemit të vet’

Postuar në 13 Gusht, 2012 14:50

Gazetari dhe autori i njohur amerikan, Fareed Zakaria kërkoi ndjesë publikisht për plagjaturën e kryer (kemi informuar mbi këtë gjë në dy shënime tonat), por shumëkush nuk është mjaftuar me kaq.

Pse merresh me politikë? Dhe Vangjel Tavo përgjigjet ...

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:28

Një nga pyetjet që i bëhen Vangjel Tavos, ish-deputet i PS-së, sot i bashkuar me LSI-së, në një intervistë të gjatë të natyrës intime për Gazetën Shqiptare, është e pritshme, por është nga ato pyetje, ku rëndom një politikan ka gjëra për të thënë: “Pse vendosët të hyni në politikë?” Mirëpo, përgjigja është shumë e thatë, cliché, shumë impersonale. Mund të ishte më origjinal. Ja përgjigja:

Beqja: Qeveria e ka shkelur keqazi premtimin për borxhin publik

Postuar në 13 Gusht, 2012 11:42

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, Ilir Beqja, Sekretari i programit të PS-së, jep alarmin për nivelin e lartë të borxhit publik, i cili arriti në nivelin 801 miliardë lekë (rreth 725 milionë dollarë) në fund të tremujorit të dytë. Po t'i besojmë shifrave të qeverisë për nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), thotë Beqja, kemi arritur në shifrën relative të borxhit publik 58.9% të PBB-së, e cila është shumë afër kufirit ligjor 60%.

Si u shndërrua një 18 vjeçare në vrasëse?

Postuar në 13 Gusht, 2012 10:21

Banorët e fshatit Krrabë, në periferi të Tiranës janë bërë dëshmitarët e një vrasjeje të paralajmëruar. 18-vjeçarja Nazmije Visha nga fshati Vilë ka vrarë në mesnatë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, pas një historie intime plot me mistere që dyshohet se ka nisur që kur autorja e krimit ishte vetëm 14 vjeçe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme