Arkiv-Lajme

Pak minuta ka zgjatur dorëzimi i detyrës në SHISH

Postuar në 11 Gusht, 2012 04:43

Sipas së përjavshmes Java, që ka patur një bisedë shumë të kursyer me ish-kreun e SHISH-it, Bahri Shaqirin (ky i fundit ka nxjerrë nga goja jo më tepër se dy-tri fraza pa ndonjë interes gazetaresk), Presidenca, me të marrë vendimin e shkarkimit, e ka futur urdhërin në një zarf të dyllosur, dhe e ka nisur me porosinë që t’i bjerë në dorë kreut të shërbimeve sekrete. Në shkresën e nisur shkruhej ajo që tanimë është marrë vesh: Me propozim të kryeministrit liroj nga detyra drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqirin, dhe emëroj në këtë detyrë Visho Ajazi Likën”.

Sequi bën të paditurin, por shenjat janë që statusi nuk do t’na jepet

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:56

Edhe dy muaj na ndajnë nga muaji tetor, kur do të publikohet progres-raporti i BE-së mbi Shqipërinë e kur do të merret vesh nëse Brukseli do t’na e japë, apo do t’na e refuzojë sërish statusin e vendit kandidat. Por ç’mendohet në Bruksel? Do t’na e japin këtë status? Në fakt, ky opinion është ende një mister. Me siguri, atje e kanë vendosur këtë gjë, por nga ‘bunkeri’ Bruksel nuk ka asnjë rrjedhje informacioni. Ndërsa në Tiranë, ambasadori i BE-së, Sequi, sa herë që e pyesin mbi këtë çështje, bën të paditurin.

Servet Pëllumbi: Duhet të bëjmë çmos të ndalojmë rikhtimin e vitit 1997

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:41

Reporteri i shqiptares.com, Jakin Marena, ka folur në telefon me Servet Pëllumbin lidhur me shkarkimin e kreut të SHISH-it dhe me emërimin në vend të tij të një veterani të regjimit ‘Berisha 1’. Dhe e ka gjetur Pëllumbin me po atë shqetësim që vihet re në një pjesë të mirë të opinionit publik e politik. “Ta gëzojmë [këtë që ndodhi], pasi Berisha si gjithnjë është pëprpjekur të kapë institucionet.

Braçe: Ja faktet që Berisha e ka vonuar 7 vjet rrugën Levan-Tepelenë

Postuar në 10 Gusht, 2012 16:10

“E mbani mend që [Berisha] një javë më parë shkoi diku pas Fierit e bëri sikur inauguroi rrugën Levan- Tepelenë?

Fareed Zakaria bën plagjiaturë

Postuar në 10 Gusht, 2012 14:08

Fareed Zakaria është një kolumnist i revistës Time dhe një moderator i një programi në CNN (Global Public Square), të cilin në Shqipëri e njohim si autor të librit ‘E Ardhmja e Lirisë’ (The Future of Freedom), në të cilin ai flet për demokracisë iliberale të llojit të Shqipërisë (pa e përmendur Shqipërinë, sigurisht). Zakaria është një gazetar dhe autor i vlerësuar në SHBA, por këto ditë e kanë kapur ‘me presh në duar’. Saktësisht i kanë kapur në një shkrim të tijin në Time një paragraf të dikujt tjetër, të cilin ai e kish marrë pa e cituar. Dhe tani ai akuzohet për plagjiarizëm.

Është sistemi qeverisës në Perëndim më i miri që mund të ekzistojë?

Postuar në 10 Gusht, 2012 13:16

Njëzet vjet më parë, Francis Fukuyama shkruante se kishim arritur në “fundin e historisë”, dhe me këtë donte të thosh se sistemi qeverisës i demokracisë liberale kish provuar të ish “forma finale dhe më e mirë e qeverisjes në këtë botë”. Kjo tezë e tij është vënë në diskutim qsyh në krye të herës, por tani ca e cave u duket sikur ka ca arsye më shumë për ta parë me dyshim.

Bamir Topi në Zërin e Amerikës: Në qeverisje është futur fryma totalitariste

Postuar në 10 Gusht, 2012 12:11

Bamir Topi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, në të cilën është folur edhe për ngjarjen më të fundit, atë të shkarkimit të kreut të SHISH-it. “Shkarkimi i kreut të SHISH-it padyshim që sjell shumë pikëpyetje për ecurinë e këtij institucioni, i cili për hir të së vërtetës ka qenë një institucion që arriti në standarde të larta, duke iu larguar atyre institucioneve që kishin ndikim nga politika,” tha ai, dhe pak më poshtë e bëri të qartë shqetësimin e tij: Ka simptoma të qarta të një politike totalitariste që Shqipëria e ka flakur që në vitin 1992.

Është sistemi qeverisës në Perëndim më i miri që mund të ekzistojë?

Postuar në 10 Gusht, 2012 11:57

Njëzet vjet më parë, Francis Fukuyama shkruante se kishim arritur në “fundin e historisë”, dhe me këtë donte të thosh se sistemi qeverisës i demokracisë liberale kish provuar të ish “forma finale dhe më e mirë e qeverisjes në këtë botë”. Kjo tezë e tij është vënë në diskutim qsyh në krye të herës, por tani duket sikur ka ca arsye më shumë për ta parë me dyshim.

Gjuha kineze në Francë

Postuar në 10 Gusht, 2012 10:39

o shumë kohë më parë, turistët amerikanë dhe japonezë ishin dy grupet që shpenzonin më tepër në Francë. Kjo po ndryshon. Gjatë këtyre muajve të verës, industria e turizmit francez po kërkon të përmbushë kërkesat e një tjetër grupi klientësh me fuqi blerëse të madhe: turistët kinezë. Kjo është një nga arsyet kryesore për të cilën shumë francezë kanë vendosur të mësojnë gjuhën kineze.

Myslimanët në botë: Uniteti dhe diversiteti

Postuar në 10 Gusht, 2012 09:14

"Myslimanët në botë janë të bashkuar në besimin në Zot dhe profetin Muhamed, por ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me shumë aspekte të tjera të besimit - përfshirë rëndësinë e fesë në jetë, praktikat e pranueshme për Islamin dhe përkushtimin e besimtarëve në zbatimin e rregullave fetare", vë në pah raporti i fundit i Forumit mbi Religjionin dhe Jetën publike të organizatës The Pew Research Center.
Në kuadër të më shumë se 38 mijë intervistave në mbi 80 gjuhë në ndryshme të zhvilluara në 39 shtete, hyn edhe Kosova.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme