Bamir Topi në Zërin e Amerikës: Në qeverisje është futur fryma totalitariste

Bamir Topi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, në të cilën është folur edhe për ngjarjen më të fundit, atë të shkarkimit të kreut të SHISH-it. “Shkarkimi i kreut të SHISH-it padyshim që sjell shumë pikëpyetje për ecurinë e këtij institucioni, i cili për hir të së vërtetës ka qenë një institucion që arriti në standarde të larta, duke iu larguar atyre institucioneve që kishin ndikim nga politika,” tha ai, dhe pak më poshtë e bëri të qartë shqetësimin e tij: “Ka simptoma të qarta të një politike totalitariste që Shqipëria e ka flakur që në vitin 1992. Brenda dy- tre javësh keni parë ndryshime të rëndësishme në institucione kushtetuese dhe janë të gjitha kandidatura politike të mazhorancës ... Tentativa e kryeministrit është e qartë: për të kapur çdo institucion dhe për të futur frymën totalitariste në vitin 2012”.
Këtë situatë dramatike ai e sheh dhe si një apel që i bëhet atij personalisht për t’mos u vonuar me përurimin e një stine të re politike: “Nëse kam pasur një mëdyshje, tani unë e them se tani është detyrim për të hyrë në politikë. Në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit do të nis karrierën politike me FRD”.
Re.Pu.
Comments
Shqiperia nuk e ka flakur
<p>Shqiperia nuk e ka flakur politiken totalitariste ne vitin 1992, fatkeqesia e Shqiperise qendron tek njerezit si Bamir Topi te cilet mendojne se gjerat kane shkuar ne rregull edhe ne vitet 1992-1997, sipas tyre Berisha ka qene ne rregull per sa kohe ata i shkonin prapa.</p>
Add new comment