Arkiv-Lajme

Ka qenë Thaçi që e ka gjetur Xhaferrin në shtëpi pa ndjenja

Postuar në 10 Gusht, 2012 07:55

Informacionet që vijnë nga Shkupi flasin ende për një gjendje të rëndë shëndetësore të Arbën Xhaferrit. Por ndërkohë saktësohen rrethanat, në të cilat ai është gjendur në koma. Ka qenë i vetëm në shtëpi, pasi familja e tij e ndan kohën e qëndrimit midis Prishtinës e Tetovës. Në një moment, shoferi i tij është shqetësuar nga fakti që ai nuk po bëhej i gjallë. Por nuk ka guxuar të hyjë e të interesohet, e për këtë arsye ka marrë në telefon njerëzit e Menduh Thaçit, pasardhësit të vet në krye të PDSH-së.

Nazarko: Berisha e komprometoi presidencën shumë shpejt

Postuar në 10 Gusht, 2012 07:00

Në një shkrim të vetin me titull “Pikëpyetje të frikshme”, Mentor Nazarko numëronte arsyet pse Berisha e bëri tani zëvendësimin e Bahri Shaqirit me Visho Ajazin. Dhe një arsye ish më interesante se të tjerat. Ja ç’thosh Nazarko në këtë shkrim: “Ky veprim është zgjedhur të bëhet në muajin e parë të mandatit presidencial të Bujar Nishanit. Në këtë ngut të Kryeministrit për ta detyruar Presidentin të firmosë një akt kaq të rëndësishëm, ka shumëçka që nuk mban erë të mirë.

Reagimi përtac e jo zyrtar i SHBA-ve merr vëmendje më tepër se sa duhet

Postuar në 10 Gusht, 2012 05:32

Të gjitha gazetat i kanë kushtuar vëmendje reagimit të ambasadës amerikane pas shkarkimit të Bahri Shaqirit dhe emërimit në vend të tij të Visho Ajazit, i cili (reagimi pra) ka qenë tepër përtac, fjalëpak, gati në kufijtë e një belbëzimi, dhe si i ndrojtur, mú si të kenë pasur frikë se mos lëndojnë paqen e relaksit e shtendosjes së stinës. “SHBA-të janë të befasuara, dhe ngrejnë pikëpyetje për kohën dhe motivet e këtij shkarkimi” – ky ishte reagimi që u publikua fillimisht në Tema online e që më pas u mor nga të gjithë të tjerët.

Visho Ajazi Lika në titujt e gazetave të sotme

Postuar në 10 Gusht, 2012 05:06

Njeriu që u zgjodh në krye të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, ka qenë personazh i titujve kryesorë të gazetave të sotme. Shqipi e kish hapur gazetën me lajmin, që kish të bënte me të. “SHISH,  rikthim në kohën e Gazidedes”, thuhej me gërma të mëdha poshtë kokës së gazetës. Në Mapo, në titullin kryesor, Visho Ajazi identifikohej si ‘ish-shefi i kundër zbulimit në krye të SHISH-it’.  Shekulli kish një titull më dramatik: Bie SHISH-i, kthehet SHIK-u i Gazidedes. Shqiptarja.com i rri alarmit të Shekullit, por me një frazë më përshkruese: SHISH-i: Rikthehet njeriu i Gazidedes.

Kush është Visha Lika?

Postuar në 10 Gusht, 2012 04:44

Gjatë 20 orëve të fundit, të gjithë janë duke pyetur se kush është kryetari i ri i SHISH-it, Visho Lika, për të cilin deri më tani, qysh pas vitit 1997 nuk është kujtuar njeri, ndonëse e kemi pasur nëpër këmbë? Anila Basha e ndriçon portretin e Likës në mënyrën e vet. Ja ç’thotë ajo në shkrimin e saj për shqiptaren.com:

Andrea Stefani versus Fatos Lubonja

Postuar në 10 Gusht, 2012 04:34

Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për Zëri e Amerikës ku, sipas Andrea Stefanit, bëhet shpërndarja e fajeve mes maxhorancës dhe opozitës. Është një tezë që Stefanit nuk i rri mirë, dhe këtu gjen rast ta thotë të vetën, sidomos lidhur me frazën e Lubonjës, se “klasa politike gjatë këtyre 20 vjetëve dhe mazhoranca gjatë këtyre 8 vjetëve në pushtet nuk kanë rrëfyer ndonjë vullnet për të luftuar korrupsionin; përkundrazi, ata janë protagonistët kryesorë të korrupsionit në Shqipëri”.

Shënim retrospektiv: Ndërrimi i kreut të SHISH-it

Postuar në 09 Gusht, 2012 20:43

Berisha synoi ta vinte nën kontroll Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH) që pas riardhjes në pushtet në 2005-ën, kur propozoi që ky shërbim të vihej në varëtsi të Ministrisë së Brendëshme. Por ai hasi në rezistencën e partnerëve tanë strategjikë, sidomos të SHBA-së, dhe u tërhoq. Më pas Berisha provoi që të ndryshonte ligjin mbi SHISH-in, por përsëri hasin në rezistencën e partnerëve tanë strategjikë, sidomos të SHBA-së, dhe përsëri u tërhoq.

Usain Bolt hyn në histori: Fiton për herë të dytë 100 e 200 metrat

Postuar në 09 Gusht, 2012 15:36

Pritej me padurim gara finale e 200 metrave për meshkuj në Olimpiadën e Londrës. Së pari ngaqë në korsinë 7 do vraponte Usain Bolt, e së dyti ngaqë Usain Bolt kish premtuar me fjalët e me formën e tij një rezultat historik: do të bëhej atleti i parë që do të fitonte garat e 100 e 200 metrave në dy olimpiada njëra pas tjetrës.

PS-ja: Shërbëtori i Saliut emëron në krye të SHISH-it shërbëtorin e Saliut

Postuar në 09 Gusht, 2012 14:11

Socialistët e kanë parë lojën berishiane që u bë në kreun e SHISH-it edhe si një rast për t’i kujtuar publikut saktësinë e qëndrimeve të veta në momentin presidencial. Deputeti Besnik Bare ka dalë përpara gazetarëve dhe në një deklaratë disi të gjatë ka përmendur disa herë fjalën ‘shërbëtor’ në adresë rë Bujar Nishanit. “Opozita ka patur të drejtë kur kërkonte një President konsensual, dhe jo një shërbëtor (1 herë. Re.Pu.) të Saliut…. Opozita dyshonte se Presidenti i ri nuk do të ishte garant i unitetit kombëtar, por shërbëtor (2 herë. Re.Pu.) i Saliut.

Majko polemizon me Kuçin për tezën e traktatit të paqes Serbi-Kosovë

Postuar në 09 Gusht, 2012 12:42

Ish-kryeministri shqiptar në periudhën e luftës, Pandeli Majko ka hyrë ‘si i shtëpisë’ në debatin politik të Kosovës e për Kosovën, dhe ka polemizuar me një tezë të zv.kryeministrit Hajredin Kuçi. Ky i fundit ka hedhur idenë e një traktati paqeje mes Kosovës e Serbisë, dhe Majko e sheh këtë ide si jo fort të studjuar. Sipas KTV-së, që i referohet agjencisë Indeksonline, Majko është shprehur se “një traktat paqeje mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar, i cili do të ishte kryesisht Rezoluta 1244”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme