Arkiv-Lajme
Vasilika Hysi: Ja pse nuk mund të ketë referendum për imunitetet
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, deputetja e opozitës Vasilika Hysi komenton dhe idenë e PD-së për një referendum lidhur me imunitetin parlamentar. Dhe shpjegon pamundësinë kushtetutese të tij: “Kushtetuta rregullon çështjen e referendumit në disa nene (neni 150, 151, dhe 152) dhe 177. Në nenin 150 të Kushtetutës parashikohet e drejta e popullit mes 50 mijë shtetasve të kërkojë referendum për shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
Berisha merr SHISH-in: Rama i sulet Nishanit; FRD-ja dhe AK-ja kanë shpresë tek SHBA-të
I pari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar pas emërimit të kreut të ri të SHISH-it: ‘Për llogari të kryeministrit, Presidenti zëvendësoi Drejtorin e Shërbimit Sekret me një shërbëtor të Saliut, njësoj siç është dhe vetë. Çfarë turpi!’ Fryma e Re Demokratike, pas shkarkimit të Shaqirit, e konsideron Kryeministrin si ‘uzurpator të të gjitha institucioneve kushtetuese’. Sipas tyre, ‘Shqipëria po i largohet BE-së dhe standardeve të NATO-s dhe po shkon drejt modelit Llukashenko, e prandaj këmbanat e alarmit po bien për qytetarët shqiptarë’. Dhe shtojnë: ‘dhe për faktorin ndërkombëtar’.
Berishës po i ecin gjërat sipas planit: bie Shaqiri, ngrihet Ajazi Lika
Nishani, siç pritej e siç e kish paralajmëruar ai vetë në javët para betimit presidencial, noterizon pa bërë fjalë vendimin presidencial të lirimit nga detyra të kreut të SHISH-it, Bahri Shaqiri, dhe të emërimit në vend të tij të Visho Ajazi Likës. Asnjë gazetë nuk ka zhbiriluar mbi këtë emër me tri gjymtyrë, gjë jo fort e zakontë në Shqipëri; dikush që nuk e njeh mund ta marrë për grua me mbiemrin e vet ‘Lika’ dhe me mbiemrin e burrit ‘Ajazi’.
Arbën Xhaferri është në gjendje të rëndë shëndetësore
Pak pas mesditës së sotme, një numër sitesh e agjencish të informacionit në botën shqiptare kanë dhënë lajmin se Arbën Xhaferri, prej kohësh i sëmurë me Parkinson, është gjetur në banesën e e vet në gjendje kome. Është gjetur sot në orët e para të mëngjesit (nuk jepen detaje të tjera) në banesën e vet në Tetovë, dhe prej andej e kanë çuar në spitalin klinik të Shkupit.
Krimi ka zbritur në rrugë, ndërsa policia mbron billboard-et e PD-së!!!
Në urën e mbikalimit që lidh qytetin e Rrëshenit me autostradën ka pasur një konflikt mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake. E thotë një raportues lokal, Aleksandër Ndoja në një shkrim të vetin për Shekullin. Dhe motivi është një billboard i vendosur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike (në foto). Policia bashkiake, sipas Ndojës, ka kërkuar informacion mbi ligjshmërinë e një veprimi të tillë, lejen përkatëse, mandat-pagesën, etj, por kanë ndërhyrë forca të policisë për të mbrojtur billboard-in, ku shkruhej:" Rrugë të mbarë! 100 vjet pavarësi.
Tema e shqiptarja.com konfirmojnë: tirazhe të ‘zhdukura’ në gjithë qytetet e mëdha
Lidhur me mungesën e Shqipit, shqiptares.com dhe Temës në tezgat e shitjes së gazetave, shqiptarja.com në versionin online informon, se “qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm gazeta Shqiptarja.com, Tema, dhe gazeta Shqip janë ‘zhdukur’ nga pikat e shitjes në kryeqytet në Durrës, Fier e Patos, Shkodër, dhe në të gjitha qytetet e tjera të mëdha të vendit; persona të paidentifikuar kanë blerë në mënyrë të organizuar gjithë tirazhin e tre gazetave dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit në pikat ambulante të qyteteve kryesore nuk ka pasur asnjë kopje gazete”.
Krimi tek Fusha e Aviacionit: Policia nuk i është përgjigjur thirrjes tek 129
Shekulli i sotëm kish dalë me një titull që s’të lë indiferent: “Alo 129? Të përgjigjen një m….” 129 është numri i telefonit të policisë, që do duhej të ish aktiv 24 orë non stop, e ku normalisht pas dy a tre sinjalesh thirrjeje të qytetarëve do duhej të dëgjohej zëri: Alo, policia e Republikës jemi. Mirëpo, në Shekullin e sotëm jepet pretendimi i dikujt që ka provuar të marrë në telefon policinë nga vendi ku grabitësit vranë Fatbardha Tafën (Fusha e Aviacionit), dhe në këtë numër nuk i është përgjigjur askush.
Zhduken nga tregu gazetat që flasin për vendimin ‘bombë’ në Gjykatën e Tiranës
Një vendim i Gjykatës së Shkallës së parë, saktësisht i gjykatës së Tiranës, ka provokuar një tronditje në mjediset mediatike e politike të vendit.
Kinë: 67 vjeçarja blen një kukull seksi për të vënë nën kontroll trafikun e zhurmshëm
Është kineze. Quhet Lin Chen, 67 vjeç. Banon pranë një rruge të zhurmshme, ku kalojnë me shpejtësi makina e motoçikleta, shpesh edhe duke mos respektuar sinjalet e semaforëve atypari. Kjo gjë i ka krijuar aq shumë bezdi e stress, sa ka shkuar të ankohet në polici. Por pa dobi. Policia e ka marrë, me sa duket, për një trill e tekë senile. “Si i bëhet tani?”, duhet të ketë pyetur veten Lin Chen. Dhe në tru i ka lindur një ide jo e zakontë.
Kurti: Thaçi e Haradinaj janë “të destinuar” të bëhen bashkë
Do të bëhen bashkë Thaçi e Haradinaj në një koalicion të ri qeverisës? Shtypi ka hamendësuar në mënyrë këmbëngulëse mbi këtë gjë, por Thaçi e ka përgënjeshtruar më se njëherë. Kanë qenë përgënjeshtrime të ndrojtura, në të vërtetë, e prandaj jo vetëm nuk janë marrë seriozisht, por janë konsideruar si një mënyrë për të konfirmuar hamendjet.