Krimi ka zbritur në rrugë, ndërsa policia mbron billboard-et e PD-së!!!

Postuar në 09 Gusht, 2012 05:01

Në urën e mbikalimit që lidh qytetin e Rrëshenit me autostradën ka pasur një konflikt mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake. E thotë një raportues lokal, Aleksandër Ndoja në një shkrim të vetin për Shekullin. Dhe motivi është një billboard i vendosur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike (në foto). Policia bashkiake, sipas Ndojës, ka kërkuar informacion mbi ligjshmërinë e një veprimi të tillë, lejen përkatëse, mandat-pagesën, etj, por kanë ndërhyrë forca të policisë për të mbrojtur billboard-in, ku shkruhej:" Rrugë të mbarë! 100 vjet pavarësi. Nga forumi rinor i PD-së, Mirditë!"

Siç shihet e kanë çuar marrinë në kufij të skajshëm, jo thjesht që u shkon mendja të shkruajnë parrulla si kjo, por edhe që kanë kurajon të përdorin policinë në aksione të tilla në mbrojtje të një parrulle të tillë në një kohë që krimi mbretëron në rrugët e qyteteve të Shqipërisë.

M.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.