Arkiv-Lajme
Louise Mensch bën me dhembje koke Cameron-in: jep dorëheqjen
Portreti që shihni në foto nuk është i ndonjë fotomodeleje; as i ndonjë sportisteje që garon në Olimpiadën e Londrës. Është portreti i një deputeteje të parlamentit britanik. Quhet Louise Mensch, 42 vjeç, me profesion shkrimtare. Në fakt nuk është më deputete. Ka dhënë dorëheqjen. Qetë-qetë. Për arsye se “e ka të pamundur të gjejë një barazpeshë mes jetës politike dhe asaj familjare”.Ky është motivi i dorëheqjes, që e ka vënë në hall kryeministrin David Cameron (Louise Mensch është tory, dhe për shkak të vendimit të saj do duhet të mbahen zgjedhje në qytetin e Corby-t).
Preç Zogaj: Garat sportive që na nxjerrin “të palarat” dhe politika që s’pranon garë
“Sporti është e vetmja fushë ku jemi të detyruar të nxjerrim kokën nga rëra, të dalim nga katundi dhe të garojmë me vendet e tjera të kontinentit apo botës. Këtu vetëm humbim. Më keq. Shpartallohemi. Turpërohemi. Rregullisht. Çdo verë. Sidomos në futboll ku skuadrat tona të elitës duhet të ndeshen në paraeliminatorët e kupave të Europës me skuadra përgjithësisht të panjohura, duke u mundur prej tyre me rrezultate tenistike, duke i habitur e fyer kundërshtarët modestë me dobësinë tonë”.
9”63, dhe …. rekord olimpik për Usain Bolt-in në finalen e 100 metrave
Xhamajkan, 26 vjeç, personazh karizmatik, i hareshëm e i shtendosur (është tip, do thoshin në Tiranë), i mbiquajtur ‘Vetëtimë’, me shtat 1,95 të lartë, me peshë më të madhe se zakonisht (në ditët e sotme ka ca kg më tepër e pakëz bark), rekordmen botëror e olimpik në garat e sprintit, i sapokurorëzuar me një rekord të ri olimpik. Për cilin është fjala? Për ata që janë të informuar e të përditësuar me lajmet sportive është fare e kollajtë të thonë: Usain Bolt. Po, Usain Bolt sapo bëri ‘detyrën’. Fitoi garën e 100 metrave me një kohë të paparë olimpike: 9”63.
Beppe Grillo: Prit kur të fusin dhe cinglat e tavllën si lojra olimpike!
Olimpiadat janë festivale e festa të bukura të sportit. Apo jo? “Jo”, thotë Beppe Grillo, një politikan rishtar italian që shpesh i përvishet mirë sistemit dhe rendit të gjërave, të cilat i sheh respektivisht të sëmurë e të gabuar. Ish-komiku i famshëm italian, të cilit po i rriten në mënyrë eksponenciale aksionet në politikë, sot kish bërë një numër qortimesh në blogun e vet mbi olimpiadën e Londrës që, sipas tij, është triumf i nacionalizmit dhe i multinacionaleve, dhe jo i atletëve.
Romney po komprometon fushatën me çështjen e taksave; debati s'ka të ndalur
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Mitt Romney, kandidati republikan për postin e Presidentit, edhe pse po i kërkohet të deklarojë vërtetime e fatura të taksave të paguara gjatë dhjetë viteve të fundit, edhe pse kjo çështje është shndërruar në një leitmotiv i garës presidenciale dhe ka provokuar një debat të fortë nacional, nuk po e bën këtë. Nuk ka ligj që e detyron ta bëjë, por shumëkush po kapet pas precedentit. Zakonisht, kush kërkon të bëhet President, e bën këtë akt transparence.
Sonte, në orën 22.50, është radha e Usain Bolt-it në finalen e 100 metrave
Sonte në mbrëmje do të jetë gara e garave të Olimpiadës së Londrës. Ajo e 100 metrave. Pritet me padurim Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i botës e i të gjitha kohërave, i cili në garën e parë të kësaj olimpiade, në baterinë e katërt, nuk demonstroi ndonjë gjë të madhe. Koha e kapur ishte 10”09, më e keqja mes rivalëve të tij. Si është e mundur? Të gjithë bien në një mendje në përpjekje për ta lexuar këtë kohë, e tok me kohën, dhe mënyrën se si ai vrapoi në atë garë: ”Bolt nuk u sforcua fare; ai bëri një si stërvitje para finales; gara e tij nuk ishte sprint, por thjesht një shetitje”.
Borxhi publik, ecuria në vite dhe barra e interesave për t’u paguar
Borxhi Publik është rritur në mënyrë progresive nga viti në vit. Rritja më e madhe vërehet gjatë viteve 2007-2008, kur punimet për ndërtimin e rrugës Rrëshën-Kalimash ishin në kulmin e tyre. I njëjti trend vijoi edhe gjatë vitit 2009, në të cilin u zhvilluan zgjedhjet, periudhë që u parapri sërish nga shpenzime të mëdha në infrastrukturë. Qeveria është angazhuar të mbajë nën kontroll treguesit e borxhit gjatë dy viteve të fundit, por tani është periudha kur ka filluar apo duhet të fillojë të shlyejë huat e marra vite më parë duke bërë që të rritet ndjeshëm kostoja e shërbimit të tij.
Aleanca Kuqezi, dy goditje djathtas, një majtas
Aleanca Kuqezi zhvilloi sot një protestë kundër ndërtesave të ngritura mu në breg të detit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi denoncuan mbështetjen që Berisha u ka dhënë dhe u jep ministrave të tij, të cilët, sipas AK-së, kanë ndërtuar pallate në kundërshtim me kushtet teknike dhe natyrore në bregdetin jonian, më pak se njëqind metra larg detit. Një goditje djathtas kjo - ndaj kreut të mazhorancës.
Fakte mbi Ali Podrimjen nga një fjalë e Visar Zhitit
Në të përditshmen shqiptarja.com është publikuar fjala që Visar Zhiti ka mbajtur më 1 gusht në përkujtimoren “Gjithmonë Ali Podrimja”, në Teatrin e Operas e të Baletit. Është një fjalë e ndjerë e një miku për një mik që ikën papritur e përgjithmonë. Por aty ka dhe do fakte jo fort të njohura mbi Ali Podrimjen, të cilat më poshtë po i japim gërmë për gërmë, të marra nga kjo fjalë e Zhitit:
Beteja e Totozanit në mbështetje të romëve dhe keqkuptimet e ca e cave
“Kam ardhur të takoj bashkëqytetarët e mi. Jetojnë në kushte vërtet të vështira, janë kategoria më e përjashtuar, janë jashtë sistemit tonë social. Ne do të bëjmë rekomandime legjislative që të bëhen pjesë e sistemit tonë social, që të kenë mundësi strehimi, arsimimi, punësimi, që të regjistrohen. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të gjithë duhet të përfitojnë nga mundësitë ekzistuese”- është shprehur Avokati i Popullit gjatë një takimi me komunitetin rom në Tiranën e Re, pranë pallatit me shigjeta.