Beteja e Totozanit në mbështetje të romëve dhe keqkuptimet e ca e cave

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:36

“Kam ardhur të takoj bashkëqytetarët e mi. Jetojnë në kushte vërtet të vështira, janë kategoria më e përjashtuar, janë jashtë sistemit tonë social. Ne do të bëjmë rekomandime legjislative që të bëhen pjesë e sistemit tonë social, që të kenë mundësi strehimi, arsimimi, punësimi, që të regjistrohen. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të gjithë duhet të përfitojnë nga mundësitë ekzistuese”- është shprehur Avokati i Popullit gjatë një takimi me komunitetin rom në Tiranën e Re, pranë pallatit me shigjeta.

Nuk është hera e parë që Totozani e bën këtë gjë, duke u pasuar nga reagime të lloj-lloj-shme, mes të cilave të bien në sy ata që thonë, se “Totozani duhet të merret jo vetëm me romët, por edhe me një pjesë të bardhësh putativë, që kanë probleme po aq sa romët”. Me këtë vëzhgimin e fundit del në shesh një keqkuptim i madh. Hallet e romëve janë hallet e një kategorie, e për shkak të përkatësisë në këtë kategori, e prandaj solidariteti me ta nuk ka pse ngatërrohet me solidaritetin me individë të caktuar, që vuajnë për shkak të abuzimeve apo mosfunksionimit të strukturave të pushtetit. Nuk ka dyshim që duhet ngritur zëri edhe në këtë rastin e fundit, fort madje, por duhet të dallojmë nga njëra anë keqtrajtimin metodik të disave (romëve) prej sistemit e nga ana tjetër problemet sporadike të disave (të bardhëve putativë) që vuajnë papërsosmëritë e sistemit, që kanë ngritur ata vetë.

M. Nano

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Keqkuptimi i vertete qendron tek zbatimi ne Shqiperi te te njejtave perqasje te praktikuara ne vendet e Evropes Perendimore (jo vetem nga Totozani). Natyrisht qe romet, paraplegjiket, te verbrit, LGBT, etj. jane kategori te caktuara shoqerore qe kane nevoje per vemendje te vecante. Por ne realitetin shqiptar kategoria me e disavanatazhuar eshte shtresa qe nuk ka lidhje partiake ose farefisnore me pushtetaret. Nje&nbsp;rom ose nje paraplegjik qe ka lidhje me&nbsp;kupolen e pushtetit eshte me i avantazhuar se sa dikush qe nuk ka lidhjet perkatese&nbsp;partiake ose farefisnore.</p>

Submitted by nik (not verified) on

<p>te gjitha keto behen qe te marrin sa me shume fonde ca OJF qe &quot;u dhimsen&quot; aq shume romet e shtresat ne nevoje sa me keto fonde do te organizojne shume konferenca ne mbrotje te tyre dhe duke pervetsuar 90% te fondeve ,se vetem 10% do te perdoren me te vertete per shtresat ne nevoje.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Z.Nano, mund te na e shpjegosh c&#39;kuptim ka ky termi &quot; i bardhe putativ&quot;, se me duket si gunge kuptimore ne komentin tuaj? -&quot;I bardhe i supozuar? I bardhe i hamendesuar?&nbsp;I bardhe me gjasme?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.