Arkiv-Lajme
Nuk është vetëm Surroi i pakënaqur nga Christopher Dell
Komentatori i Zërit, Fadil Lepaja, ka shkruar një artikull, me anë të të cilit thotë të vetën në debatin që ka provokuar polemika mes ambasadorit amerikan Dell dhe publicistit shqiptar Surroi. Dhe rreshtohet qartazi, si pak të tjerë në Prishtinë, kundër ambasadorit. “Ai nuk u mjaftua të ishte vetëm kryediplomat në këtë vend, por ai u fut thellë edhe në politikë. Gati drejtpërdrejt! Anoi haptazi, negocioi koalicione, emëroi e shkarkoi... bëri çka deshi vetë!”, thotë Lepaja në shkrimin e vet me titull ‘As mos e mendo, cowboy!’
Borxhi publik i Shqipërisë rritet me 255 milionë dollarë. Kalon tavanin ligjor “60% e PBB-së”
Ministria e Financave të Shqipërisë ka publikuar më së fundi raportin mbi borxhin publik për 6-mujorin e parë të 2012-ës (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_6_m_copy_1_3844_1.pdf). Nga shifrat e raportit, rezulton se borxhi publik shqiptar ka arritur në nivelin 801.2 miliardë lekë në fund të muajit qershor. Ky nivel përbën një rritje neto prej 28,4 miliardë lekësh (rreth 255 milionë dollarë) në 6 muajt e parë të vitit.
Socialistët janë të idesë se “data 6 gusht është data 6 gusht”; asgjë më tepër
Dita e sotme, si rrallë herë, na ka bërë të shohim një Edi Rama hiper-aktiv. Pas letrës për kancelarin austriak, ai ka dalë në një intervistë për Top-channel-in, ku ka folur për ndërhyrjet në kushtetutë e për projekt/ligjin për imunitetin. “Partia Socialiste nuk do të votojë më 6 gusht”, ka thënë ai, dhe po aty është përpjekur ta çmistifikojë e ta shfryjë këtë date-tollumbace, të cilën fillimisht e ka përmendur ambasadori Arvizu (që tani duhet të ketë nisur pushimet) e më pas është bërë datë e dashur për Berishën.
Rama kancelarit austriak: Fajin e ka qeveria ime; jo kompania juaj
Përpara se të hyjë në thelbin e gjërave, Rama tregohet i kujdesshëm të harxhojë ca fjalë të mira për kompaninë austriake: “Jam i ndërgjegjshëm se përgjatë viteve ‘Austrian Lotteries’ ka qenë në gjendje të gjenerojë shuma domethënëse për shtetin austriak si dhe për publikun austriak, duke vepruar me mënyra të ndershme në këtë sektor delikat, ku integriteti i operatorit është me një rëndësi esenciale”.
Rama denoncon tek kancelari austriak tenderin e Lotarisë Kombëtare
Edi Rama ka gjetur një mënyrë tjetër për të denoncuar e shkurajuar praktikat korruptive të privatizimit të kësaj qeverie, më konkretisht, të Lotarisë Kombëtare. Ai e ka zhvendosur praktikën e denoncimit nga salla e parlamentit shqiptar (me gojën e të vetëve) e nga konferencat për shtypin (me gojën e vet) në kancelaritë perëndimore. I ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Werner Favmann, ku e vë në dijeni këtë të fundit mbi atë që ka ndodhur me tenderin e Lotarisë Kombëtare.
Top-channel: Po negociohet marrëveshja e re mbi kufijtë detarë; është e vjetra idem
Televizioni Top-channel ka dhënë dje lajmin mbi negociatat që vijojnë ‘prapa perdes’ midis Berishës e kryeministrit grek, Samaras, lidhur me rihartimin e rinënshkrimin e marrëveshjes së kufijve detarë; dhe sipas burimeve të Top-channel-it, të cilat nuk emërtohen, edhe marrëveshja e ardhshme do të jetë pak a shumë një surrogato e të parës; lajmi trazues është se – kështu thuhet – është rënë dakord që kjo marrëveshje të arrihet në prag të festës së 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, a thua se Berisha don të na e bëjë si dhuratë.
Dje vdiq Gore Vidal, intelektuali maverick i Amerikës
Dje ka vdekur Gore Vidal, intelektuali amerikan par ecxellence. Të gjitha gazetat më të rëndësishme të botës i bënin jehonë sot kësaj ngjarjeje. Në Shqipëri ai njihet pak (vetëm nëpërmjet romanit historik Washington, DC), por në pjesën tjetër të botës njihet mirë. Një personazh i tillë (‘mizëkali’ e quante sot gjysmë me dashamirësi, gjysmë me cinizëm Michael Durda në të përditshmen Washington Post), nuk mund të kalonte pa u vënë re. “Ai e shpenzoi jetën – dhe duhet thënë, se pati alamet jete – duke e sfiduar pushtetin, e jo duke e ushtruar atë”, thosh Hillel Italie.
Kontroll faktesh: “Aleanca Kuqezi kërkon të mbështetet nga 62 % e elektoratit shqiptar”
Në një mesazh për elektoratin opozitar, të botuar në gazetën Tema, Kreshnik Spahiu u përgjigjet kritikave të disa opinionistëve në lidhje me sfidën që Aleanca Kuqezi ka shpallur si ndaj PD-së që është në pushtet, edhe ndaj PS-së që është në opozitë. Në ndihmë të përgjigjes së tij, Spahiu sjell edhe disa shifra elektorale nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Tom Doshi 'i kthen kusurin' Berishës; dhe politikanit biznesmen Ridvan Bode
Deputeti Tom Doshi nuk është i gojës. Është përgojuar e sulmuar, është kryqëzuar nga Berisha e berishianët për pasurinë që ka, e prapëseprapë nuk ka reaguar. Por në Panoramën e sotme gjendet një intervistë e gjatë e tij, ku i kthen reston Berishës. Së pari shpjegon pse Berisha e ka sulmuar: “Gjithçka ka filluar në vitin 2005, kur unë u bëra deputet i PS-së, dhe kur Berisha filloi të humbiste terren në Shkodër. Sot në Shkodër PD-ja ka gjashtë deputetë e PS-ka ka pesë, në një kohë që Berisha e Topalli janë mburrur që PS-ja nuk do marrë më shumë se dy deputetë.
Çdo ditë ndodhin 5-6 aksidente rrugore. Pse?
Shtypi është i dominuar nga kronika e zezë. Nuk ka ditë që të mos ketë informacion mbi vdekje në rrugë. Shekulli i sotëm publikon disa të dhëna mbi numrin e aksidenteve rrugore në vite: në vitin 2000 ka patur 429 aksidente, në 2001-400, në 2002-328, në 2003-363, në 2004-804, në 2005-853, në 2006-1018, në 2007-1254, në 2008-1208, në 2009-1465, në 2010-2000, në vitin 2011 po 2000. Në ditët e sotme pra ndodhin 5-6 aksidente në ditë.