Socialistët janë të idesë se “data 6 gusht është data 6 gusht”; asgjë më tepër

Postuar në 01 Gusht, 2012 10:35

Dita e sotme, si rrallë herë, na ka bërë të shohim një Edi Rama hiper-aktiv. Pas letrës për kancelarin austriak, ai ka dalë në një intervistë për Top-channel-in, ku ka folur për ndërhyrjet në kushtetutë e për projekt/ligjin për imunitetin. “Partia Socialiste nuk do të votojë më 6 gusht”, ka thënë ai, dhe po aty është përpjekur ta çmistifikojë e ta shfryjë këtë date-tollumbace, të cilën fillimisht e ka përmendur ambasadori Arvizu (që tani duhet të ketë nisur pushimet) e më pas është bërë datë e dashur për Berishën. Por duket se socialistët nuk po e lënë lënë veten të shushaten nga presioni i datës: “Data 6 gusht nuk përfaqëson asgjë, nuk është as një datë historike, as një datë simbolike. Është një datë e vendosur arbitrarisht, duke copëtuar në mes një proces, i cili duhet të jetë plotë dhe i integruar, procesi i diskutimit të ndryshimeve kushtetuese, bazuar në propozimet që janë në tryezë. Të gjitha ato propozime duhet të diskutohen dhe pastaj duhet të votohen. Ne nuk votojmë edhe në gusht edhe në shtator për të ndryshuar Kushtetutën”, është shprehur Rama, duke nënvizuar në fund se “ne do të votojmë njëherazi për të gjitha propozimet, dhe sigurisht për gjëra që kemi rënë dakord do të votojmë pro”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E disa kerkojne te vene kte artist te deshtuar si KM, i cili po bllokon haptas integrimin e Shqiperise ne BE per interesat e tij dhe partise se tij.</p><p>Turp tju vije nese e votoni kte bastard!</p>

Submitted by TaFikLlampen (not verified) on

<p><strong>O anonimo nuk po e blloko njeri integrimin mer burr se nuk e rru njeri se kur dum me hy ne,do na fusin kur te dun ata edhe po mos kemi plotsu as i kusht.Po persa i perket imunitetit ate ja jep kushtetuta e bile jam i menimit qe skane pune ta ndryshojne deputetet po te bejne referendum se vetem populli i cili e ka votuar ate kushtetute ka te drejten ta ndryshoje</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.