Arkiv-Lajme

Lexoni këtë ‘raportim-perlë’ të gazetarisë shqiptare

Postuar në 30 Korrik, 2012 04:17

Pjesa më e madhe e të përditshmeve shqiptare nuk kishin gjetur arsye ta injoronin njoftimin për shtyp të shkruar nga magjistarët e PR-it të kryeministrisë lidhur me ‘rekordin që ka thyer boss-i i tyre në Dhërmi’. Por Gazeta Shqiptare kish thyer një rekord më vete. Një faqe të tërë ia kish kushtuar këtij lajmi, dhe ngaqë fotot e zmadhuara përtej logjikës gazetareske nuk e kishin mbuluar dot faqen, i kish dalë për detyrë gazetares që t’i hidhte ujë e ta hollonte pa fund raportimin që shoqëronte fotot.

Rritet jehona e debatit Dell-Surroi; deri dhe Zëri i Amerikës ‘përfshihet’ në të

Postuar në 30 Korrik, 2012 03:47

Ballafaqimi në publik me shkrime e letra mes publicistit shqiptar Veton Surroi e ambasadorit amerikan Christopher Dell është shndërruar në një gjeratore që ka thëthitur dhe të tjerë. Deri dhe Zëri i Amerikës, gjë krejt e pazakontë për të, raportonte lidhur me këtë polemikë. Dhe duhet thënë se, në kundërshtim me atë që mund të pritej, raportimi nuk ka qenë në favor të Dell-it. Përkundrazi, raportimi ka qenë i një korrektese shembullore.

Autori i krimit, Fier: Pse e vrava? E vrava ngaqë më thosh “fshatar”

Postuar në 30 Korrik, 2012 03:18

Të shtunën në mesditë, në Fier, 36 vjeçari Oltion Toro ka ekzekutuar me armë automatike administratorin e pallatit të banimit, 64 vjeçarin Nasi Memajn, dhe ka plagosur të shoqen e këtij të fundit, Angjelina Memën. Motivi i vrasjes është një banalitet tronditës. Dhe e shpjegon vetë vrasësi pas arrestimit. “Kisha muaj që nuk paguaja detyrimin mujor për ashensorin dhe pastrimin e pallatit. Ishte një shumë prej 700 lekësh që duhej paguar çdo muaj. Administratori e kish rritur këtë shumë në 1000 lekë.

Mund të thuhet se në këtë mesazh Rama e ka quajtur presidentin serb... idiot?

Postuar në 29 Korrik, 2012 16:18

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili pretendon se serbët në Kosovë "janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit" duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ndarjes në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë.
“Marrëzia serbe është kthyer në majën e pushtetit në Beograd përmes Nikolicit: "Serbët i kërcenon një genocid në Kosovë!"... €€Cfarë idiotesie!”,- reagoi Rama në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter.

Futbollisti zviceran këndon himnin shqiptar, nervozon gazetarin e tabloidit 'Blick'

Postuar në 29 Korrik, 2012 14:41

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach luan talenti shqiptar nga Zvicra, Granit Xhaka. Aty praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që e zgjedhin vetë. Xhaka ka kënduar himnin kombëtar të Shqipërisë! Për gazetën e njohur Blick, kjo ka qenë ngacmuese. E kanë pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, dhe futbollisti i ri ka thënë: "Sinqerisht, është kënga e vetme që mund të këndoj edhe pse di vetëm strofat e para...”.

Ambasadori Dell i përgjigjet publicistit Surroi

Postuar në 29 Korrik, 2012 13:28

Ambasadori Christophet Dell i është përgjigjur Veton Surroit. Duhet të jetë menduar gjatë, e duhet të jetë këshilluar dhe me miq të tijët, nëse duhet t’i përgjigjet apo jo, por në fund ka vendosur t’i përgjigjet. Ka shkruar një artikull për Gazetën Express me titull ‘Zvarraniku nga Ozi”, në të cilin ka shtënë në punë një ton polemik e pickues, mú si të ish një publicist lokal. Po pse Zvarraniku nga Ozi? I referohet një romani për fëmijë me titull Magjistari nga Ozi, i shkruar nga L.

"Nëse ajo që kam dëgjuar është e vërtetë, Imami ka kryer një krim baras me terrorin"

Postuar në 29 Korrik, 2012 11:50

I pyetur për akuzat për përgjim të opozitës me aparatura të blera nga Ministria e Mbrojtjes, në një intervistë në Shekullin e sotëm, Ngjela thotë:

Scoop i shqiptares.com: Berishajt paguajnë për një foto me Cameron-in

Postuar në 29 Korrik, 2012 10:08

Qeveria shqiptare porositi një agjenci lajmesh në Londër që të fiksonte fotografinë e takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit britanik David Cameron.
Shkrepja u bë mesditën e 27 korrikut, ndërsa kryeministri ishte i ftuar në Pallatin Mbretëror për tu takuar me mbretëreshën Elisabet. Pas takimit me madhërinë e saj, edhe takimi me kryeministrin britanik, David Cameron, aq shumë i lakmuar.

Arvizu, kafe me Ina Ramën, Berisha, not me veten… Dhe ndonjë pyetje jo retorike për faqet rozë dhe/ose politike

Postuar në 29 Korrik, 2012 09:07

"….Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu dhe kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina Rama, janë kapur nga paparaci ynë disa ditë më parë, teksa janë takuar paradite në një nga baret e zonës së ish-Bllokut. Ata kanë pirë kafe së bashku larg syve kureshtarë dhe më pas janë ndarë me njëri-tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Arvizu takon personalitete të jetës politike në vend dhe jo vetëm, dhe për këtë nuk zgjedh zyrat e tyre, por vendet publike…".

Teksti i mësipërm gjendet në faqet rozë të fundjavës në Panorama Plus bashkë me foton që kemi botuar këtu.

Shënim: Dy koalicione opozitare, strategji që shton gjasat për rizgjedhjen e Berishës

Postuar në 29 Korrik, 2012 08:11

Gazeta Shqip kishte sot një artikull të gjatë, bazuar në informacione nga “burime në selinë rozë”, në të cilin shtjellohej me hollësi strategjia elektorale e PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Po bëj disa citime të drejtpërdrejta nga artikulli i Shqip-it dhe në fund do të bëj një koment të shkurtër, me presupozimin se burimet e Shqip-it janë të mirinformuara.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme