Arkiv-Lajme

Skënder Minxhozi: Politikanët e rinj të tipit 'Basha' janë si mentorët e tyre

Postuar në 26 Korrik, 2012 05:38

“Projekti Basha rezultoi të jetë një thes bosh”, thotë Skënder Minxhozi qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Shqipin e sotëm, në një kohë që është bërë fiks një vit nga momenti kur Lulzim Basha hyri në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Por Minxhozi nuk duket se ka për synim të rrëzojë pretendimet e tam-tam-et e bashkisë mbi arritje e sueksese. Ai ndalet më së shumti tek modeli i Lulzim Bashës si politikan i ri, e tek sëra e tij, “që po i afrohet gradualisht timonit të këtij vendi, pasi atë ta kenë lëshuar më në fund bajlozët e fillimviteve ’90”.

‘Pro’ dhe ‘kundër’ idesë së Beneluksit Ballkanik

Postuar në 26 Korrik, 2012 04:33

BE-ja mirëpriti idenë për të formuar një strukturë të re dhe të përhershme, një Beneluks Ballkanik i përbërë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi -- por kjo ka sjellë reagime nga ana e atyre që mendojnë se kjo mbështet në një mënyrë të tërthortë krijimin e Shqipërisë së Madhe. "Ne jemi absolutisht për çdo lloj integrimi dhe veprimi të përbashkët të vendeve", tha Peter Stano, zëdhënës për komisionerin e zgjerimit të BE-së Stefan Fule.

Plaku i Përmarkajve: Dua të pi kafen e ngushëllimit tek Markajt

Postuar në 26 Korrik, 2012 04:11

Gjin Përmarkaj, i ati i autorëve të krimit të kryer më 29 qershor të këtij viti në Pukë, ku mbetën të vrarë vëllezërit Markaj (kemi shkruar për këtë në respublica), ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare. “Kam pësuar një tronditje të madhe, dhe kam qarë pa fund”, thotë ai, duke rrëfyer momentin e parë, në të cilin u informua mbi atë që kishin bërë djemtë e tij. Këtyre të fundit, u dërgon apelin “të vetdorëzohen sa më parë të jetë e mundur; dënimi për ta do të jetë i pashmangshëm, prandaj duhet të vetdorëzohen”. Si ndiheni pas kësaj masakre?, e pyet gazetari Armit Mehaj.

Erion Braçe flet për ‘të majtët e të djathtët’ e Lotarisë: I pashë të lumtur dje

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:34

Erjon Braçe, më aktivi ndër deputetët e opozitës, ndoshta më i zëshmi në politikën shqiptare pas Sali Berishës, duket se ka ca pakënaqësi për “heshtjen dhe inkoherencën” e PS-së lidhur me korrupsionin e qeverisë së sotme. Në profilin e tij në facebook, ai fokusohet tek dy afera të mëdha, dhe denoncimin e detajuar e finalizon në të dy rastet me shprehejn: Por u hesht e jo për faj të Gramoz Ruçit (është interesant kujdesi për ta mbajtur të distancuar Ruçin nga përgjegjësia; por nuk shpjegohet lidhur me këtë).

Tragaj, vrasësi i Golemit, artist me pasion politikën

Postuar në 25 Korrik, 2012 15:50

Ardian Tragaj, autori i dy vrasjeve sot në plazhin e Golemit, në Durrës, është vetëdorëzuar pranë policisë pas negociatave me forcat e rendit. Atij i është gjetur edhe një armë, që mendohet se është ajo që ka përdorur për t’u marrë jetën dy personave.

Tema: Ka shumë rrezik që akti normativ kundër zhurmave të mbetet në letër

Postuar në 25 Korrik, 2012 15:28

Tema online, ndërsa informon mbi lajmin e aktit normativ që synon të ndalojë zhurmat e lokaleve në qytete e në zona turistike, nuk ka asnjë besim se do të ketë gjeste konkrete në këtë funksion nga ana e ekzekutivit. Gazetari i Temës i referohet dyshimit të hedhur në respublica.al, dhe shtyhet më tej me këtë dyshim, ngaqë sipas tij është bota e të fortëve që i ka në pronësi lokale të tiilla. Ja lajmi i Temës:

Vendimi për ndalimin e muzikës me zë të lartë është ok; por a do të ketë vullnet ekzekutiv?

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:42

Të hënën, në programin Shqip të Rudina Xhungës, teksa flitej mbi turizmin, u ngrit problemi i dhunës akustike që provokohet nga lokalet, baret e restorantet e ngritura në qendra urbane, në qytetet turistike të vendit, e rëndom në bregdet. Kjo është një dukuri e vjetër, e denoncuar herë pas here nga shumë zëra. Është një nga shëmtitë urbane e turistike të vendit, së cilës më në fund i është kthyer dhe qeveria, me synimin për t’mos e lejuar më. Sot, sipas Shqipit online, Kryeministri ka deklaruar se ka hartuar një akt normativ me fuqinë e ligjit kundër zhurmave të larta.

Koha Ditore: Thaçi President e Haradinaj kryeministër? Ndoshta; pas zgjedhjeve të ardhshme

Postuar në 25 Korrik, 2012 10:08

Koha Ditore, duke iu referuar një burimi të vet pa emër (“është burim i gazetës pranë kryeministrit Thaçi”, thuhet në të), flet për një koalicion të PD-së së Thaçit me AAK-në e Haradinajt pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky koalicion mund të ndodhë dhe në vjeshtën që po vjen, thuhet në artikullin e gazetës, por gjasat më të mëdha janë për një koalicion pas zgjedhor.

Sokol Sadushi: Gjykata Kushtetuese është ok me marrëveshjen e kufirit detar

Postuar në 25 Korrik, 2012 08:42

Juristi Sokol Sadushi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka qenë mbrëmë në programin ‘Tonight Ilva Tare’ të televizionit Ora News, dhe mes të tjerash i është dashur ta thotë të vetën edhe lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen Shqipëri-Greqi që ka të bëjë me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Zoti Sadushi ka merak të bëjë një ndarje mes të drejtës dhe interesit nacional, por që në rastin konkret, sipas tij, janë e njëjta gjë.

Kanë filluar të shkatërrojnë dhe Rivierën tonë

Postuar në 25 Korrik, 2012 08:24

Sarandën, Golemin, etj., nuk mundëm t’i kontrollonim dot. Por a mund t’i ruajmë dot ato që kanë mbetur të paprishura? Me sa duket, jo. Në email-in e respublica-s ka mbërritur një info e dhënë me tone dramatike, dhe e shkruar nga një burim i besueshëm i yni (e shoqëruar me foto të shumta ilustruese) lidhur me ndërtime që po bëhen në Dhërmi, Qeparo, Himarë, etj. Madje, fotot janë bërë nga një zyrtar diplomat i Delegacionit të BE-së (ne po publikojmë njërën sosh, që ka të bëjë me Dhrimadhën, në shkëmbinjtë dekorativë të saj).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme