Tema: Ka shumë rrezik që akti normativ kundër zhurmave të mbetet në letër

Tema online, ndërsa informon mbi lajmin e aktit normativ që synon të ndalojë zhurmat e lokaleve në qytete e në zona turistike, nuk ka asnjë besim se do të ketë gjeste konkrete në këtë funksion nga ana e ekzekutivit. Gazetari i Temës i referohet dyshimit të hedhur në respublica.al, dhe shtyhet më tej me këtë dyshim, ngaqë sipas tij është bota e të fortëve që i ka në pronësi lokale të tiilla. Ja lajmi i Temës:
“Ka zënë shumë hapësirë në media lajmi se qeveria shqiptare po përgatit një urdhër për të ndalur ndotjen akustike në vend. Edhe pse urdhri i dalë ka për qëllim të ndalojë ndotjen akustike në zonat turistike, të gjithë jemi dëshmitarë që kjo ndotje po terrorizon njerëzit kudo, në çdo fshat e qytet. Tani pyetja që lind është nëse një akt normativ i tillë do të zbatohet? Portali respublica.al, sjell shembullin e ligjit për ndalimin e duhanit në ambientet publike, që ishte një dështim spektakolar. Ligje me natyrë të tillë është vështirë të zbatohen në Shqipëri. Berisha vetë citoi korrupsionin si problemin themelor në zbatimin e këtij akti normativ. Shumë zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të tjera, korruptohen shumë lehtë nga pronarët e lokaleve të natës.
Por përveç kësaj, ekziston edhe një rrezik tjetër: që forcat e rendit që shkojnë për të zbatuar këtë akt normativ, të hanë ndonjë dru. Ne e mbajmë mend mirë se çfarë u ndodhi nja shtatë policëve që i shkuan në derë të lokalit Sali Lushës, ish- truprojës së Sali Berishës. Ata shkuan në lokalin tek Shkëmbi i Kavajës, por hëngrën një dru të mirë. Lusha u lirua nga akuzat në gjykatë dhe policia u detyrua të ndryshojë urdhrin. Ahengu vazhdoi…”
Re.Pu.
Comments
Gjithe jeta jone eshte
<p>Gjithe jeta jone eshte rrezik, mungojne vetem tabelat e sinjalistikes rrugore e shpirterore 'Rrezik'...Pastaj, ne a nuk jemi trima (?), e mes tollovive po e kalojme jeten...</p>
Add new comment