Sokol Sadushi: Gjykata Kushtetuese është ok me marrëveshjen e kufirit detar

Postuar në 25 Korrik, 2012 08:42

Juristi Sokol Sadushi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka qenë mbrëmë në programin ‘Tonight Ilva Tare’ të televizionit Ora News, dhe mes të tjerash i është dashur ta thotë të vetën edhe lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen Shqipëri-Greqi që ka të bëjë me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Zoti Sadushi ka merak të bëjë një ndarje mes të drejtës dhe interesit nacional, por që në rastin konkret, sipas tij, janë e njëjta gjë. “Gjykata Kushtetuese dha një zgjidhje të drejtë”, tha saktësisht ai, “[por këtë e them jo sepse dha një zgjidhje në favor të interesit kombëtar], por sepse kjo është edhe zgjidhja që jep Gjykata Ndërkombëtare për çështjet e detit dhe në shumë raste të tjera”. Çfarë ndodh në rrethanat që Gjykata Kushtetuese i ka thënë ‘jo’ marrëveshjes dypalëshe? Sadushi në këtë pikë ka një opinion origjinal: “Nëqoftëse kjo çështje nuk do të ketë mirëkuptimin e dy palëve në negociatat që do të zhvillohen, atëherë e vetmja zgjidhje është që çështja t’i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare”. Sipas të ftuarit të Ilva Tares – dhe në këtë pikë Sadushi nuk e fsheh emocionin patriotik – “nëqoftëse çështja do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare kam bindjen që Shqipëria do të fitonte më tepër”.

E.G.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Opinion origjinal ??? (nëqoftëse kjo çështje nuk do të ketë mirëkuptimin e dy palëve në negociatat që do të zhvillohen, atëherë e vetmja zgjidhje është që çështja t&rsquo;i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare) Mos na beni per te qeshur. Edhe ne rast se nuk merrni vesh nga keto pune, mjafton te lexoni vete fjaline e Sadushit dhe do ta kuptoni se Gjykata Nderkombetare eshte i vetmi opsion kur palet nuk bien dakord.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.