Vendimi për ndalimin e muzikës me zë të lartë është ok; por a do të ketë vullnet ekzekutiv?

Postuar në 25 Korrik, 2012 11:42

Të hënën, në programin Shqip të Rudina Xhungës, teksa flitej mbi turizmin, u ngrit problemi i dhunës akustike që provokohet nga lokalet, baret e restorantet e ngritura në qendra urbane, në qytetet turistike të vendit, e rëndom në bregdet. Kjo është një dukuri e vjetër, e denoncuar herë pas here nga shumë zëra. Është një nga shëmtitë urbane e turistike të vendit, së cilës më në fund i është kthyer dhe qeveria, me synimin për t’mos e lejuar më. Sot, sipas Shqipit online, Kryeministri ka deklaruar se ka hartuar një akt normativ me fuqinë e ligjit kundër zhurmave të larta. “Është primitivizëm, çmenduri dhe barbari të shkelësh oraret e përcaktuara për ndalimin e muzikës”, citohet të ketë thënë Berisha, dhe me këtë e ka patur fjalën edhe për lokalet në qendër të Tiranës.

E ka seriozisht? Apo po bën propagandë? Duhet parë. Çdo ligj, apo akt ligjor, nuk vlen pa një vullnet të qartë ekzekutiv. Ligji për ndalimin e cigares në ambientet publike, që kurrë nuk është respektuar në praktikë, është një ilustrim i qartë i këtij fakti.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

<p>Eshte primitivizem, cmenduri dhe barabari ..... te shkelesh oraret ??? Per tre fjalet e para ka te drejte por kujt ja thote, a nuk eshte vete administratori i ketij shteti dhe qyteti? Po para ketij orari cfare mund te quhet ajo histeri barbaresh, qytetari? Kurrsesi! Ne gjygjet e hapura televizive te Rai 4, komshiu hodhi ne gjyq pronarin e nj gjeli i cili duke kenduar sipas avazit te tij shpenderor kishte kaluar decibelet e lejuar. Imagjinoni se cfare behet me mjetet elektronike qe keta i lejojne para ketij orari kur normat ligjore edhe pse dyfish me te larta se normat Europiane tejkalohen shumfish. KM i beri thirrje ndergjegjes se zhurmuesve qe te mendijne pak per ... te semuret dhe pleqte, po moshat e tjera cfare duhet te bejne, te durojne? Kjo eshte nje cmenduri sistematike dhe e organizuar!!!</p>

Submitted by visari (not verified) on

Coroditje kolektive neper te gjitha qytetet bregdetare ku pushojme ne shqipetaret, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ulqin. Nuk mund te krahasohemi as me qytetaret e rajonit e aq me pak me qytetaret e perendimit per ka menyra se si bejme pushimet ne shqipetaret. Jam i bindur se nese ndokush nga perendimi do te beje 'pushim' ne Durres apo Dhermi me shume se 3 dite, ai do te traumatizohet nga zhurma.
Z. Nano, do shtoj dicka edhe per turizmin patriotik. Ju e thate se nje pjese e madhe e qytareve shipetare ketej kufirit ( kosovare) vijne ne Shqiperi pershkak te patriotizmit. Ata qe ishin me ju ne studio sikur nuk e besonin kete. U rekomandoj atyre qe ta shikojne nje storie te TCH te para dy- tre dite ku nje familje nga Bujanoci e qe vinin nga perendimi per te bere plazh ne Shqiperi, zonja e kesaj familje qante nga emocionet duke thene se ne ketu pushojme shqip, flasim shqip, lozim shqip, hajme shqip...

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Kryeministri yne eshte si Blue Touth, lidhet me vetem kur jemi afer, kur largohemi ka vale te tjera...( Ka qelluar qe e ka ndjekur ate emision dhe shqetesim te Nanos, ndersa rropatjet e policise bashkiake ne &#39;bllok&#39; i ka patur larg rezes se bluetouth-it...Edhe pse zhurrmat akustike vazhdojme me nje ritem skizofrenik , une qe kur foli kryeministri s&#39;po i &#39;degjoje&#39; me...edhe pse jane me metalike. Boll qe e tha i pari, se &#39;ujet turbullohet rruges&#39;...)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.