Vendimi për ndalimin e muzikës me zë të lartë është ok; por a do të ketë vullnet ekzekutiv?

Të hënën, në programin Shqip të Rudina Xhungës, teksa flitej mbi turizmin, u ngrit problemi i dhunës akustike që provokohet nga lokalet, baret e restorantet e ngritura në qendra urbane, në qytetet turistike të vendit, e rëndom në bregdet. Kjo është një dukuri e vjetër, e denoncuar herë pas here nga shumë zëra. Është një nga shëmtitë urbane e turistike të vendit, së cilës më në fund i është kthyer dhe qeveria, me synimin për t’mos e lejuar më. Sot, sipas Shqipit online, Kryeministri ka deklaruar se ka hartuar një akt normativ me fuqinë e ligjit kundër zhurmave të larta. “Është primitivizëm, çmenduri dhe barbari të shkelësh oraret e përcaktuara për ndalimin e muzikës”, citohet të ketë thënë Berisha, dhe me këtë e ka patur fjalën edhe për lokalet në qendër të Tiranës.
E ka seriozisht? Apo po bën propagandë? Duhet parë. Çdo ligj, apo akt ligjor, nuk vlen pa një vullnet të qartë ekzekutiv. Ligji për ndalimin e cigares në ambientet publike, që kurrë nuk është respektuar në praktikë, është një ilustrim i qartë i këtij fakti.
Re.Pu.
Comments
Eshte primitivizem, cmenduri
<p>Eshte primitivizem, cmenduri dhe barabari ..... te shkelesh oraret ??? Per tre fjalet e para ka te drejte por kujt ja thote, a nuk eshte vete administratori i ketij shteti dhe qyteti? Po para ketij orari cfare mund te quhet ajo histeri barbaresh, qytetari? Kurrsesi! Ne gjygjet e hapura televizive te Rai 4, komshiu hodhi ne gjyq pronarin e nj gjeli i cili duke kenduar sipas avazit te tij shpenderor kishte kaluar decibelet e lejuar. Imagjinoni se cfare behet me mjetet elektronike qe keta i lejojne para ketij orari kur normat ligjore edhe pse dyfish me te larta se normat Europiane tejkalohen shumfish. KM i beri thirrje ndergjegjes se zhurmuesve qe te mendijne pak per ... te semuret dhe pleqte, po moshat e tjera cfare duhet te bejne, te durojne? Kjo eshte nje cmenduri sistematike dhe e organizuar!!!</p>
Coroditje kolektive neper te
Coroditje kolektive neper te gjitha qytetet bregdetare ku pushojme ne shqipetaret, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ulqin. Nuk mund te krahasohemi as me qytetaret e rajonit e aq me pak me qytetaret e perendimit per ka menyra se si bejme pushimet ne shqipetaret. Jam i bindur se nese ndokush nga perendimi do te beje 'pushim' ne Durres apo Dhermi me shume se 3 dite, ai do te traumatizohet nga zhurma.
Z. Nano, do shtoj dicka edhe per turizmin patriotik. Ju e thate se nje pjese e madhe e qytareve shipetare ketej kufirit ( kosovare) vijne ne Shqiperi pershkak te patriotizmit. Ata qe ishin me ju ne studio sikur nuk e besonin kete. U rekomandoj atyre qe ta shikojne nje storie te TCH te para dy- tre dite ku nje familje nga Bujanoci e qe vinin nga perendimi per te bere plazh ne Shqiperi, zonja e kesaj familje qante nga emocionet duke thene se ne ketu pushojme shqip, flasim shqip, lozim shqip, hajme shqip...
Kryeministri yne eshte si
<p>Kryeministri yne eshte si Blue Touth, lidhet me vetem kur jemi afer, kur largohemi ka vale te tjera...( Ka qelluar qe e ka ndjekur ate emision dhe shqetesim te Nanos, ndersa rropatjet e policise bashkiake ne 'bllok' i ka patur larg rezes se bluetouth-it...Edhe pse zhurrmat akustike vazhdojme me nje ritem skizofrenik , une qe kur foli kryeministri s'po i 'degjoje' me...edhe pse jane me metalike. Boll qe e tha i pari, se 'ujet turbullohet rruges'...)</p>
Add new comment