Arkiv-Lajme

Pse “Austrian Lotteries” u rendit e para në garën për Lotarinë Shqiptare?

Postuar në 25 Korrik, 2012 06:20

Ministria e Financave zyrtarizoi dje vendimin për të shpallur fitues kompaninë austriake për menaxhimin e licencës së lotarisë kombëtare, me afat 10 vjet. Ministria nuk shpërndau njoftim për mediat, por preferoi publikimin e renditjes së fituesit në faqen e internetit, duke mos dhënë shpjegime pse zgjodhi austriakët të ishin të parët, me të cilët tashmë nis negociata për lidhjen e kontratës.

Surroi, Komiteti i Partisë Komuniste, Dragodani, Rruga e Elbasanit

Postuar në 25 Korrik, 2012 05:09

Drejtorët e ndërmarrjeve publike në kohën e ish-Jugosllavisë, kur iu duhej të shkonin në Komitetin e Partisë, thoshin: Po shkoj të marr mendimin tim. Këtë na e thotë Veton Surroi në shkrimin e vet me titull ‘Komiteti në Dragodan’, dhe neve që kemi jetuar kohën e Hoxhës kjo batutë na sillet shumë familjare. Por Surroi don të dalë diku tjetër, dhe kjo gjë nënkuptohet qysh në titull: Dragodani i Prishtinës është si ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë, është pra  lagjja ku ndodhet Ambasada Amerikane, që për Surroin është bërë si Komiteti i Partisë qëmoti.

Topi, me të lënë ceremoninë, e mban frymën tek FRD-ja

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:23

Bamir Topi nuk ka vonuar asnjë sekondë që të zbriste në “fushën e betejës”, sa kohë ajo ishte akoma e nxehtë. Ka vonuar vetëm sa të ndërronte gardërobën formale, për t’i rihyrë jo vetëm formalisht, por edhe faktikisht “zanatit” të vjetër të politikanit protagonist, të cilin Bamir Topi e ka perifrazuar me një term futbollistik: “Kam luajtur gjithnjë në mesin e fushës”. Dhe si një playmaker, ish-presidenti ka lëshuar përgjigjen flakë për flakë ndaj rivalit të tij, Sali Berisha.

Ceremonia e djeshme presidenciale nuk ka qenë ndjellëse për gazetarët e shtypit

Postuar në 25 Korrik, 2012 03:50

Do të duhej (të paktën, pritej) që shtypi i sotëm të kish një fokus të veçantë tek ceremonia e djeshme presidenciale, por ka ndodhur vetëm pjesërisht kështu. Sigurisht, të gjitha kanë raportimet e tyre nga kjo ceremoni, por vetëm disa prej tyre e kanë parë të udhës ta trajtojnë këtë ngjarje si më kryesoren e ditës. E përditshmja Shqip ka për titull kryesor “Presidenca Nishani, fokusi tek drejtësia”. Gazeta Shqiptare ka zgjedhur një mesazh të fjalimeve të Presidentit për ta patur si kryelajmin e faqes së parë: “Nishani President inkurajon heqjen e imunitetit”.

Shqip-i ekzagjeron: Kriza e sotme ekonomike më e rëndë se e 1997-ës

Postuar në 25 Korrik, 2012 03:10

Në ballinën e gazetës Shqip bie në sy titulli i madh “Kriza ekonomike arrin kulmin”, i shoqëruar me nëntitullin “Të dhënat tregojnë se shqiptarët po përballen me një periudhë më të vështirë se ’97-ta”. Duke u futur në brendësi të shkrimit, gjejmë të dhëna të publikuara nga INSTAT-i, që tregojnë se Indeksi i Shitjeve me Pakicë, i cili mat volumin e blerjeve nga konsumatorët, u ul 8.3% në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2011-ës, ose ka zbritur në nivelin e vitit 2007 (pra, jo të vitit 1997).

Nishani në UFO TV: Nga PD-ja kam ikur për të mos u kthyer më

Postuar në 25 Korrik, 2012 02:09

Intervistën e parë si President i Republikës në detyrë, Bujar Nishani e ka dhënë në UFO TV, në programin ‘Fakt’ të gazetarit Peka. Është një mënyrë e çuditshme për të përuruar një mandat presidencial në planin televiziv. Programi ‘Fakt’ është një talk-show si shumë të tjerë, por televizioni UFO është një televizion lokal me rëndësi periferike.

Pse përfaqësimi kosovar në ceremoninë presidenciale ishte i nivelit dosido?

Postuar në 24 Korrik, 2012 16:26

Kosova ish e përfaqësuar në ceremoninë e  stafetës presidenciale në nivele jo të larta. Mungonte Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës së Prishtinës. Prania në Kosovë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, nuk mjafton për ta përligjur këtë mungesë. Tirana dhe Prishtina janë shumë afër, dhe një vizitë blitz në Tiranë nga ana e autoriteteve të Prishtinës mund të bëhej me charter vajtje-ardhje për tri orë, në harkun e të cilave Ban Ki Munit mund t’i mbushej axhenda me aktivitete të tjera.

Nga Vladimir Lenini te Vladimir Putini? - Pyesin Bugajski dhe Stefani

Postuar në 24 Korrik, 2012 13:04

Nga Vladimir Lenini te Vladimir Putini? Këtë pyetje shtron në fillim të një analize botuar sot në “Shqip”, Andrea Stefani. Analiza merr shtysë nga fakti që dy kompani shtetërore ruse “Gazprom” dhe “Rosneft” kanë shfaqur ambicie për të blerë “Albpetrolin” e nxjerrë në privatizim nga qeveria dhe për të depërtuar kështu në industrinë energjetike të Shqipërisë.

Shpëtim Nazarko: Shtypi shqiptar është një shtyp i botës së tretë

Postuar në 24 Korrik, 2012 10:31

Në një intervistë për Javën e Minxhozit, ish-botuesi e gazetari Shpëtim Nazarko, flet për shtypin e gazetarinë e sotme. “Do të mjaftonte vetëm shikimi i titujve të panumërt të gazetave, të shtrira shumicën e rasteve në tavolina të vogla apo përtokë, për të kuptuar se shtypi këtu përfaqëson një shoqëri të paorganizuar. Nga tipi i reklamave përgjithësisht të karakterit tregtar dhe jo prodhues, shumica të kompanive celulare apo bankave, nxjerr përfundimin se në çfarë vendi jeton. Po të pyesësh edhe çmimet që i afrojnë publikut këto kompani që botojnë reklamat, tabloja bëhet më e qartë.

Berat Buzhala i përgjigjet Veton Surroit

Postuar në 24 Korrik, 2012 09:32

Letrat ‘lamtumirëse’ të Veton Surroit kanë bërë jehonë në opinionin publik, por gazetat e gazetarët nuk janë marrë me to. As politikanët. Deri më sot. Ndërsa sot është Berat Buzhala, gazetar e politikan, që flet për to. E bën në shkrimin e tij “Letrat e Vetonit drejtuar botës”, publikuar në Gazetën Express, ku ai luan me një si kompleks inferioriteti përballë Surroit, dhe me këtë i ka dhënë një natyrë ironike tërë artikullit. “Në fakt Vetoni nuk flet, sepse t'i thuash Vetonit se flet është nënçmim. Ai jep definicione. Ne të tjerët flasim dhe sillemi rreth problemeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme