Arkiv-Lajme

Vdekja e poetit Podrimja; dhe komentet mbi poezinë e fundit të tij

Postuar në 21 Korrik, 2012 16:20

Sipas Kohës Ditore, që u referohet burimeve jozyrtare (kështu thuhet në versionin online të kësaj gazete: burimeve jozyrtare), “Ali Podrimja është gjendur i vdekur në një ulëse të lulishtes së qytetit Lodeve të Francës, ku  ishte ftuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii”. Autoritetet franceze kanë bërë me dije se në trupin pa jetë të poetit shqiptar nuk janë gjetur shenja dhune, dhe me këtë lënë të kuptohet se vdekja ka qenë natyrale.

Rama: Imuniteti? Ok. Por lipsen ndryshime të tjera në kushtetutë

Postuar në 21 Korrik, 2012 14:14

Ish bërë ca kohë që Edi Rama nuk kish shkruar një artikull (apo siç e kanë bërë të udhës t’ia quajnë, editorial), dhe këtë të sotmin e ka titulluar “Korrupsionin nuk e mbron imuniteti parlamentar”. Merret vesh se në fokus ka çështjen e ditës, atë të imunitetit parlamentar. Dhe mbron qëndrimin e vet, që mund të përmblidhet në disa pika:

Topi dekoron Shoshorin, që ka akuzuar Berishën si ‘denonciator armiqsh të PPSH-së’

Postuar në 21 Korrik, 2012 10:21

Dekorimi i Hysen Shoshorit është një nga gjestet e fundit të Bamir Topit si President, dhe duhet thënë se është gjesti më i qartë e më sfidues që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në krye të shtetit. Mesazhi sfidues i është dërguar Sali Berishës, të cilin Hysen Shoshori, i përndjekur politik, e ka denoncuar si dëshmitar në gjyqin që i është bërë në vitin 1975.

Francë, gjendet i pajetë Ali Podrimja

Postuar në 21 Korrik, 2012 08:53

Është gjetur në Francë trupi i pajetë i poetit të mirënjohur kosovar, Ali Podrimja, i cili prej disa ditësh konsiderohej si person i humbur. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave me të gjetur trupin, autoritetet franceze kanë njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se poeti kishte ndërruar jetë. Sipas raportimeve të “RTK”, autoritetet franceze po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndarjes nga jeta të poetit të mirënjohur.

Francë, gjendet i pajetë Ali Podrimja

Postuar në 21 Korrik, 2012 08:53

Është gjetur në Francë trupi i pajetë i poetit të mirënjohur kosovar, Ali Podrimja, i cili prej disa ditësh konsiderohej si person i humbur. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave me të gjetur trupin, autoritetet franceze kanë njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se poeti kishte ndërruar jetë. Sipas raportimeve të “RTK”, autoritetet franceze po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndarjes nga jeta të poetit të mirënjohur.

Karikatura e Kapexhiut ‘zbulon rrengun që Berisha i ka punuar Ramës”

Postuar në 21 Korrik, 2012 08:12

Kopertina e Mapos së sotme, si një mënyrë për të përuruar “Mapo Weekend”-in, një nismë e re gazetareske e kësaj të përditshmeje, ish e zënë pothuaj e tëra nga një karikaturë e Bujar Kapexhiut, e cila i bën jehonë perceptimit të një pjese të publikut se “reforma e re zgjedhore e miratuar nga Rama-Berisha ishte një humbje e të parit dhe një fitore e të dytit”. Karikatura ishte shumë e realizuar, dhe e përcillte këtë mesazh më mirë se dhjetë opinione. Në të dukej Rama i uritur, dhe aty pranë tij ish Berisha me një lugë të madhe bosh.

Surroi i bën portretin Pacollit; dhe nuk kursen ngjyrat e zeza

Postuar në 21 Korrik, 2012 05:24

Veton Surroi nuk ka mendim të mirë për Behgjet Pacollin. Kush nuk e ka ditur, ka pasur rast ta marrë vesh këto ditë. Këtë e thotë vetë Surroi. Madje, është ky që pretendon t’ia ketë thënë në sy vetë Pacollit opinionin që ka për të. Por afërmendsh “nuk kam bërë asnjë kërcënim”, thotë Surroi paraprakisht për të përgënjeshtruar ambasadorin Dell.

Minxhozi dhe “Berisha që ecën vazhdimisht shtegut të pashkelur të bllofit”

Postuar në 21 Korrik, 2012 05:08

Në një shkrim për Shqipin, Skënder Minxhozi ndalet tek një sjellje rutinore e Berishës, dmth tek fakti që ky bën pikërisht atë, për të cilën të tjerët janë të sigurtë se ai nuk ka arsye ta bëjë. Ja çfarë thotë lidhur me këtë argument, teksa debati politik është fokusuar tek çështja e imunitetit: “Edhe një herë më tepër, në këtë rrugëtim të nxituar ku shkel politika e këtij vendi në lidhje me imunitetin, Sali Berisha po i bie nga shtegu i pashkelur i blofit. E ka pasur taktikë të hershme këtë.

Ngjarja tragjike e Pukës, dhe fraza e njohur: Nëse shteti s’vepron, do veprojmë ne

Postuar në 21 Korrik, 2012 04:58

Ngjarja vetvetiu është bajagi tragjike, por jehona mediatike që iu dha, ndoshta edhe falë ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ka bërë punën e vet, gjithashtu, e për këtë arsye ngjarja është në qendër të debatit publik. Është fjala pra për ngjarjen e Pukës, ku mbetën të vrarë dy vëllezër, Hil e Paulin Markaj, të cilët, tok me familjarë të tyre kishin njoftuar policinë prej ditësh se “ishin të rrezikuar” dhe se “njerëz nga familja Përmarkaj po vinin vërdallë të armatosur me synimin për të vrarë dikë prej Markajve”.

I dyshuari për vrasjen e 71 vjeçarit Mark Shkreta ka një alibi të fortë

Postuar në 21 Korrik, 2012 04:28

Pas ekzekutimit të 71 vjeçarit Mark Skreta, policia e Tiranës nuk nguroi të hedhë dyshime të menjëhershme mbi Jetmir Llanajn (disa gazeta e shkruajnë mbiemrin e tij ‘Llani’ e disa ‘Llanaj’), të atin e Indritit 9 vjeçar që ia vranë vëllezërit Shkreta një muaj e gjysmë më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme