Arkiv-Lajme
Ministria e Mbrojtjes bën Dëshmor të Atdheut një komisioner të PD-së!!!
Në gazetën Tema online gjendet një lajm i çuditshëm; është aq i çuditshëm sa në një moment të parë të duket si i stisur nga ‘punishtja’ informative e Mero Bazes. Përse është fjala? Ja çfarë thuhet në tema.al: “Ministria e Mbrojtjes ka shpallur ‘Dëshmor të Atdheut’ një komisioner demokrat, të vrarë në vitin 1997 në fshatin Lis të rrethit të Matit.
A do t’i shërbejë PS-së futja e teknologjisë zgjedhore në Tiranë dhe Fier?
Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në News 24, Damian Gjiknuri, kryenegociatori socialist për ndryshimet në kodin zgjedhor, bëri një pasqyrë të përmirësimeve në kodin zgjedhor, që sipas tij, do ta minimizojnë mundësinë e deformimit të rezultatit në zgjedhjet e ardhshme. Ndër këto përmirësime, ai përmendi edhe identifikimin e votuesve të qarkut të Tiranës me anë të makinave që lexojnë kartën e identitetit dhe numërimin e votave të qarkut të Fierit me anën e skanerave optikë.
Gjiknuri bën gjeografinë e aleancës antiregjim
Fillon e zbulohet plani elektoral i socialistëve. “Aleancën antiregjim”, të cilën Rama e emërtoi por nuk e specifikoi, Gjiknuri e pagëzon ndryshe, “aleancë nga nevoja”, dhe me këtë ka parasysh një aleancë (edhe) mes PS-së e FRD-së e AK-së. E ka thënë këtë në talk show-n e Babaramos në televizionin News 24. Kuptohet, “nëse ata vendosin t’i bashkohen nismës për largimin e Berishës”, thotë Gjiknuri, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur biseda lidhur me këtë gjë.
Do flasë Basha pas gjestit të Arvizu-së?
Është shumë e çuditshme heshtja e Lulzim Bashës përballë një kërkese të disa gazetarëve për të bërë transparent investimin që po bën për zgjerimin e rrugës së Elbasanit në hyrjen për nga Sauku të Tiranës. Është një investim që shoqërohet me një impakt ambiental e me një dëm që i bëhet trashëgimisë sonë arkitekturore (pallati presidencial, tok me rrethimin, ka dekada të tëra që është ndërtuar). Kjo sjellje prej vuvi duket si e imponuar nga rrethana “që s’janë në dorë të tij”.
Amik Kasoruho: Unë President? Vendi im është në anëcakun e kulturës
Amik Kasoruho President? “Unë e kam harruar atë episod”, thotë vetë Kasoruho në një intervistë për Shekullin me rastin e ribotimit në italisht të librit të tij me titull ‘Një ankth gjysmëshekullor’, duke lënë të kuptohet se një propozim i tillë ka qenë një gjë që s’i ka interesuar kushedi se çfarë; ose s’i ka interesuar asnjë çikë. “Vendi im është në anëcakun e kulturës, sidomos të përkthimit, ndërsa politika në vetvete nuk më ngjall interes”, thotë ai në një përpjekje për të shpjeguar faktin pse e ka harruar detajin ‘presidencial’.
Surroi për Thaçin: Një 'kafshë' politike, por i paskrupullt
Në letrën e lamtumirës (në fakt, është një j’accuse) që Veton Surroi i dërgon ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, boss-i i së përditshmes Koha Ditore flet dhe për Hashim Thaçin, të cilin e përshkruan si njeri të paskrupullt, por me një instikt të zhvilluar politik. Saktësisht ai thotë (marrë nga telegrafi.com): “Kam përvojë të keqe me të [Hashim Thaçin] prej vjetësh, në fakt prej Konferencës së Rambouillet-së.
Shpëtim Idrizi bëhet partner i sikletshëm për Berishën?
Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë ‘Drejtësi, Integrim dhe Unitet’, ndryshe partia e çamëve, dhe aty ka patur një zhvillim interesant, të cilin shtypi i sotëm ish mjaftuar ta raportonte. Krye i kësaj partie, Shpëtim Idrizi ka marrë zotime e ka bërë premtime, dhe me këto ai e ka shndërruar tremuajshin e ardhshëm në një periudhë prove për atë personalisht. “Do të fusim një rezolutë për çështjen çame në parlament”, tha ai fillimisht.
Rama shpjegon reformën zgjedhore PD-PS, dhe flet për një ‘koalicion antiregjim’
Në një klimë dyshimesh e kritikash lidhur me rezultatet e reformës zgjedhore, Rama u ka folur deputetëve të vet, dhe nëpërmjet tyre (në stilin e Berishës) publikut, lidhur me garancitë e shtuara në favor të një procesi elektoral normal. Vetëm dy objektiva tonat nuk u realizuan me anë të reformës, tha Rama. “Ato janë identifikimi elektronik i votuesve dhe numërimi elektronik. Dhe kjo ndodhi për arsye të skepticizmit të ekspertëve të ODIHR-it”, saktësoi ai.
Parashikimi i Washington Post-it: Obama ka gjasa më të mëdha për fitore
Gazeta Washington Post ka bërë parashikimin e saj për shpërndarjen e mandateve të Kolegjit Zgjedhor, i cili do të zgjedhë presidentin e SHBA-së pas votimit të nëntorit të këtij viti. Parashikimi i Washington Post-it është bazuar në sondazhet e kryera në shtete të ndryshme të SHBA-së dhe në rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit presidenciale. Sondazhet e bëra në shtete të veçanta janë shumë më të rëndësishme se ato në nivel kombëtar, sepse president i SHBA-së nuk bëhet kandidati që fiton votën popullore, por ai që ka më shumë përfaqësues në Kolegjin Zgjedhor.
Arbën Xhaferi: Qosja është personazh i parehatshëm
Në një intervistë për Shqipin e sotëm, Arbën Xhaferi del në mbrojtje të standadit të shqipes, dhe është disi i shock-uar nga mendjelehtësia sektare me të cilën trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull ‘Komunizmin e lavdërojnë kur e sulmojnë për standardin e shqipes’, të publikuar në respublica.al; në fakt, është një pjesë nga intervista e tij, që ne e kemi veçuar si opinion).