Surroi për Thaçin: Një 'kafshë' politike, por i paskrupullt

Në letrën e lamtumirës (në fakt, është një j’accuse) që Veton Surroi i dërgon ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, boss-i i së përditshmes Koha Ditore flet dhe për Hashim Thaçin, të cilin e përshkruan si njeri të paskrupullt, por me një instikt të zhvilluar politik. Saktësisht ai thotë (marrë nga telegrafi.com): “Kam përvojë të keqe me të [Hashim Thaçin] prej vjetësh, në fakt prej Konferencës së Rambouillet-së. Atëbotë krijova një përshtypje për të prej një njeriu, me pak përgatitje intelektuale, por me një instinkt të jashtëzakonshëm politik për ushqimin e ambicies për pushtet, pa edhe më të voglin skrupull. Gënjeshtar, arrogant, shpërfillës dhe ofendues - kishte energji që në çdo mëngjes të përpiqej të prishte çfarëdo pune që ishte ndërtuar gjatë natës. Këtë përshtypje vetëm sa e kisha thelluar në vitet e mëpastajmë’.
Re.Pu.
Comments
Plotesisht dakort me Surroin

Plotesisht dakort me Surroin per kafshen e paskrupullt THAC, por nga ana tjeter besoj se Dell fatkeqesisht ka thene te verteten per akrobacirat dhe peruljen e vete Surroit ndaj idiotit THAC per te kapur presidencen. Pra per mungesen e dinjitetit, injorancen dhe pabesine qe i karakterizon keta "politikane" te mjere/dhjere.

Kur dicka e tille pastej behet ne sy te nje te huaji atehere kane plotesisht te drejte te huajte ti trajtojne kafshet politike shqiptare ashtu sic e meritojne. Une e shoh prononcimin si nje tallje te paqme me kete shpurre te peshtire qe per fat te keq na perfaqesojne te gjithe ne.

Prononcimet e Surroit dhe gazetes se tij ndaj DELL nuk i bejne aspak nder Surroit pasi edhe ai po perdor median e tij per qellime teresisht vetiake dhe mediokre. Por ky episode mund tu sherbeje te tjereve qe ne te ardhmen te perpiqen te rruajne me mire dinjitetin personal dhe ca me teper ate kombetar

Surroi ka luftuar gjithmone

Surroi ka luftuar gjithmone qe me anen e nderkombetareve te arrinte postin e presidentit te Kosoves. Ai para disa vitesh krijoi edhe nje parti per kete qellim, por qe u shua shpejt se nuk pati mbeshtetje popullore. Tani ai eshte terbuar me ambasadorin amerikan se ky i fundit nuk po e mbeshtet ne ambiciet e veta. Ai mind te thote çfare te doje per Thaçin, por as vete nuk eshte me i mire. Me prejardhje nga nje familje qe i ka sherbyer me zell Titos, Surroi perfaqeson korrentin nostalgjik te admiruesve te panjugosllavizmit ne Kosove.

Surroi asht "Berlusconi" i

Surroi asht "Berlusconi" i Kosoves. Vetem ma i intelligjent, por jo ma i mir. Vetem ma i fort ne venin e vet, por jo ma i sukseshum. Kush asht i mir per interesat e veta nuk asht atomatikisht edhe i mir per interesat e popullit. Ky qe 12 vjet ju bashkangjitet atyne, per te cilit ka shprese, qe e bajn president te Kosoves. Shprese per kryeminister nuk ka pas kur. Dhe sidomos kampanja propaganduese e gazetes, TVs dhe klubit te tij kunra Bexhet Pacollit per me rrezu prej postit te presidentit, na ka tregu shum mir, se si e perdor ai fuqine e vete dhe si e sheh rollin e demokratise ne nji shtet. Nuk jam per Thacin, Pacollin apo Dellin etj. por Surroi nuk asht njeri i besueshem dhe i mir per Kosovaret

Add new comment