Shpëtim Idrizi bëhet partner i sikletshëm për Berishën?

Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë ‘Drejtësi, Integrim dhe Unitet’, ndryshe partia e çamëve, dhe aty ka patur një zhvillim interesant, të cilin shtypi i sotëm ish mjaftuar ta raportonte. Krye i kësaj partie, Shpëtim Idrizi ka marrë zotime e ka bërë premtime, dhe me këto ai e ka shndërruar tremuajshin e ardhshëm në një periudhë prove për atë personalisht. “Do të fusim një rezolutë për çështjen çame në parlament”, tha ai fillimisht. Madje, do ta miratojmë në parlament, garantoi ai, “ngaqë ne kemi besim që Parlamenti shqiptar është i përbërë nga gra e burra patriotë dhe asnjë s’do njolloset nga turpi”. Dhe shtoi: “Nëse ajo nuk miratohet, atëherë unë do të jap dorëheqjen si kryetar i PDIU-së, dhe ky akt dorëheqjeje do të ishte protestë për pafytyrësinë e politikës, dyfaqësinë e saj, e burracakërinë e politikës tradicionale”. Do t’ia dalë, vallë?
Më poshtë, ai foli për një lëvizje tjetër në favor të kauzës çame. “Së shpejti do të bëhen publike disa prej momenteve kryesore të bashkëpunimit të PDIU-së me një studio britanike për zgjidhjen e çështjes çame, sipas së drejtës ndërkombëtare”. Në fakt, ka kohë që çamët flasin për këtë gjë, por nuk dihet se ku konsiston ky bashkëpunim.
Në fund ai bëri dhe një deklaratë tjetër, që do t’i fusë siklet Berishës: “Ju e dini që ministri grek ka thënë se Greqia do ta injorojë vendimin e Kushtetueses. Kjo do të thotë që Greqia të shfrytëzojë burimet tona natyrore. Shteti shqiptar duhet të reagojë me forcë ndaj kësaj deklarate, qoftë edhe duke e dërguar çështjen në instanca më të larta”.
Re.Pu.
Comments
Ky mas zgjedhjes se
<p>Ky mas zgjedhjes se presidentit i dergonte mesazhe berishes "Allahu t'rujt", "Zoti ta shtofte inotin". Palaço.</p>
Mua me duket nje perftues qe
<p>Mua me duket nje perftues qe perdor çamet dhe votat e tyre per interesin e tij.</p>
ne shqiptaret na eshte bere
<p>ne shqiptaret na eshte bere sport ditor te paragjykojm cdo njeri, ai te pakten ka dhen premtime dhe afate, prisni ti mbarojn afatet dhe atehere del sa cfar burri eshte? burracak apo burre, dhe le ta gjykojn camet dhe gjithe opinioni publik, une per vete besoj se ai po lufton per nje ceshtje dhe si e tille mund te bej aleanca me kedo.</p>
Add new comment