Kujtesa e shkurtër e shqiptarëve; dhe qejfi për t’u marrë me histori

Postuar në 17 Korrik, 2012 04:28

“Do ju tregoj një histori”, i thotë ambasadori holandez Rudina Xhungës, që e kish ftuar në studion e programit të vet Shqip dhe i kish bërë pyetjen mbi 21 janarin e vitit 2011. Dhe historia është kjo:

“Kur u bëra ambasador, kalova javët e para në hotel, në Tiranë, dhe në dhomën time shikoja televizionet shqiptare.  Një ditë po shikoja televizor dhe kuptova se çfarë i kishte ndodhur z. Kosta Trebicka, i cili u gjend i vdekur në një pjesë të Shqipërisë, larg makinës së tij. Kur e pashë këtë, reagimi im i parë ishte “oh, kjo ngjarje do më mbajë të angazhuar si ambasador për dy vitet e ardhshme”, sepse ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndësishme në sytë e mi. Por ndërkohë, ajo ngjarje u shua për dy javë dhe askush nuk e përmendi më qysh atëherë. Dhe as në atë kohë nuk pati një investigim të besueshëm. Keni patur shpërthimin në Gërdec, 26 të vrarë, shumë pyetje, asnjë përgjigje ende dhe kjo më bën të them se unë nuk e kuptoj, se si shqiptarët arrijnë t’i pranojnë këto gjëra. Diçka e rëndë ndodh dhe menjëherë humbet, harrohet dhe zhduket nga kujtesa. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, ju jetoni me historinë tuaj, shumë herë më tepër, sesa vendet e tjera të Evropës perëndimore. Unë nuk e kuptoj këtë gjë.”

As ne nuk e kuptojmë. Apo ka ndonjë që e kupton?

E.G.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

aman sa te veshtirin beni! u harrua sepse jemi popull interesash. ne kete moment nje pjese te mire u intereson te vjedhin sa te munden me Salen, dhe nje pjese tjeter u ka ngelur mendja tek mundesia per te vjedhur me Edin. Ke dhe nje pjese te trete per te cilen askush nuk pyet, as mediat as ambasadoret. Ketyre te treteve edhe sikur te ulerisnin me 130db prape nuk do t'u degjohej zeri!

Submitted by ajsberg (not verified) on

Bukur i thurrin vjershat dhe po bukur i recitojne keta ambasadore ne largim e siper pasi jane frymezuar nga 'ekzotikcizmi' shqiptar. Dhe pas 'koncertit' disa duartrokitje neper vape e ne fund rikthim ne 'identitet'...Ky eshte 'fati' yne i lexuar nga fallxhoret nderkombetare ne rrudhat e pellembeve te politikaneve tane, te prijesave tane , qe na prijne rreth strumbullarit te lemit tone, lidhur pas hurit historik te mentalitetit tribal, ne pritje te vesimeve freskuese qiellore per pertharrjen e plageve te maisura tokesore...Syte nga qielli, duart nga mielli dhe bythen nga helli...O sa qef, sa qef...sa te shkojme ne qenef...

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Shpjegimi eshte fare i thjeshte por super i hidhur:

Ngjarjet "heroike" te se kaluares  i sherbejne per te kompensuar ndjenjen e frikes perballe ngjarjeve apo krimeve reale.

Rrojne me mitet per te mos vdekur fare shpirterisht nga realiteti qe s'i bejne dot balle!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Ambasador keni të drejtë të mos na kuptoni sepse tek ne çudia më e madhe zgjatë 3ditë dhe pastaj haroet dhe fillojmë me historinë tjetër të rallës se ne fantazojmë më shumë histori se në të vërtet prandaj keni të drejtë të habiteni se ju jeni ritur në një shoqëri të kulturuar dhe me norma

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.