Arkiv-Lajme
Shpërthimi i Shimës...
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që prej një koleksioni publik veprash arti të deklarohen njëherësh të humbura rreth 60 piktura, nga të cilat 27 vepra të Vangjush Mios, pasuri e galerisë publike “Guri Madhi” në Korçë (për Mion kjo është humbje e përsëritur, ka ndodhur njëherë më 1994 me 21 vepra të tjera). Po ç’bëhet me koleksionet e tjera publike të arteve pamore? Pakkush e di që si “Guri Madhi” në Korçë ka koleksione të tilla edhe në Elbasan, Berat,Vlorë, Durrës, Shkodër etj.
Edhe Eduardi ia ka parë hajrin politikës
Një apartament 65 m2 i ndërtuar përpara vitit 1990, një autoveturë dhe 33 përqind e një toke bujqësore në një fshat të Korçës e përfituar me 7501. Kjo ka qenë pasuria e qytetarit Eduard Halimi përpara se të bëhej politikani Eduard Halimi.
Gazeta “Shqip” në numrin e sotëm ka analizuar deklaratat e pasurisë së ministrit aktual të drejtësisë dhe aty del se pas 6 vitesh në politikë Halimi mund të konsiderohet tashmë një shqiptar i pasur.
Veton Surroi ka vendosur të thotë gjithë të vërtetën mbi Dell-in; me një shkrim në Kohën Ditore
Koha Ditore ka lajmëruar se nesër do të publikohet “letra e lamtumirës së Veton Surroit për ambasadorin Christopher Dell”. Njoftimi lë të kuptohet se letra do të jetë në disa numra, gjë që të bën të mendosh se Surroi e ka shkruar ‘shtruar e për qejf’ këtë letër.
Ambasadori Sequi ka një ide: Një "Klub të Europës" në Tiranë
Një Klub Shqiptar i Integrimit në BE? Ideja me sa duket është e ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe është konfirmuar gjatë një interviste televizive me gazetaren Mira Kazhani. Gjatë bisedës, gazetarja i ka thënë Sequit: “Një nga miqtë e mi më ka thënë se stafi juaj është angazhuar në krijimin e një klubi që do quhet Klubi i Integrimit në BE”. Dhe ambasadori është përgjigjur: “Ju keni infomacione te sakta. Kjo është diçka që ne po mendojmë të organizojmë”.
Ministri Olldashi shpalos ‘klasin’ e vet
Lexojeni me kujdes këtë deklaratë, pasi është domethënëse (marrë fjalë për fjalë nga një raportim në gazetën Shqip): “Me të gjitha energjitë njerëzore, me përkushtim, me vullnet, me duar, me këmbë dhe me pallë po deshët, ne ia kemi dalë t’ju mundim edhe në zgjedhjet e fundit. Do t’ia dalim prapë t’ju mundim sërish me të gjitha mjetet, nëse është e nevojshme edhe me pallë, në çdo kuptim të fjalës që e merrni ju, t’ju mundim prapë”. Ku mund të jenë thënë këto fjalë? Në Kuvend, gjatë një séance, ku po diskutohej për rrugën Levan-Fier e ku deputetët e opozitës po hidhnin akuza për korrupsion.
Dell-i e ka në ADN-në e vet stilin diplomatik prej cowboy-i
Në Tiranë nuk njihet në detaje CV-ja e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell. Në mënyrë sintetike e jep Beqë Cufaj në një shkrim të tijin për Zërin: “Para se të vinte për herë të dytë në Kosovë, ku kishte qëndruar në vitet 2000-2001, si shef i atbotë ende Zyrës Amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan Christopher Dell shërbeu për Uashingtonin, në Angolë dhe në Zimbabëe, pastaj kaloi si zëvendësshef i Misionit të SHBA-ve në Afganistan, për t’u kthyer sërish në Prishtinë, por kësaj radhe si ambasador fuqiplotë në një shtet të ri me emrin Republika e Kosovës”.
Isa Mustafa lë skrupujt mënjanë dhe i përgjigjet ambasadorit Dell
“Një marrëveshje mes Thaçit, Mustafës e ambasadorit amerikan e muajit prill të vitit të shkuar, menjëherë pasi Pacolli ‘doli pa hyrë’ nga zyra presidenciale, parashihte – është e ditur kjo, tanimë – që zgjedhjet presidenciale të mbaheshin më së largu gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.
"Lufta e të rinjve" në PS dhe një intervistë me "të fortë, ngordhalaqë, spurdhjakë dhe elitistë laptopistë"
Kush dëshiron të kuptojë diçka më tepër nga konflikti në FRESSH-in e PS-së, (që në fakt nuk është thjesht “muhabet të rinjsh”, por ka reflektime edhe në kupolën rozë), mund të lexojë në Shekullin e sotëm një intervistë “benzinë mbi zjarr” të kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropali. E pyet gazetarja: “Znj.Spiropali, këto ditë është folur shumë për një grup të “fortësh”, si dhe djem deputetësh që përkrahin kryetaren e FRESSH-it, pra ju. A mos ndoshta vetëm me “të fortë” ecet në politikën shqiptare dhe ju po bëni të njëjtën gjë?”.
Rrugët e asfaltuara të qeverisë dhe rruga Lushnje-Berat
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është shprehur se po punohet për ndërtimin e një rruge të re Lushnjë-Berat, e cila praktikisht ka qenë për vite me radhë në një gjendje katastrofike. Këtë deklaratë e dha pasi Berisha kish këputur një të fortë. “Sot anembanë vendit janë në ndërtim dhe ne përfundim mijëra kilometra rrugë. Një kundërshtar i yni do të thoshte se udhëtova kudo për të gjetur rrugë të paasfaltuara, por nuk gjeta”, tha Berisha para dy ditësh.
Berisha i vendosur për moskorrigjimin e sistemit zgjedhor
Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, ishin të ftuar mbrëmë dy aktorët kryesorë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, si dhe dy ish-kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Ilirjan Celibashi.
