Arkiv-Lajme

‘Danezi e shqiptari’ duke zhbiriluar në ethosin tonë

Postuar në 12 Korrik, 2012 09:55

Në shkrimin me titull ‘Danezi dhe kinezi’ të publikuar në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu kish veçuar disa pasazhe pikante të intervistës së ambasadorit danez dhënë Javës, me ndonjë nënvizim brenda këtyre pasazheve. Bie në sy (lexuesve të vëmendshëm të intervistës mund t’u ketë rënë në sy për hesap të vet) paragrafi i mëposhtëm:

Fitore e përkohshme e universiteteve private fitimprurëse

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:27

Departamenti i Arsimit të SHBA-së (i barazvlefshmi i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë) aprovoi para ca kohësh një rregull, sipas të cilit, studentëve të universiteteve private fitimprurëse nuk do t’u jepen kredi me kushte të buta (të njohura me emrin “kredi studentësh”), në qoftë se më pak se 35% e të diplomuarve nga këto universitete janë duke i paguar këstet e kredive.

Ministri i Mbrojtjes në hall e … në kllapí

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:22

Njerëz të pushtetit duket sikur janë kapur nga një virus topitjeje e përçartjeje. Në qëndrimet e deklaratat e tyre ka rëndom diçka absurde e surreale, në stilin e të të parit të tyre, kryeministrit. Le të ndjekim , fjala vjen, rresht pa rreshti e me ndonjë pyetje tonën, deklaratën e ministrit të mbrojtjes, që është nën terrorin e një kontrolli parlamentar mbi veprimtarinë e tij:

Ish-kryeministrat ish-komunistë duan t’i shmangen me çdo kusht burgut…

Postuar në 12 Korrik, 2012 05:39

Në rubrikën Eastern Approaches të revistës The Economist, është publikuar një analizë e situatës së nderë politike në Rumani (http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2012/07/romanian-politics-2 ) Situata e nderë është krijuar prej vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit rumun dhe për ndryshimin e rregullave të referendumit që mund të vulosë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit.

Misteri i një aparature përgjimi në Tiranë dhe çfarë (nuk) thotë ish-kreu i SHIU-t

Postuar në 12 Korrik, 2012 04:36

Misteri i një aparature përgjimi përflitej prej muajsh në ambiente politike dhe mediatike në Tiranë, por zhvillimet e fundit, veçanërisht me Shërbimin Informativ Ushtarak, kanë nxjerrë në dritë të dhëna konkrete. Shqiptarja.com raporton sot se një kompani private shqiptare, e cila është e specializuar në tregtimin e pajisjeve të sigurisë, ka ndërmjetësuar blerjen e aparaturës së përgjimit për SHIU-n në vitin 2010.

E meritojnë pasurinë pasanikët?

Postuar në 12 Korrik, 2012 04:21

GlobeScan, një agjenci e eksplorimit të tregut, ka bërë një anketim mbi pyetjen: A e meritojnë pasurinë që kanë pasanikët e vendit tuaj? Është kohë krize, dhe afërmendsh, kjo pyetje e bërë në një kohë tjetër mund të pasohej me përgjigje disi të ndryshme. Por çfarë rezulton? Rezulton (për shumë detaje, shihni diagramën që është publikuar në vend të fotos), që në vendet me kulturë anglo-saksone ka një mendim të mirë për të pasurit. Mbi 60% e australianëve, afro 60% e kanadezëve dhe amerikanëve dhe 45% e britanikëve janë të idesë se të pasurit në vendet e tyre e kanë me meritë pasurinë.

Ka qenë një shkrim i Robellit që ka provokuar shpërthimin e Dell-it

Postuar në 12 Korrik, 2012 03:41

Nga një shkrim i Armand Shkullakut të publikuar sot në Panorama marrim vesh se shpërthimi i ambasadorit amerikan kundër Veton Surroit ka ardhur menjëherë pasi Koha Ditore (gazetë e Surroit) kish publikuar një artikull të Enver Robellit, në të cilin për ambasadorin Dell thuheshin gjëra jo fort simpatike.

Shqiptarja.com: Basha ka ndërsyer taksidarët e vet kundër medias kritike

Postuar në 12 Korrik, 2012 03:18

Shqiptarja.com i ka kushtuar dy faqe lajmit të lajmëruar në faqe të parë me titull ‘Basha s’duron dot më, sjell taksidarët tek shqiptarja.com’. Kjo e përditshme, e financuar nga botuesi italian Carlo Bolino, ka shtatë muaj që është në treg, dhe këto ditë në dyert e saj kanë trokitur për kontroll njerëzit e Bashkisë së Tiranës. Kanë shkuar atje me një urdhër të Andia Pustinës, drejtoresha e departamentit të taksave e tatimeve. Ka ndonjë gjë që s’shkon në këtë mes? Sipas shqiptares.com, po.

Berlusconin ‘po e lusin’ që të rikthehet në krye të partisë

Postuar në 12 Korrik, 2012 01:42

Partia e Lirisë në Itali është një parti e krijuar nga Berlusconi. Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, ai ia la kreun e partisë delfinit të tij, Angelino Alfano. Ky i fundit përballë Berlusconit është pak a shumë si Lulzim Basha ynë përballë Berishës. Ka dalë sot, e jo vetëm ka paralajmëruar rikthimin e Berlusconit në krye të partisë e si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2013, por edhe e ka inkurajuar këtë zhvillim. “Janë të panumërt ata që po i luten Berlusconi-t që të kandidojë. Edhe unë të njëjtën gjë po bëj.

Policët e Bashkisë së Tiranës ushtrojnë dhunë ndaj romëve të kanaçeve

Postuar në 11 Korrik, 2012 15:42

Vend-grumbullimi ku romët depozitojnë mbeturinat plastike (shishe plastike e kanaçe) që ata i mbledhin nga kazanët e plehrave të Tiranës, gjatë ditës së sotme është shndërruar në një vend ”përleshjeje” mes policisë bashkiake dhe romëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme