Misteri i një aparature përgjimi në Tiranë dhe çfarë (nuk) thotë ish-kreu i SHIU-t

Misteri i një aparature përgjimi përflitej prej muajsh në ambiente politike dhe mediatike në Tiranë, por zhvillimet e fundit, veçanërisht me Shërbimin Informativ Ushtarak, kanë nxjerrë në dritë të dhëna konkrete. Shqiptarja.com raporton sot se një kompani private shqiptare, e cila është e specializuar në tregtimin e pajisjeve të sigurisë, ka ndërmjetësuar blerjen e aparaturës së përgjimit për SHIU-n në vitin 2010. Gazeta citon burime nga Ministria e Mbrojtjes sipas të cilave Shërbimi Informativ Ushtarak ka pajtuar këtë kompani shqiptare me një kontratë të drejtpërdrejtë për blerjen jashtë vendit të një aparature përgjimi të tipit “CDMA Interceptor”. (janë aparatura me përdorim të kufizuar). Në rastin konkret kjo kompani e ka bërë blerjen tek një kompani partnere amerikane, e cila quhet “Verint Technologies”. Aparatura në thelb është një kompjuter, i cili ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin dhe regjistrimin zanor të bisedave telefonike dhe dekriptimin e SMS-ve në një rreze prej 300 metrash.
A e ka përdorur këtë pajisje SHIU për të përgjuar opozitën, gazetarët, kritikët e qeverisë, diplomatët, qytetarët etj? Këtë ende nuk e dimë, por mund të nxjerrim përfundime, edhe nga ato që thotë, por edhe nga ato që nuk thotë ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla.
Duke folur sot për Panorama, ai pretendon se sulmet ndaj tij janë bërë sepse ai sinjalizoi për dhunë në 21 janar. Po si e zbuloi shefi i SHIU-ut këtë? Në këtë pikë ai tregohet shumë i kujdesshëm: “Paraditen e 21 janarit, jam informuar verbalisht se elementë të inkriminuar që do të marrin pjesë në protestë, do të kryenin akte dhune... I kërkova takim drejtorit të SHISH-it dhe i bëra të ditur informacionin që kishim. Nga ana e drejtorit të SHISH-it ky informacion nuk u mor parasysh... Ajo që ndodhi më 21 janar vërtetoi informacionin e SHIU-t. Më lejoni që të theksoj se SHIU nuk është investuar në ngjarjet e 21 janarit. Informacioni i ardhur është rastësor nga burime njerëzore...,” - tha Zyla. (A.N.)
Comments
Cfare thote ky qe i duket

Cfare thote ky qe i duket vehtja qendra e botes dhe viktime e opozites?!

-Qe do kishte dhune diten e 21 janarit, kete nuk ka patur njeri te mos e besoje, perderisa me organizimin e asaj rrumpalle u moren element te tille si Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Prec Zogaj, Gjoke Jaku, Frrok Gjini etj. Kush eshte ai qe mund te mendoje se pas ketyre nuk qendrojne bandat dhe elementet kriminal?!

-Por pyetja eshte nese ishte nje levizje politike e atyre qe donin te merrnin peng PS me kete dhune, ishte nje levizje e katolikve te veriut te perjashtuar nga qeverisja apo ndrehyrja e fqinjve tanë verior:) ?!!!

Apo aq me keq akoma, u be loja e Putin per te destabilizuar Ballkanin e per tu thene Amerikanve se ju nuk jeni ne gjendje te vini rregull aty pa Rusine?! Te mos harrojme se "levizja e Tiranes" nuk qe fenomen i shkeputur.

Por pyetja eshte; A e kuptojë kete Edi Rama apo ne kete fushe eshte idiot dhe nuk merr vesh se cfare behet?! Apo eshte nje frikacak i pandreqshem dhe i duheshin "trimat" per tu trimeruar paksa?...

Qe ta kthesh te gjithen ne

Qe ta kthesh te gjithen ne nje skenar ruso-serbo-malazezo-boshnjako-kroat, kjo eshte e drejta jote. Edhe qe te thuash qe edi rama edhte frikacak dhe s'merr vesh se c'behet, edhe kjo ka sens, sepse ai eshte edhe ashtu ne fakt. Por qe te mos kuptosh se ky burri, qe ty te duket kot, s'mund t'i merrte "gojarisht" informacionet per 21 janarin, tregon se ke pak mungese sinqeriteti. Dakort i nderuar? Tregohu i mencur me skenaret e medha, por tregohu edhe pak i sinqerte dhe prano qe ky shtet pergjon sot me gjashte agjenci paralele me SHISH, duke shperfillur cdo norme dhe ligj ne fuqi. Qe t'i japesh peshe, ne kete menyre, edhe teorive me Putinin...

Kjo pajisje i bjen qe te

Kjo pajisje i bjen qe te pergjoje linja CDMA,perderisa e thote dhe emri,kur ne Shqiperi dhe ne gjithe Europen perdoret linja GSM.I vertete te jete valle ky lajmi,apo eshte trillim,apo ai qe e ka shkruar ja ka fut kot?

mjaft ben dizinformacion

mjaft ben dizinformacion shqiptarija e ed rames, mos u shtoni dhe ju te respublikes. te zbulosh e te cuditesh qe shiu apo sherbimet te kene pajisje per pergjim celularesh eshte nje si te zbulosh ujet e ngrohte. keto pajisje qe jane te thjeshta ne perdorim dhe te lira ne kosto kane vite qe jane ne qarkullim dhe zoterohen edhe nga privatet apo njerizit e zakonshem qe duan te pergjojne ne rastin me banal bashkeshortet. normal qe sherbimet sekrete i kane keto pajisje, cudia do te ishte te mos i kishin. a eshte e ligjshme ti perdoresh? ndoshta kur masakruan kushtetuten rama me berishen e bene kete edhe per te drejtat e njeriut e jo vetem per kodin zgjedhor e presidentin dhe e kane ligjeruar edhe kete maskarallek. qeverite mbare boterore e kane tashme te kapercyer kete detaj nen justifikimin e mbrojtjes se interesave kombetare dhe luftes kunder terrorizmit. qellimi justifikon mjetet dhe peshkimi ne ujra te turbullta vazhdon.

problemi eshte se ne krahasim

problemi eshte se ne krahasim me ato qe vendet qe thua zotrote, ketu ka institucione qe diten per diell marrin kompetenca te SHISH, duke shkelur hapur ligjin. andej i bejne, por me pare nuk harrojne te miratojne ligje, rregullore dhe standarte minimalisht transparente. pa folur per faktin qe ketu ska goditur as bin ladeni dhe as al kaeda, qe te pergjojme njeri-tjetrin per "terrorizem". qellimi eshte krejt tjeter dhe eshte shume me i ulet: te pergjohet kushdo qe nuk i shkon pas qerres kesaj qeverie!

sabri, pse qenke kaq i

sabri, pse qenke kaq i sigurte qe u pergjoka opizita nga qeveriu? Ku i ke deshmite apo te dhenat Mediatike qe te shpien ne kete perfundim? Nuk mendon se imagjinata jote e krijuar "qeveriu kriminel" eshte problemi kryesor ne kete mes? Mos fol budallalleqe. Keto informacione qe na serviren nga Shqiptarja com jane aq banale sa nuk ben me. Mjafton te lexosh titullin e saje "qeveria pergjon diplomatet e opoziten" te ngre nervat. Ne artikullin pastaj nuk jepej asnje deshmi por vetem si funksionon nje aparature x. Neser mund te dale nje shkrim tjeter me titull "Berisha eshte vellai i Bin Laden dhe USA e di kete" -ti besoj se do ta besosh menjehere me kete llogjike qe ke.

Ruaju nga budalli qe skupton se ka vetine te behet gangren!

zbrit ne toke se nuk jetoke

zbrit ne toke se nuk jetoke ne kete vend me duket. ose do kesh ardhur mbreme nga australia. kete e dine edhe guret e rruges lum miku. desheron prova? sa here berisha ka dekonspiruar ne parlament, mbledhje qeverie apo debate politike elemente qe normalisht i perkasin sferes gri te sherbimeve?! kerko ne internet, si djale i zgjuar qe je dhe do gjesh sa te duash material. desheron tjeter? ky burri i shiu-t na thote sot se ja thane disa njerez qe do kishte trazira!!!! e ha ti kete? me fal, por une smund ta pranoj kete,. sepse eshte fyerje per inteligjencen edhe te nje femije!

shiko legjislacionin dhe do gjesh qe gjashte agjenci kryejne detyra te ngjashme me ato te shish! perfshire dhe pergjimin. besoj se kaq mjaftojne, apo jo?!

Zgjohuni njerez!Artikulli

Zgjohuni njerez!Artikulli eshte dizinformim.Ne Shqiperi rrjetet celulare jane te gjitha GSM.E gjithe Europa mbeshtetet te rrjete GSM.Kjo aparature,nese ekziston,dhe une nuk e besoj,mund te "pergjoje" telefona qe punojne me rrjete CDMA.Edhe nje student qe vazhdon vitin e pare te informatikes e kupton.Mire shqiptarja.com qe ja fut kot,por te pakten ju mos e beni nje gje te tille.

O koqe,lexo artikullin te

O koqe,lexo artikullin te shqiptarja.com pastaj kerko ne google.Te dyja linket nuk kane lidhje me artikullin.Nuk them qe artikulli nuk ka baza vertetesie,por menyra si eshte shkruar eshte qesharake.Pastaj,sa per linkun e dyte,si mund ta dekriptoje sinjalin 3g qe perdor algoritem A5/3?Lexo ca shkruan artikulli dhe jo ca mund te gjesh online se kushedi je ti koqe.

O zot sa media idiote

O zot sa media idiote (perfshire dhe respublikan ktu), pse nuk e korigjoni artikullin?! "CDMA Interceptor" nuk hyn ne pune per asgje ne shqiperi. Ose lajmi eshte i rreme, ose korigjoheni ne "GSM Interceptor".

Pastaj fakti qe nje sherbim sekret blen pajisje pergjimi nuk perben lajm. Eshte mese normale. Ne fakt edhe nese lajmi eshte i vertete, interceptori i blere thjesht do ti shtohet atyre qe SHIU ka ne dispozicion.

Mjer ne qe jetojm jasht qe nuk kemi nje media profesionale ku te informohemi. Nese degjon njerin krah, apokalipsi po ndodh ne shqiperi. Nese degjo krahun tjeter, shqiperia eshte bere fush me lule.

Add new comment