Arkiv-Lajme

Irfan Hysenbelliu versus Dhori Kule

Postuar në 11 Korrik, 2012 04:01

Gjithçka nisi me privatizimin e konviktit të gjuhëve të huaja, i cili ish planifikuar t’i jepej universitetit Luarasi. Në këtë moment erdhi një reagim nga rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Ky i fundit e denoncoi këtë privatizim në një kohë që, sipas tij, Universiteti i Tiranës kish nevojat e veta për ambiente. Pas kësaj, gazetat e mediat e Irfan Hysenbelliut kanë nisur një fushatë denoncimesh kundër Kules, duke nxjerrë çdo ditë një zullum të kryer prej këtij të fundit.

Mund ta kritikosh qeverinë dhe nuk të ndodh asgjë? Është e vërtetë. Por nuk i ndodh gjë as qeverisë...

Postuar në 11 Korrik, 2012 03:52

E kemi fituar "lirinë e fjalës"? Po. Po "lirinë e mendimit"? Kjo është pyetja e parë që të vjen duke lexuar opinionin e Andrea Stefanit sot në Shqip. Shkruan Stefani:

Tomisllav Nikoliç shndërrohet papritur nga nacionalist në "renegat”

Postuar në 10 Korrik, 2012 15:04

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë sot një deklaratë “prej renegati”: "Mendoj se kurrë më nuk do të mund të jem President për Prishtinën, e në të njëjtën kohë as kryetari i pushtetit të përkohshëm në Prishtinë (Kë ka në mendje me këtë përcaktim? Thaçin? Jahjagën? Kuvendin e Kosovës? Eulex-in? Apo të gjitha së bashku?) nuk mund të ketë autoritet në Mitrovicë", është shprehur ai. Sipas fjalëve të tij, është e nevojshme të merremi vesh mbi atë, se “çfarë është Kosova” dhe se si duhet të sillet shteti serb ndaj Kosovës.

Zogaj dhe Marku i shohin ndryshe ikjet nga PD-ja e Berishës

Postuar në 10 Korrik, 2012 12:17

Në një shkrim për shqiptaren.com, Preç Zogaj bën një listë të ikjeve nga PD-ja e Sali Berishës në harkun e 20 viteve të fundit: “Në fillim fare ishin Shinasi Rama, Blendi Gonxhe, Tefalin Malshyti e tjerë. Pastaj ishte Neritan Ceka; pastaj zbriti në arenën e Kuvendit Gramoz Pashko me një fjalim të paharruar në formë manifesti për meritën e nepërkëmbur dhe të fyer nga mediokriteti, pastaj në verën e vitit 1992 Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Ridvan Peshkëpia, Shahin Kadare, Preç Zogaj.

Harito citon Lagarde-in: Në politikë nuk lipsen gra ‘me testosteron’

Postuar në 10 Korrik, 2012 10:28

‘Kopertinën’ e numrit të sotëm të Shekullit e kish zënë portreti i një gruaje. Quhet Milena Harito. Pas vitit 1990 ka qenë në Francë, ku ka arritur të specializohet në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, dhe të jetë pjesë e operatorit France Telecom. Këto kohë është kthyer në Shqipëri për t’u përfshirë nga ethet e politikës e për t’u bërë pjesë e opozitës. Në intervistën që kish dhënë për gazetën e Kokëdhimës, binte në sy përgjigja lidhur me rolin e femrave në politikë e në jetën publike.

Kosova më e interesuar se Shqipëria për zhvillimet në Maqedoni

Postuar në 10 Korrik, 2012 08:38

“Asnjë mjek shqiptar në spitalin e Shkupit” – ky është një nga ato lajme që gjenden në shtypin kosovar, e që zakonisht nuk t’i sheh syri në shtypin e Tiranës. Është një dukuri që ndodh shpesh. Shtypi i Tiranës ka një optikë të reduktuar të interesit kombëtar; të paktën, më të reduktuar se sa shtypi i Prishtinës. Në këtë të fundit ka vazhdimisht informacion mbi botën shqiptare në tërësi. Ka më shumë lajme mbi Shqipërinë në shtypin e Kosovës se sa lajme nga Kosova në shtypin e Tiranës.

Rama: Ministri Imami bën afera të pista; e bën përgjime për llogari të regjimit

Postuar në 10 Korrik, 2012 07:15

Arben Imami vijon të refuzojë kontrollin parlamentar të veprimtarisë së tij e të dikasterit që ai drejton. Sot është përsëritur e njëjta histori. Këtë lajm e jep kryetari i PS-së, Edi Rama. “Vetëm para një ore ministri i Mbrojtjes refuzoi kontrollin parlamentar në këtë ministri”, tha ai para tri orësh, dhe pas kësaj bëri një denoncim të fortë më adresë të Imamit, gjë që s’e ka bërë herë të tjera (me Imamin e ka lidhur dhe një miqësi e hershme në Akademinë e Arteve): “Kjo ministri e drejtuar nga Arben Imami është kthyer ne fole parash e aferash të pista.

Kontroll faktesh: Berisha thotë se punësimi është rritur nga viti në vit me 1.4%

Postuar në 10 Korrik, 2012 05:20

Duke folur për punësimin, Berisha tha sot gjatë mbledhjes së Bordit të Agjencisë për Investimet e Huaja se  “nga viti në vit u rrit me 1.4%, ndërsa në sektorin publik punësimi u zvogëlua.” Më tej ai shtoi se “kjo gjë që do të thotë se po zvogëlojmë administratën dhe jemi krenarë për këtë”.

Arben Puto: Berisha i ka me të dëgjuar ato që thotë për historinë

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:42

Arben Puto denoncon dukurinë, që një kryeministër i jep të drejtë vetes “të ndërhyjë në studimet historike duke përcaktuar linjat e qëndrimet, gjë që nuk është parë ndonjëherë në shoqëritë demokratike”. Ai denoncon, në të përditshmen shqiptarja.com, dhe institucionet akademike që nuk ngrejnë zërin kundër këtyre ‘urdhërave’ nga lart.

Zef Brozi opozitës: Votojeni ligjin për imunitetet e mos u trembni nga Berisha!

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:18

Zef Brozi, ish gjyqtar, ka ca kohë që është shumë aktiv me opinionet e veta lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri (nga SHBA-të, ku banon prej vitesh). Herë pas herë bëhet i gjallë o me ndonjë intervistë, o me ndonjë shkrim. Ja, në numrin e sotëm të shqiptares.com ish një shkrim i gjatë i tij lidhur me argumentin e imuniteteve, në të cilin ai i bën apel opozitës ta votojë menjëherë projektligjin për imunitetet e të mos dramatizojë më shumë se sa duhet me idenë se Berisha, tani që i ka në dorë të gjitha, mund të bëjë goditje ndaj veprimtarëve apo eksponentëve politikë të opozitës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme