Arkiv-Lajme

British hero or dour Scot?

Postuar në 08 Korrik, 2012 09:59

Nëse doni të dini ku janë pikërisht tani, në orët e nxehta të pasdites së kësaj të diele, britanikët më të famshëm të politikës, kinematografisë, sportit etj, nga kryeministri David Cameron, kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, princesha e re Middleton me të motrën, futbollisti Beckham me Victorian e tij, etj, etj - përgjigja do t'ju habiste disi: Janë të gjithë në të njëjtin vend. Të ulur në shkallët e një stadiumi. Po ndjekin super-finalen e Wimbledon-it në tenis mes Roger Federer dhe Andy Murray.

Bashkëshortja e presidentit Bamir kundër "bamirësisë me zhurmim"

Postuar në 08 Korrik, 2012 07:39

Në një intervistë në gazetën Shekulli, ku më shumë binte në sy një lloj përpjekje e gazetares për të nxjerrë medoemos dëshmi rivaliteti mes Teuta Topit dhe Liri Berishës, bashkëshortja e Presidentit në ikje zbulon se janë tentuar disa ndryshime ligjore të lidhura me Zonjën e Parë të vendit.

"Mendimi im për Zonjën e Parë është ndryshe. Por, duke kaluar një situatë të ngarkuar politike u bënë të pamundura ndryshimet ligjore për të fuqizuar rolin e Zonjës së Parë në veprimtarinë e saj" – thotë ajo

Dashamir Shehi: PD-ja po shkon e konsumuar në zgjedhje

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:44

Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së, ka parashikuar se së shpejti PD-ja do të paguajë të gjitha kusuret e 8 viteve qeverisje. Pyetjes sesi e sheh perspektivën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme ai i përgjigjet:

Opozita të hetojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHIU-n? Klosi: Ka siklet...

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:42

Fatos Klosi ish drejtor i SHISH në vitet 1997-2000 deklaron në një intervistë për “Shqiptarja.com” se dorëheqja e shefit të SHIU-t Ylli Zyla mund të ketë qënë e detyruar. Sipas tij, kryeministri Berisha dhe ministri Imami janë në dijeni të cfarëdolloj tregtie që bëhet më armët dhe municionet në Shqipëri.
“Tregtia e armëve nuk mund të jetë një aktivitet familjar, ajo absolutisht është monopol i shtetit. Them se faj kanë dhe superiorët e tij që sigurisht e dinë c’ka ndodhte” - shprehet Klosi.

Disa rregulla pa të cilat asnjë opozitë nuk fiton dot (sipas dikujt që luftoi Miloshevicin)

Postuar në 08 Korrik, 2012 02:50

Srdja Popovic, themelues dhe udhëheqës i lëvizjes studentore serbe që rrëzoi Slobodan Millosheviçin në vitin 2000, në një intervistë në VOA News thotë se ka disa rregulla pa të cilat asnjë opozitë nuk fiton dot: “Për 8 vjet ne u përpoqëm të kuptonim se cilat ishin vlerat universale dhe arritëm në përfundimin që ishin tre të tilla: asnjë lëvizje opozitare nuk fiton dot pa unitet, planifikim dhe disiplinë paqësore”.

Nuk ka rëndësi çfarë mendon, rëndësi ka që të mos aktivizohesh...

Postuar në 07 Korrik, 2012 16:15

William Dobson është autor i librit “The Dictator’s Learning Curve: Inside the Global Battle for Democracy”. Ai thotë se është koha më e vështirë për të qenë diktator. Sipas tij, ndërsa objektivi i një diktatori në të kaluarën ishte që të mos lejonte që armët të binin në duart e popullit, tani përpjekjet përqendrohen tek parandalimi i demonstratave: “Logjika e përdorur tani nga diktatorët është që nuk ka rëndësi se çfarë mendon, rëndësi ka që të mos aktivizohesh”, - shkruan ai.

Parlamenti shkarkon Presidentin, por rumunët nuk presin të ndryshojë gjë

Postuar në 07 Korrik, 2012 15:39

Rumunët e kanë përcjellë pa ndonjë entuziazëm apo shpresë të dukshme masën për shkarkimin nga detyra të presidentit Traian Basesku. Komentet që dhanë sot për median banorë të ndryshëm në Bukuresht tregojnë se ata nuk ushqejnë shpresa për ndryshime madhore në jetën e tyre pas kësaj mase.

E ka humbur “pathosin” Rama?

Postuar në 07 Korrik, 2012 13:19

“Ethos, pathos, logos! Kjo është formula e suksesit. Ethos është etika, pathos është pasioni, dhe logo sigurisht që është fjala. Edi Ramës i mungon mesi i artë, pathosi. Ka vetëm fjalën dhe etikën”. Kështu thotë Silva Bino e ISHP-së në një intervistë këtë fundjavë me gazetaren Mira Kazhani në Shqiptarja.com.

FMN: Bien investimet në Shqipëri, si ato publike, edhe ato private

Postuar në 07 Korrik, 2012 12:34

Ritmi i lartë i investimeve ka qenë gjatë dekadës së fundit një nga faktorët kyç që ka përcaktuar rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë.

Cili nga studentët tanë të mjekësisë do e zgjidhte këtë detyrë biokimie?

Postuar në 07 Korrik, 2012 08:54

E dinit që një mjek shqiptar nuk njihet si i tillë në Europë? Fakulteti i Mjekësisë bën këtë vit 60 vjeç (u ngrit në 1952). Isuf Kalo në një shkrim të gjatë për këtë përvjetor shkruan: “…E vërteta e hidhur është që Fakulteti ynë i Mjekësisë nuk është i preferuar në Evropë. Studentëve të tij Evropa nuk ua njeh, diplomën, por i detyron ta njësojnë atë. Paradoksalisht studentet e regjistruar në të (është fakulteti më i preferuar tek ne ) përbëjnë ajkën e maturantëve medalistë më të dalluar shqiptarë…”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme