Arkiv-Lajme

Majko: Ok aleancës me FRD-në; Oketa: Jo aleancës me PS-në

Postuar në 06 Korrik, 2012 10:56

Majko – e tha para një jave në Top Story – nuk e përjashton një aleancë para apo pas zgjedhore të socialistëve me partinë e re FRD, të drejtuar momentalisht nga Oketa. Por ky i fundit e sheh pak ndryshe këtë punë. "Ne dalim si një alternativë, e cila nga këndvështrimi ideologjik përfaqëson qendrën e djathtë, e cila aktualisht nuk ekziston, pasi e djathta ka humbur tërësisht identitetin e saj, dhe nga ana tjetër do të dalim si një forcë e re, që do të synojë një koalicion me qytetarët shqiptarë, do të testojë alternativën, programin, atë çka ne do të ofrojmë.

Nevila Nika: Berisha thjesht na dha një orientim se si ta shkruajmë historinë!!!???

Postuar në 06 Korrik, 2012 09:38

Berisha foli dje për historinë. S’e ka për të herë të parë që flet për të gjitha, por dje bëri nënvizime të natyrës ngushtësisht profesionale: 1. Lufta nacional-çlirimtare ishte vëllavrasëse; 2. Britania e Madhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në favor të rezistencës anti-fashiste në Shqipëri; 3. Qemal Stafa është i rëndësishëm, por emri i tij gjendet me tepri në rrugë, shkolla, stadiume, etj.

Shënim: Ku janë 150 mijë vendet e reja të punës që premtoi LSI-ja?

Postuar në 06 Korrik, 2012 07:54

A ju kujtohet që, kur firmosi koalicionin qeverisës me Berishën, Ilir Meta theksonte fort se një nga “kushtet e forta” që kishte vënë për atë koalicion ishte që qeveria të adoptonte politika që do të realizonin premtimin elektoral të LSI-së për hapjen e 150 mijë vendeve të reaj të punës gjatë mandatit qeverisës? Tani që jemi një vit para mbylljes së këtij mandati, le t’i hedhim një sy statistikave që jep INSTAT-i i Berishës për punësimin.

Kodheli: Treguesi më domethënës për varfërinë e shqiptarëve, ai i EuroStat-it, jo i Berishës

Postuar në 06 Korrik, 2012 06:24

Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, Deputetes së PS-së Mimi Kodheli i është bërë kjo pyetje: “Kryeministri në mbledhjen e fundit të qeverisë u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve tejkalon me 3 deri në 5 herë indeksimin apo inflacionin e këtij viti. Cili është mendimi juaj, sa reale është kjo rritje e pagave në Shqipëri?” Dhe ja si përgjigjet Kodheli:

Parku, gazetarët: Absurde mos transparenca e Bashkisë

Postuar në 06 Korrik, 2012 05:20

Disa prej gazetarëve shqiptarë kanë reaguar sot publikisht përmes një deklarate ku kërkohet transparencë maksimale ndaj Bashkisë së Tiranës mbi projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit që po shkatërron edhe Parkun e Liqenit.

“Prej mëse dy javësh, grupe qytetarësh të Tiranës, shoqata ambientaliste dhe veprimtarë publikë, po protestojnë kundër ndërhyrjeve në Parkun e Liqenit, ndërhyrje të shoqëruara me prerje masive pemësh”, shpjegoi gazetari Aleksandër Çipa sot përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa lexoi deklaratën ne emër të kolegëve të tjerë.

Deputeti Sula: S’ka debate në PD? Është faji i deputetëve; por Marku e Xhepa janë gabim

Postuar në 06 Korrik, 2012 04:56

Dashnor Sula, deputet i PD-së, tifoz par excellence i Peqinit, ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën, në linjën e Grida Dumës me shkrimin e saj po në Panorama, bën kritikën e kritikës ndaj PD-së. Është pak i befasuar me Mark Markun e Selami Xhepën, të cilët “duhet të shkelin në bazë e të marrin kontakt me zgjedhësit, pasi këta të fundit nuk mund të përfaqësohen me intervista e me daljet në publik”. Ja disa ide e nënvizime të Dashnor Sulës:

Kështjella e Kanosës dhe simbolika e saj shqiptare, sipas Pëllumb Xhufit

Postuar në 06 Korrik, 2012 04:27

Në një intervistë për Mapon, Pëllumb Xhufi i referohet dy herë kështjellës së Kanosës. Herën e parë vetëm sa e përmend, ndërsa herën e dytë, i ngacmuar nga intervistuesi, ai bën një përshkrim sintetik të ngjarjes së famshme historike, dhe tregon rrethanat shqiptare që ia sjellin në mendje atë ngjarje.

Sallami me kimikate, mjekët japin alarmin: Mos e konsumoni

Postuar në 06 Korrik, 2012 04:00

Sallami më i tregtuar në dyqane për shkak edhe të çmimit të lirë që ai ka përbën një rrezik për shëndetin e popullatës, që shkon deri në probleme të shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene. Më së shumti bëhet fjalë për sallamin e thjeshtë, i njohur ndryshe si ai popullor, por edhe për produkte të tjera mishi, të cilat shiten pa etiketa dhe kanë ngjyrë të kuqe të fortë, e cila nuk ka të bëjë me mishin e përdorur për përgatitjen e tyre, por me kimikatet që janë hedhur në to.

Jep dorëheqjen drejtori i SHIU-t pas akuzave në media për konflikt interesi

Postuar në 05 Korrik, 2012 14:20

Pas denoncimit të shqiptares.com, Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në motivacionin shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet:

Shkëlzen Berisha i kërkon gazetës “Zëri” 100 mijë euro dëmshpërblim

Postuar në 05 Korrik, 2012 13:41

Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar në Gjykatën Komunale në Prishtinë një padi kundër gazetës “Zëri”, ndaj së cilës pretendon 100 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe shkaktim dëmi moral, raporton TCH.

Në njoftim për media të avokatëve të Shkëlzen Berishës thuhet se padia është ngritur kundër gazetës “Zëri”, kryeredaktorit të saj Astrit Gashi dhe gazetarit Enis Veliu dhe përvecc kompensimit financiar për dëmin moral, kërkohet edhe heqja e artikullit nga faqja në internet e gazetës “Zëri”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme