Kështjella e Kanosës dhe simbolika e saj shqiptare, sipas Pëllumb Xhufit

Në një intervistë për Mapon, Pëllumb Xhufi i referohet dy herë kështjellës së Kanosës. Herën e parë vetëm sa e përmend, ndërsa herën e dytë, i ngacmuar nga intervistuesi, ai bën një përshkrim sintetik të ngjarjes së famshme historike, dhe tregon rrethanat shqiptare që ia sjellin në mendje atë ngjarje.
Kanosa është një kështjellë e vjetër në veri të Italisë, në Reggio Emilia, ku në vitin 1077, i pari i Perandorisë së Shenjtë Romake, gjermani Henriku IV, i çkishëruar prej Papës Grigori VII, e prandaj i gjendur mes dy opcioneve, të humbte pushtetin apo t’i binte në gjunjë e t’i kërkonte falje vetë Papës, zgjodhi këtë të dytën. I ra në gjunjë Papës, por në një mënyrë aspak dinjitoze: mbeti tri ditë e tri netë, zbathur, në të ftohtë, përpara portës së kështjellës së Kanosës, në pritje që Papa Gregori VII, që ish aty, ta merrte brenda, të pranonte ndjesën, e ta anulonte çkishërimin.
Kush është Kanosa në rastin shqiptar? Xhufi nuk e thotë, por merret me mend, është Gjiri i Lalzit. Po kështjella? Vila e Ilir Metës. Po Papa Gregori VII? Vetë Iliri. Po perandori i çkishëruar? Edi Rama. Nard Koka duhet të jetë Matilda e Toskanës.
M.N.
Comments
Nuk e kuptova mire keto se
<p>Nuk e kuptova mire keto se kush eshte kush jane te Pellumb Xhufit apo Edi Rames. Jo jo duhet te jete shume me e thelle kjo pune, se eshte nje shkrim ne ResPublica, aq e thelle sa mendja te shkon vecse duhet te jete deshire e Mustafa Nanos qe te jete deshire e Edi Rames ose deshire e Mustafa Nanos qe te jete deshire e Pellumb Xhufit qe Edi Rama te doje te beje keto vleresime. Aman mor se na i hapet barkun me keto shkrime dhe eshte per te ardhur keq se Mustafa Nano nuk ka qene keq kur shkuante ato qe mendonte e jo ato qe i frynin ne vesh te mendonte dhe keto fryrjet ne vesh ta hapin fare barkun.</p>
O Toç, ky eshte shkrim kunder
<p>O Toç, ky eshte shkrim kunder Edvinit</p>
Add new comment