Sallami me kimikate, mjekët japin alarmin: Mos e konsumoni

Postuar në 06 Korrik, 2012 04:00

Sallami më i tregtuar në dyqane për shkak edhe të çmimit të lirë që ai ka përbën një rrezik për shëndetin e popullatës, që shkon deri në probleme të shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene. Më së shumti bëhet fjalë për sallamin e thjeshtë, i njohur ndryshe si ai popullor, por edhe për produkte të tjera mishi, të cilat shiten pa etiketa dhe kanë ngjyrë të kuqe të fortë, e cila nuk ka të bëjë me mishin e përdorur për përgatitjen e tyre, por me kimikatet që janë hedhur në to. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) japin alarmin, ndërsa shpjegojnë se nëse sallami ka ngjyrë të fortë të kuqe apo mban një erë të pakëndshme, në të mund të jenë hedhur mbi normat e lejuara nitrat dhe nitrite që në sasi të mëdha kthehen në përbërës kancerogjenë. Ndaj, specialistët e ISHP-së u bëjnë thirrje konsumatorëve të tregohen të kujdesshëm me produktet shtazore që konsumojnë dhe mënyrën e ruajtjes së tyre në kushte frigoriferike.

Specialistët sqarojnë se një nga shenjat e dukshme dalluese të sallamit me ngjyrues artificial është ngjyra tepër e kuqe ose vishnje që ka produkti, por kjo varet nga tipi i produkteve dhe ruajtja e tyre frigoriferike. “Problematika është e madhe, që nga vetë kushtet të cilat ndikojnë brenda frigoriferit, dhe produkti, e veshin atë me një shtresë të hollë, të bardhë e cila bëhet edhe ngjitëse në momentin e konsumimit. Kështu që njerëzit duhet ta kuptojnë, që jo ta lajnë, sepse shpesh njerëzit e lajnë me ujë të nxehtë ose e ziejnë dhe pastaj e skuqin, është një produkt që nuk konsumohet më. Në këtë moment produkti ka degraduar dhe jashtë tij ka dalë shtresa e mykut”, – sqaron specialistja e ISHP-së, Lindita Molla.

Marrë nga Mapo, Jonida Tashi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.