Jep dorëheqjen drejtori i SHIU-t pas akuzave në media për konflikt interesi

Postuar në 05 Korrik, 2012 14:20

Pas denoncimit të shqiptares.com, Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në motivacionin shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet:

"Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në media, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t`ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak". Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Thuaj ja ka kerkuar Sala se ketu per gjera shume me te medha nuk e ka care njeri koken

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.