Arkiv-Lajme

Një lajm i ngeshëm: Bamir Topi ka lënduar këmbën

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:20

Një lajm disi i çuditshëm ka marrë dhenë qysh mbrëmë: Presidenti Bamir Topi ka lënduar këmbën. Një pjesë gazetash, sidomos në versionet e tyre online, informojnë në detaje mbi këtë incident, më saktë aksident, që kreut të shtetit i paska ndodhur në shtëpinë e vet; informojnë edhe që ky, dmth Presidenti, pavarësisht nga halli i madh që e ka zënë, nuk e ka anuluar një udhëtim për në Vlorë, ku ka qenë planifikuar një festival dekoratash me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Tigri në çajnik? :)

Postuar në 03 Korrik, 2012 02:34

Kampionët e saposhpallur të Europës në Tiranë?! “Personalisht do më kishte pëlqyer të sillja në Shqipëri kombëtaren spanjolle me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Do bëj përpjekjet e mia dhe për më tepër jam i bindur se do i prisnin mirë. Do më pëlqente sepse shoh që këtu ka një pasion të madh për futbollin”.

Ky është një premtim i bërë në një intervistë në Shekullin e sotëm nga ambasadori i Spanjës në Tiranë Rafael Tormo Perez (në foto). A thua do të ndodhë përnjimend?! Do gjejnë kohë kampionët e mëdhenj të vijnë në Shqipërinë e vogël? Ndoshta...

Siri: Më në fund dezerton një gazetar i regjimit të Assad-it

Postuar në 03 Korrik, 2012 00:20

Ka muaj të tërë që në Siri vriten, tok me kryengritësit, edhe njerëz të pafajshëm, por denoncimet dhe dezertimet nga brenda kanë qenë të rralla. Fjala vjen, nuk ka pasur asnjë dezertim nga radhët e gazetarëve të regjimit. Në fakt, nuk ka pasur deri dje. Ghatan Sleiba, një gazetar i televizionit al-Dunya (pro Bashar al-Assad-it) dhe i televizionit public al-Akhbariya, ka lënë punën e reporterit në lindje të Sirisë, dhe pas një udhëtimi të gjatë, ka mbërritur në Turqi.

Mark Marku: Dy kandidatë presidencialë, viktima të shantazhit me dosjet e Sigurimit

Postuar në 02 Korrik, 2012 16:13

Deputeti demokrat Mark Marku deklaroi sot në emisionin Shqip në Top Channel se dy kandidatët presidencialë që u tërhoqën nga gara, para se të kandidohej Bujar Nishani, ishin viktima të shantazhit 22-vjeçar me dosjet e Sigurimit famëkeq komunist. Sipas Markut, përgjegjësia kryesore për kandidimin e tyre bie mbi Berishën, i cili e dinte mirë se dy kandidatët [Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha] kishin patur dosje të bashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit.

Gazetari i njohur i CNN-it, Anderson Cooper bën outing: Po, unë jam gay

Postuar në 02 Korrik, 2012 14:47

Ata që ndjekin (apo janë të infomuar mbi) televizionet amerikane, me siguri e njohin Anderson Cooper-in, gazetarin prej një kohe të gjatë të CNN-it. Ai bëri sot një outing, dmth deklaroi prirjet e veta homoseksuale. E bëri me anë të një email-i dërguar gazetarit, eseistit dhe shkrimtarit të njohur, Andrew Sullivan, britanik me banim në SHBA. Ky i fundit është njëherësh – gjë jo fort e zakontë – katolik, konservator, gay.

Ministria e Mbrojtjes refuzon kontrollin parlamentar të aktivitetit të vet!!??

Postuar në 02 Korrik, 2012 12:55

Pretendimi i deputetit Piro Lutaj është në kufijtë e të pabesueshmes. Në Temën online raportohet se “deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, nuk janë lejuar të kryejnë mbikqyrjen e kontrollin parlamentar të Ministrisë e Mbrojtjes, gjë që po bëhej në vijim të vendimit të marrë në këtë komision”.

Skllevër të internetit

Postuar në 02 Korrik, 2012 12:24

Dy miliardë e 100 milionë vetë, dmth një e treta e popullsisë së botës, ‘kryqëzohen e vinë vërdallë’ çdo ditë online. Duket shifër e madhe, por kjo është një shifër e pretenduar nga e përditshmja britanike the Sun, me burim universitetin e Stanford-it. Por ka dhe të dhëna të tjera më interesante, e ndoshta më të pabesueshme. Çdo 60 sekonda hidhen 100 mijë mesazhe në twitter. Janë pak? Ndoshta, por 20 milionë email-a që dërgohen në harkun e po kaq kohe, dmth një minute, nuk janë pak.

Mbyllet procesi i mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës

Postuar në 02 Korrik, 2012 11:39

Megjithë fundin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë përmes misionit EULEX. Po ashtu misonin do ta vazhdojnë edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Për gjermanët Super Mario është Monti, jo Balotelli

Postuar në 02 Korrik, 2012 07:26

Në kancelarinë gjermane Mario Monti-n, kryeministrin italian, kanë zënë ta thërrasin Super Mario. Monti-t, profesorit të respektuar të ekonomisë, gjësë më të mirë që i ka qëlluar Italisë të ketë në këto kohë të krizës (kështu mendojnë ca e ca në Gjermani), nuk mendohet se mund t’i vijë keq për këtë nofkë. Përkundrazi. Kjo nofkë lindi në klimën e Europianit të futbollit, saktësisht pas ndeshjes Gjermani-Itali, të fituar nga kjo e fundit me ndihmën e Mario Balotelli-t, të njohur prej kohësh si Super Mario.

Fahri Balliu, ish-propagandisti i Enverit kryqëzon regjimin e Enverit

Postuar në 02 Korrik, 2012 07:10

Fahri Balliu, botues i të përditshmes “55”, në një intervistë për revistën “Diplomatic World”, ka dhënë shpjegime për mënyrën sesi funksionoi regjimi komunist në Shqipëri, krahasimisht me vende të tjera. Ja ç’thotë Balliu:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme