Fahri Balliu, ish-propagandisti i Enverit kryqëzon regjimin e Enverit

Fahri Balliu, botues i të përditshmes “55”, në një intervistë për revistën “Diplomatic World”, ka dhënë shpjegime për mënyrën sesi funksionoi regjimi komunist në Shqipëri, krahasimisht me vende të tjera. Ja ç’thotë Balliu:
"Bota komuniste u bë, në tërësinë e saj, identike gjithandej, pavarësisht vendit ku ky sistem u aplikua – në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, në Korenë e Veriut, në Shqipëri. Por diktatori shqiptar Enver Hoxha kishte një të veçantë; ai instaloi një regjim terrori absolut përgjatë 46 viteve. Ai mbeti stalinist edhe kur regjimi stalinist ra në Bashkimin Sovjetik. Ai e izoloi vendin në një mënyrë të pashembullt, dhe varfëroi popullin jashtë çdo logjike, realizoi një kolektivizim total, jo vetëm në ekonomi, por edhe në shpirtin e çdo individi. Ai ngriti kultin e individit, i cili prodhonte veç tmerr. Një pjesë e madhe e popullsisë jetonte në kampe internimi, riedukimi, apo në burgjet e regjimit, të cilat bënin madje edhe varje publike. Numri i dënimeve arbitrare të aplikuara gjatë asaj kohe, edhe sot të shkakton të dridhura në trup. Ai nuk e kishte për gjë të eliminonte kunatin apo bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, mjaftonte vetëm një fije dyshimi të kishte në mendje dhe më pas të ngjalleshin ndjenjat e tij kriminale. Dhe e gjitha kjo ndodhte në kontinentin evropian. Për të qenë i sinqertë, dua të them se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Vonesa e vendit dhe mbërritja e vonshme e demokracisë në Shqipëri janë pasojë e atij regjimi kriminal.”
Të bën përshtypje në këtë paragraf pjesa ku Balliu thotë se don të jetë i sinqertë dhe vazhdon të thotë se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Që të jetë tamam i sinqertë, Balliu duhet të përmendë edhe ata që jo thjesht ishin indiferentë, por që i shërbyen me shumë zell regjimit të Enver Hoxhës. Si për shembull veten e tij, që i shërbeu regjimit si propagandist në fletushkën e Enverit “Zëri i Popullit”.
E.Zaloshnja
Comments
Duke u munduar te jem sa me

Duke u munduar te jem sa me etik per hir te standartit te kerkuar nga Respublica, po mjaftohem me kaq: Ky eshte nje kerme qe ecen, une ze hundet sa e here e shoh ne rruge, dhe e bej ne menyre demonstrative qe edhe ai ta kuptoje sa ndotes eshte per ambjentin. Ptfu, ç'qelbesire njeri!

Si ka mundesi qe Enveri nuk

Si ka mundesi qe Enveri nuk dyshoj asnjehere te ky "desidenti" Balliu, apo ky eshte desident i mbas 90-s kur gjith ballinjte morren kthesen "Rroft Mbreti, Poshte Mbreti". Po ti kerkosh ktij fahriut ndonje shkrim te gazeta ZP e kohes (nqs nuk i ka zhduk) do kuptohen me mire kto teorite per regjimin e Hoxhes.

bahri falliu?!!!!! Eshte i

bahri falliu?!!!!! Eshte i papare! Me ka share nje here tek 69, me ndjeni 55. Ia di shume per nder

Fahri Balliu,cun komunisti

Fahri Balliu,cun komunisti me nje vella oficer sigurimi,ishte i preferuari i Hekuran Isait,kishte dhe leje per te hyre neper burgje e biruca per intervista Eshte shembylltyra e nevrise njerzore.Kot nuk thone me te zinj se komunistet jane komunistet ektheyr ne antikomuniste.

(Fahri Balliut) Ptu, mor

(Fahri Balliut) Ptu, mor palaco ! Me duket kaq idiot saqe kam peshtypjen se nuk meriton as t'i kundervihesh me argumenta logjike por vec ta shash!

Per te vlen tamam shprehja : ashtu i do mushka drute /ose qenit tregoi shkopin !

z.Zaloshnja sigurisht qe i

z.Zaloshnja sigurisht qe i vleresoj analizat tuaja te cilat shquhen jo vetem per nivel profesional por edhe per guxim qytetar. Desh te saktesoj dicka per ate qe thoni se botuesi i 55-ses ka qene propagandist i regjimit komunist. E keni gabim, propagandiste ishin shkrimtaret,artistet, kineastet etj te fushes se artit dhe kultures. Ketu e nenvleftesoni shume personin ne fjale, pasi te tille ishin ata qe u lexonin gazeten punetoreve ne mbledhjet e organizates te bashkimeve profesionale. Per moshen qe kam me ka takuar te njoh pavaresisht nga larg si funksiononte ky regjim. Desha te spjegoj se dy gazetat kryesore "Zeri i Popullit" dhe "Bashkimi" ishin nga instrumentat kryesore te diktatures komuniste per te vigjeluar dhe eliminuar qysh ne embrion cdo tentative opozitare. Nuk eshte ekzagjerim qe te thuash qe media gjate viteve 50-90 ne kete aspekt ishte edhe mbi Sigurimin e Shtetit. Duke qene objekt i nje shkrimi kritik ne keto dy gazeta perfundoje ne burg, internim, perjashtim nga partia, shkarkim nga funksionet drejtuese apo pesoje te tjera penalitete te renda jo vetem per vehten por per te gjithe rrethin familiar. Pra gazetaret ne ate kohe kane qene ne vijen e pare te frontit te luftes se klasave. Ketu nuk e kam fjalen per ata qe punonin tek organe shtypi te tilla si "Fatosi", "Yllkat", 'Shendeti", "Skena dhe Ekrani, "shkenca dhe jeta" etj, por per gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi", "Zeri i Rinise ". Qe ta kuptosh me mire kete qe po shpreh po te tregoj se kryeredaktori i "Zerit te Popullit" ishte i ftuar i perhershem ne te gjitha mbledhjet e instancave me te larta partiake dhe shteterore qe nga ato te Byrose Politike, Sekretaritit dhe Plenumit te KQPPSH, te Keshillit te Ministrave, etj. Ketu ai orientohej per nga do ta drejtonte "gryken e topit". Personat qe kane kryer kete detyre kane bere pjese ne 4-5 me kryesoret e piramides shteterore. Anetaret e Byrose Politike dhe ministrat i kishin frike jo vetem drejtuesit e "Zerit" por edhe gazetaret me te thjeshte. Po jap nje shembull, M.Q, ishte minister i transporteve dhe shkoi per dite pushimi me makinen zyrtare per te takuar nje nga femijet e tij pjesmarres ne nje aksion kombetar. Ky veprim quhej ne ate kohe abuzim me detyren. E pa gazetari i ZP-se, beri shkrimin dhe diten qe u botua, ministri u shkarkua. Sigurisht qe ate e kishte lexuar sh. Taras i cili reagoi brenda dites.

-Surrati i ketij dhe Njazi

-Surrati i ketij dhe Njazi Kosovrastit jane filli i vazhdimesise se qeverisjes se PD-se :)

Ky edhe nga pamja duket si

Ky edhe nga pamja duket si psanjos, si nje njeri qe te vjen veshire edhe ta shikosh..., te ben per te vjelle. Kam degjuar qe edhe ky ka gisht ne GERDEC.

Jo ne Gerdec, por ne

Jo ne Gerdec, por ne Shperthec, gerdaaauu

Jo, mo jo, është akoma më

Jo, mo jo, është akoma më bastad. Vuri emrin e të bijës në Gërdec që të mos dukej vetë. Ky fundërrinë ka paturpësinë të keqpërdorë edhe fëmijët e vet vetëm që të bëjë ndonjë lek. Rracë e poshtër!

Add new comment