Fahri Balliu, ish-propagandisti i Enverit kryqëzon regjimin e Enverit

Postuar në 02 Korrik, 2012 07:10

Fahri Balliu, botues i të përditshmes “55”, në një intervistë për revistën “Diplomatic World”, ka dhënë shpjegime për mënyrën sesi funksionoi regjimi komunist në Shqipëri, krahasimisht me vende të tjera. Ja ç’thotë Balliu:

"Bota komuniste u bë, në tërësinë e saj, identike gjithandej, pavarësisht vendit ku ky sistem u aplikua – në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, në Korenë e Veriut, në Shqipëri. Por diktatori shqiptar Enver Hoxha kishte një të veçantë; ai instaloi një regjim terrori absolut përgjatë 46 viteve. Ai mbeti stalinist edhe kur regjimi stalinist ra në Bashkimin Sovjetik. Ai e izoloi vendin në një mënyrë të pashembullt, dhe varfëroi popullin jashtë çdo logjike, realizoi një kolektivizim total, jo vetëm në ekonomi, por edhe në shpirtin e çdo individi. Ai ngriti kultin e individit, i cili prodhonte veç tmerr. Një pjesë e madhe e popullsisë jetonte në kampe internimi, riedukimi, apo në burgjet e regjimit, të cilat bënin madje edhe varje publike. Numri i dënimeve arbitrare të aplikuara gjatë asaj kohe, edhe sot të shkakton të dridhura në trup. Ai nuk e kishte për gjë të eliminonte kunatin apo bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, mjaftonte vetëm një fije dyshimi të kishte në mendje dhe më pas të ngjalleshin ndjenjat e tij kriminale. Dhe e gjitha kjo ndodhte në kontinentin evropian. Për të qenë i sinqertë, dua të them se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Vonesa e vendit dhe mbërritja e vonshme e demokracisë në Shqipëri janë pasojë e atij regjimi kriminal.”

Të bën përshtypje në këtë paragraf pjesa ku Balliu thotë se don të jetë i sinqertë dhe vazhdon të thotë se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Që të jetë tamam i sinqertë, Balliu duhet të përmendë edhe ata që jo thjesht ishin indiferentë, por që i shërbyen me shumë zell regjimit të Enver Hoxhës. Si për shembull veten e tij, që i shërbeu regjimit si propagandist në fletushkën e Enverit “Zëri i Popullit”.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Duke u munduar te jem sa me etik per hir te standartit te kerkuar nga Respublica, po mjaftohem me kaq: Ky eshte nje kerme qe ecen, une ze hundet sa e here e shoh ne rruge, dhe e bej ne menyre demonstrative qe edhe ai ta kuptoje sa ndotes eshte per ambjentin. Ptfu, ç'qelbesire njeri!

Submitted by Adi (not verified) on

Si ka mundesi qe Enveri nuk dyshoj asnjehere te ky "desidenti"  Balliu, apo ky eshte desident i mbas 90-s kur gjith ballinjte morren kthesen "Rroft Mbreti, Poshte Mbreti".  Po ti kerkosh ktij fahriut ndonje shkrim te gazeta ZP  e kohes (nqs nuk i ka zhduk) do kuptohen me mire kto teorite per regjimin e Hoxhes.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

bahri falliu?!!!!! Eshte i papare! Me ka share nje here tek 69, me ndjeni 55. Ia di shume per nder

Submitted by Anonim (not verified) on

Fahri Balliu,cun komunisti me nje vella oficer sigurimi,ishte i preferuari i Hekuran Isait,kishte dhe leje per te hyre neper burgje e biruca per intervista Eshte shembylltyra e nevrise njerzore.Kot nuk thone me te zinj se komunistet jane komunistet ektheyr ne antikomuniste.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

(Fahri Balliut) Ptu, mor palaco ! Me duket kaq idiot saqe kam peshtypjen se nuk meriton as t'i kundervihesh me argumenta logjike por vec ta shash!

Per te vlen tamam shprehja : ashtu i do mushka drute /ose qenit tregoi shkopin !

Submitted by Din Kruja (not verified) on

z.Zaloshnja sigurisht qe i vleresoj analizat tuaja te cilat shquhen jo vetem per nivel profesional por edhe per guxim qytetar.  Desh te saktesoj dicka per ate qe thoni se botuesi i   55-ses ka qene propagandist i regjimit komunist. E keni gabim, propagandiste ishin shkrimtaret,artistet, kineastet etj te fushes se artit dhe kultures. Ketu e nenvleftesoni shume personin ne fjale, pasi te tille ishin ata qe u lexonin gazeten punetoreve ne mbledhjet e  organizates te bashkimeve profesionale. Per moshen qe kam me ka takuar te njoh pavaresisht nga larg si funksiononte  ky regjim.  Desha te spjegoj se dy gazetat kryesore "Zeri i Popullit" dhe "Bashkimi" ishin nga instrumentat kryesore te diktatures komuniste per te vigjeluar dhe eliminuar qysh ne embrion cdo tentative opozitare. Nuk eshte ekzagjerim qe te thuash qe media gjate viteve 50-90 ne kete aspekt  ishte edhe mbi Sigurimin e Shtetit. Duke qene objekt i nje shkrimi kritik  ne keto dy gazeta  perfundoje ne burg, internim, perjashtim nga partia, shkarkim  nga funksionet drejtuese apo pesoje te tjera penalitete te renda jo vetem per vehten por per te gjithe rrethin familiar. Pra gazetaret ne ate kohe kane qene ne vijen e pare te frontit te luftes se klasave.  Ketu nuk e kam fjalen per ata qe punonin tek organe shtypi te tilla si "Fatosi", "Yllkat", 'Shendeti", "Skena dhe Ekrani, "shkenca dhe jeta" etj, por per gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi", "Zeri i Rinise ". Qe ta kuptosh me mire kete qe po shpreh po te tregoj se kryeredaktori i "Zerit te Popullit" ishte i ftuar i perhershem ne te gjitha mbledhjet e instancave me te larta partiake dhe shteterore qe nga ato te Byrose Politike, Sekretaritit  dhe Plenumit te KQPPSH, te Keshillit te Ministrave, etj.  Ketu ai  orientohej per nga do ta drejtonte "gryken e topit".  Personat qe kane kryer kete detyre kane bere pjese ne 4-5 me kryesoret e piramides shteterore. Anetaret e Byrose Politike dhe ministrat i kishin frike jo vetem drejtuesit e "Zerit" por edhe gazetaret me te thjeshte.  Po jap nje shembull, M.Q, ishte minister i transporteve dhe shkoi per dite pushimi me makinen zyrtare per te takuar nje nga femijet e tij pjesmarres ne nje aksion kombetar.  Ky veprim quhej ne ate kohe abuzim me detyren. E pa gazetari i ZP-se, beri shkrimin dhe diten qe u botua, ministri u shkarkua. Sigurisht qe ate e kishte lexuar sh. Taras i cili reagoi brenda dites.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

-Surrati i ketij dhe Njazi Kosovrastit jane filli i vazhdimesise se qeverisjes se PD-se :)

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ky edhe nga pamja duket si psanjos, si nje njeri qe te vjen veshire edhe ta shikosh..., te ben per te vjelle. Kam degjuar qe edhe ky ka gisht ne GERDEC.

Submitted by Bard (not verified) on

Jo ne Gerdec, por ne Shperthec, gerdaaauu

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Jo, mo jo, është akoma më bastad. Vuri emrin e të bijës në Gërdec që të mos dukej vetë. Ky fundërrinë ka paturpësinë të keqpërdorë edhe fëmijët e vet vetëm që të bëjë ndonjë lek. Rracë e poshtër!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.